Me zilen në qafë, fytyrën mbuluar, dëgjon nga larg si siguron njerëzit E digjet t’i puthë, ai zjarr e mban, se kjo është dashuria jo puthja që pranoi Mesia
Qeveria shqiptare vazhdon me kokëfortësi të jetë qeveria që e mbështet më së pakti arsimin në rajon dhe kontinent: 2.9% të GDP-së, përkundër mesatares së BE-së prej 4.7%. Sipas parashikimeve buxhetore të Ministrisë së Financave, shpenzimet për arsimin pritet të ulen në raport me GDP-në në vitet në vazhdim në 2.1% të saj. Prioritetet janë tjetërkund edhe në ato pak shpenzime që do të kryhen. E njëjta gjë parashikohet edhe për shëndetësinë. Ekonomia rritet, por pritet të ulet masa e shpërndarjes së fitimit në këto sektorë.
Organizatat e mbrojtjes së të drejtave të personave me aftësi të kufizuara pas hulumtimeve në terren, ngrenë shqetësimin për mos realizim të detyrimit ligjor për infrastrukturë të mundshme për t’u përdorur nga të gjithë në qytetin e Kamzës. Fondacioni “Së bashku” përmes një raporti të hartuar së fundmi merr në shqyrtim infrastrukturën kryesore të qytetit dhe analizon mbi gjetjet në terren që flasin për një kufizim evident madhor në lëvizshmërinë e p.a.k….
Ky është stacioni i Universitetit Bujqësor që shënjon dhe hyrjen faktike në territorin e bashkisë Kamëz. Mund ta konsiderojmë si hapësirën publike ndoshta më të gjelbëruar në urbanen e Kamzës, kjo prej harlisjes së bimësisë që vjen nga banesa ngjitur. E sjell këtë imazh në nisje të kësaj analize duke marrë shkas nga politikat e gjelbërta të bashkisë në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile që operojnë në qytet e që duket sikur mbyllin sytë dhe imagjinojnë një të ardhme plot “jeshillëk” kur të tashmes i tejkalojnë anës…
Të hënën u mbajt mbledhja e Këshillit Bashkiak Kamëz për muajin prill. Takimi u hap me falenderimet e Iris Luarasit ndaj Këshillit dhe Bashkisë Kamëz për miratimin e Planit Social 2024-2026. Ka një tendencë në rritje të bashkisë së Kamzës për të ftuar figura që ia lejojmë vetes t’i quajmë intelektualë me popullaritet, me të cilët të mund të shpërlajë imazhin e saj kur flitet për menaxhim qyteti dhe politika kulturore. Si shumë të tjerë, edhe intelektualja në fjalë, sapo hap gojën për t’u shprehur për Kamzën…
Antonela Pepkolaj| 19.07.2022 | nyje.al*Ky është një portretizim bazuar në histori të vërtetë, rrëfyer nga një banore e Kamzës. Mera u fejua kur ishte 11 vjeçe. D.m.th e fejuan. Ishte e gjatë, e bardhë, e brishtë, e heshtur, syshkruar dhe kureshtare. Tash është vetëm e gjatë. I shoqi, asokohe, ishte 30 vjeç, i rritur vetëm me të atin, dy vëllezër dhe një motër. E ëma i vdiq në spital. Nuk dihet nëse vdiq nga fruthi apo nga orteku i bores …
Antonela Pepkolaj | 19.06.2022 | nyje.al Klodi është nga ata tropojanë që është krenar që është nga Tropoja, i cili flet për vendlindjen e tij sikur po flet për ndonjë veçori të karakterit të vet. Një takim i parë me Klodin është një eksperiencë mjaft e gjallë. Klodi është tipi ekstrovert dhe i zhdërvjellët, humori i të cilët, shpesh me nuanca ‘kuq e zi’ nuk anashkalohet të paktën pa nënqeshje. Ai është një banor i Kamzës, në zonën e Bathores, …
