Shtëpia që fotografon Orestia
Orestia Kapidani është fotografe. Krijimtaria e saj rrok kryesisht dy troje gjeografike: Halle dhe Tiranë. Në vitin 2019, bëhet pjesë e ekspozitës “Shtatë fotografë shqiptarë. Një rezidencë” në Muzeun Kombëtar të fotografisë „Marubi“ në bashkëpunim me ArtHouse në Shkodër. Në këtë ekspozitë, ajo shpërfaq për publikun jetën e një lagjeje periferike ku jetojnë pakicat rome dhe egjiptiane, brenda qytetit të Shkodrës pas një gardhi i cili i ndan ata nga qytetarët e tjerë. Lentja nomade e Orestias ia del ta kapërcejë gardhin tashmë sedentar të dallimeve të ashpra shoqërore në qytetin e saj të vendlindjes.