Fëmijët e Revolucionit
I lanë lojërat, librat, rrëmbyen maskat Për të fshehur fytyrën (jo frikën) U dolën përballë terminatorëve të regjimit Kokë-e-këmbë armatosur Për të mbytur me re gazi lotsjellës ëndrrat e tyre të bardha Që janë si ëndrrat e prindërve të tyre, lënë përgjysmë Për një Atdhe më të mirë, që nuk i dëbon. Asgjë ska ndryshuar. Në horizontin e vjedhur duket veç tym, dhe gaz lotsjellës.