Antonela Pepkolaj | Portretizim letrar | 15.06.2022 | Prej kupës së qiellit kumbon një zheg i paparë, që duket sikur e avullon diellin brenda horizontit të dy syve. Ajri drithëron krejt peizazhin dhe i bën të duken varrezat përbri kodrinës ku po qëndroj, si një tufë me njerëz që vuajnë nga ankthi. Ngjyrat shkëlqejnë aq shumë, kombinohen dhunshëm, si tekstura e një stofi të lirë. Ullinjtë shpërndajnë fresk dhe hije. Bari reflekton aromë dheu të ftohtë dhe, tutje në të …
Antonela Pepkolaj| 08.06.2022 | nyje.al Nën Shqipërinë komuniste, një mësuese e gjuhës angleze, kërkon Zotin që s’e ka njohur kurrë dhe i lutet në ditaret të cilat i ruan të kyçura me çelës. Një vit para rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, Besa Shapllo, mësuesja, vendoset në kontakt me një çift amerikan, të cilët e njohin me fjalën e Zotit dhe i dhurojnë Biblën, gjë të cilën ajo e interpreton si përgjigjia e Zotit ndaj lutjeve të saj. Duke ndjerë …
Antonela Pepkolaj | 26.05.2022 | nyje.al Në hyrje të rrugës Roma, ndodhet qendra Dandelion; qendër edukuese dhe argëtuese për fëmijë. Klodiana Prençi, një e re nga Kamza, vendosi të themelonte këtë qendër duke qenë se e pa të nevojshme për një qytet si Kamza meqë shërbime të tilla i mungojnë nevojave të qytetarëve. Themelimi në fillim nisi si projekt, një thirrje për sipërmarrje për vajza dhe gra në Kamëz, në të cilën Klodiana aplikoi dhe fitoi, mandej, kjo nismë mori trajtat …
Ronald Qema | 10.05.2022 | nyje.al Që prej vitit 2012, për arsye nga më të ndryshmet, stinën e verës e kam kaluar duke punuar, sadopak, kudo ku mundesha. Por, dy verat që kurrë s’do më shqiten nga mendja janë ato të viteve 2016 dhe 2017. Punoja në fasoneri. Mbaj mend që tashmë i kisha mbushur 17 vjeç dhe ishte disi më e pranueshme që të punoja në fabrikë, ndonëse ka pasur raste boll që kanë punësuar edhe më të rinj. …
Pavjo Gjini | 03.07.2026 | nyje.al Masat dhe lëvizjet shoqërore mendojnë dhe artikulohen tepër mirë, madje aq shumë e mirë sa për herë të parë pas 13 vitesh, ligjërimin politik brenda dhe jashtë vendit për Shqipërinë nuk e sundon Edi Rama. Fakti që shohim tepër shumë artikulime, organizime dhe angazhime është shenjë e një demokratizimi që nuk mund të monopolizohet e kapet nga një subjekt i vetëm. Kjo është arsye për t’u gëzuar. Ajo pjesë e jona që shqetësohet …
Nebi Bardhoshi | 20.06.2026 | nyje.al Shqipëria e Re është një aspiratë shoqërore, e cila po shprehet dhe konstituohet çdo ditë në Revolucionin e Flamingove. Duhet gjithashtu kujtuar se Shqipëria e Re ka qenë një aspiratë e kahershme. Një aspiratë që ka moshën e krijimit të shtetit shqiptar. Po ashtu duhet kujtuar se kjo aspiratë u rrëmbye dhe u instrumentalizua nga elitat politike, e sidomos nga regjimi komunist. Pas vitit 1990, gjëja e parë që ndodhi ishte rikthimi i …
Arabia ka Nurin, Greqia Olimpin, kurse Japonia Fuxhin. Shqipëria të thonë direkt se ka Tomorin, megjithëse Mali i Robit, edhe pse i përfolur si thjesht kodër, është mali më mistik në gjuhën shqipe, prej emrit. Mali i Robit. E ndoshta dhe i kam hipur gabimisht, pa e ditur se është mal, kësaj kodre, një pasdite të përjetshme vere në fillim të viteve 1990, me diellin që rrjedh butë faqeve të kodrës, mjaltë, nëpër rigon e manaferra të shpluhurosura, deri poshtë mes pishash shtatshkurtra, sa mbërrin plazhin, dielli këmbëzbathur.
