Për lëvizjen studentore të dhjetorit 2018, parullat “S’ka negociata”, “Jo dialogut”, “Nuk kemi përfaqësi”, janë parulla të cilat kanë kryer një mohim ndaj përfytyrimit sipas të cilit, përnjëherë pas lindjes së një lëvizje, duhet të bashkëpunosh me pushtetin për të mbërritur ato pak gjëra praktike që mund të realizosh: pra, mohim i korruptimit. Kjo është dëshmi e mësimit nga dështimet e përsëritura të lëvizjeve të ndryshme protestuese gjatë këtyre viteve në vend – që nga Lulzim Basha me marrëveshjen me Ramën para zgjedhjeve e deri te raste si ai i komunitetit të artistëve në lidhje me Teatrin Kombëtar. Në këtë pikë zanafillore, “Nuk ka negociata” përputhet me çastin anti-politik të vetë parullës tjetër të protestës – “Jo politikës”.

Sot bëhen 100 ditë që kur nisi protesta, ose më mirë të thuhet lëvizja, mbarëkombëtare për rrëzimin e qeverisë Rama dhe ndërtimin e një Shqipërie të re dhe demokratike: një Shqipëri ku pasuritë e përbashkëta natyrore mbrohen, ashtu siç mbrohen edhe qytetarët nga dhuna e grabitjeve dhe shpronësimeve oligarkike. Goditja dhe tërheqja zvarrë e një protestuesi me datë 30 maj nga punonjësit e maskuar të një kompanie sigurie (sipas të gjitha indicieve e lidhur me Kastrati Group) në Zvërnec indinjuan mbarë shoqërinë dhe e shndërruan një protestë në jugperëndimin e Shqipërisë në atë që tani po quhet Revolucioni Flamingo.

Po sikur ta marrim seriozisht atë që thotë kryeministri? Dy ditë më parë, në media u shfaqën disa kronika. Flitej për një përplasje mes dy biznesmenëve në Vlorë për një truall ndërtimi, që ende qenka ullishte. Konflikti ka dy palë dhe konflikti në themel duket pronësor. Mediat aluduan për lloj-lloj shkaqesh që sollën konfliktin dhe, lidhjet mes biznesit, botës së krimit dhe politikës. Por deri këtu, nuk ka gjë të re. Risitë dolën nga një dalje publike e kryeministrit.

Genc Shehu |08.07.2026| nyje.al    Si mund t’i shërbejmë lëvizjes? Një pyetje mbetet ende e hapur: si mund t’i shërbejmë lëvizjes nëse kërkesa e parë realizohet dhe qeveria jep dorëheqjen? Çfarë ndodh më pas? Përgjigjja e parë është e thjeshtë: protesta nuk mbaron. Përkundrazi, ajo hyn në fazën e saj më të rëndësishme. Sepse largimi i qeverisë nuk është përmbushja

Entenela Ndrevataj |06.07.2026 | nyje.al    Këto ditë janë të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Sheshi është i mbushur plot e fytyrat janë të ndritura, si një refleksion i shpresës që mendonim se kishte humbur. Teksa marshojmë natën, në dritare na përshëndesin të moshuar e të rinj, dikush me fëmijë në dorë e dikush me flamur. Na drejtohen ngrohtë teksa valëvisin dorën

Pavjo Gjini | 03.07.2026 | nyje.al    Masat dhe lëvizjet shoqërore mendojnë dhe artikulohen tepër mirë, madje aq shumë e mirë sa për herë të parë pas 13 vitesh, ligjërimin politik brenda dhe jashtë vendit për Shqipërinë nuk e sundon Edi Rama. Fakti që shohim tepër shumë artikulime, organizime dhe angazhime është shenjë e një demokratizimi që nuk mund të