Nëse mbajmë qëndrimin se point de capiton është një “pikë nyje”, një lloj nyjëtimi kuptimesh, kjo nuk nënkupton se ajo është thjesht fjala më “e pasur”, fjala ku është kondensuar e gjithë pasuria e kuptimit të fushës që ajo “kopsit”: point de capiton është më tepër ajo fjalë e cila, si një fjalë, në nivelin e shenjuesit vetë, unifikon një fushë të dhënë, themelon identitetin e saj: është, si të thuash, fjala të cilës vetë “gjërat” i referohen për të njohur veten e tyre në unitetin e tyre. Le të marrim rastin e reklamës së famshme për Marlboron: fotografia e kaubojsit të bronztë, lëndinat e gjera të kullotave dhe kështu me radhë – të gjitha këto “konotojnë”, sigurisht, i japin një ngjyrim, imazh të caktuar Amerikës (toka e njerëzve të fortë dhe të ndershëm, e horizonteve të pafundme…); por efekti i “kopsitjes” ndodh vetëm kur zë vend një përmbysje e caktuar; gjë që nuk ndodh derisa “amerikanët realë” nisin të identifikohen (në vetëpërjetimin e tyre ideologjik) me imazhin e krijuar nga reklama e Marlboros – kur Amerika vetë të përjetohet si “vendi Marlboro”.
The Sublime Object of Ideology është një vepër thelbësore e Sllavoj Zhizhek-ut, e botuar për herë të parë në vitin 1989, që shënoi hyrjen e tij në botën akademike anglishtfolëse dhe vendosjen e tij si një nga mendimtarët më të rëndësishëm të teorisë bashkëkohore. Duke ndërthurur analizën marksiste me psikoanalizën lakaniane, Zhizhek eksploron mënyrat se si ideologjia funksionon jo vetëm përmes shtypjes, por edhe përmes kënaqësisë dhe dëshirës së pavetëdijshme. Vepra thekson konceptin e ideologjisë si një strukturë që jo vetëm deformon realitetin, por shërben si mjeti përmes të cilit individët e përballojnë vakuumin ekzistencial të së vërtetës sublime. Ky tekst është një kontribut madhor në fushën e teorisë kritike, duke hapur horizonte të reja për analizën kulturore dhe politike, si dhe duke pozicionuar Zhizhek-un si një ndërmjetës të rëndësishëm midis traditave intelektuale kontinentale dhe anglosaksone.
Pranvera është stina jubilare e Jusuf Vrionit ; 110 vite qëkurse lindi, 25 që nuk është më. Orë bilancesh, me hir a me pahir ! Ky përkujtim është apokrif. Âmes sensibles s’abstenir ! Në ndërgjegjen kolektive Jusuf Vrioni njihet si agjenti më luksoz i eksportit kulturor shqiptar nën diktaturë, përkthyesi i talentuar i veprës së Enver Hoxhës dhe Ismail Kadaresë. Në Francë ! Attention, lumière (aveuglante) ! Deri këtu, bilanci është i qartë, ndërgjegjja e kthjellët. Prej këtu e poshtë, çështja/dosja Jusuf Vrioni vjen e ndërlikohet. Achtung, achtung ! Ndërlikimi ndodh në nënndërgjegje. Nothing is as obvious as the invisible! Bëhet fjalë për nënndërgjegjen e një tabori të caktuar të elitave të fabrikës diktatoriale. Është në gjirin e këtij kolektivi ku ndodh mrekullia që e kthen Jusuf Vrionin në imazh. Η εικόνα του Ιωσήφ ! Jusuf Vrioni, imazhi pa zë i aristokratit ideal. Ikona e aristokratit. Mjaft imazhi ! Non fraintendere, non si tratta di una casualità ! Sepse fabrikimi i ikonës mjeshtri, fabrikuesit e ikonës mjeshtra…
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















