Genc Shehu |08.07.2026| nyje.al Si mund t’i shërbejmë lëvizjes? Një pyetje mbetet ende e hapur: si mund t’i shërbejmë lëvizjes nëse kërkesa e parë realizohet dhe qeveria jep dorëheqjen? Çfarë ndodh më pas? Përgjigjja e parë është e thjeshtë: protesta nuk mbaron. Përkundrazi, ajo hyn në fazën e saj më të rëndësishme. Sepse largimi i qeverisë nuk është përmbushja e pesë kërkesave; është vetëm kushti që ato të mund të realizohen. Institucioni kryesor që do ta mbikëqyrë këtë proces …
Entenela Ndrevataj |06.07.2026 | nyje.al Këto ditë janë të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Sheshi është i mbushur plot e fytyrat janë të ndritura, si një refleksion i shpresës që mendonim se kishte humbur. Teksa marshojmë natën, në dritare na përshëndesin të moshuar e të rinj, dikush me fëmijë në dorë e dikush me flamur. Na drejtohen ngrohtë teksa valëvisin dorën nga ballkonet e tyre e ne na duket sikur ecjaket e natës na japin krahë. Dikush merr në telefon një …
Nyje.al | 22.12.2022 | Bashkia Kamez, foto nga Ronald Qema teksa pret për t’u futur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, 21 Dhjetor, 2022 Hysen Koldashi, kryetari i Këshillit Bashkiak të Kamzës hapi dje mbledhjen e këshilltarëve me togfjalëshin “të nderuara media prezente, qytetarë…”, duke lajmëruar kështu çeljen e seancës për miratimin e projekt-buxhetit të vitit 2023. Kryetari Rakip Suli, iu drejtua të rinjve të Këshillit Rinor, duke theksuar rëndësinë e pranisë së tyre. Nuk dihet me saktësi se cilat media …
Ronald Qema| 29.11.2022 | nyje.al Tre ditë pas shembjes së shtëpisë së tij, Destanin e gjejmë duke shkulur një mandarinë në oborr për ta mbjellë gjetkë në një pjesë të tokës që nuk preket nga ndërtimi i Unazës së Madhe. Ai ka punuar 25 vite në Greqi, nga juglindja e vendit ka ardhur të jetojë afër kryeqytetit dhe në vitin 2008 ka ndërtuar shtëpinë matanë lumit të Tiranës. Që prej atij viti shtëpinë e ka pasur në proces legalizimi. …
nyje.al | 17.10.2022 Kanë kaluar tre vite që prej fatkeqësisë natyrore të tërmetit, që ngjau më 26 nëntor 2019, dhe ndryshe nga çfarë propagandohet ditë për ditë nga rrjetet sociale të pushtetit, shumë banorë janë ende të parehatuar dhe të shqetësuar për kushtet e jetesës në banesat e reja. Disa prej banorëve të Valiasit, zonës së shpallur për rindërtim dhe zhvillim të detyruar me vendim nr. 22/2020, kanë kontaktuar redaksinë tonë dhe na kanë ftuar për të parë më nga …
Koka e një njeriu mund të ketë mesatarisht njëqind mijë flokë, e megjithatë secili njeri që ekziston mbi tokë ka një numër të ndryshëm flokësh nga të tjerët. Të njohësh numrin ekzakt të flokëve të dikujt do të thotë, fillimisht, t’a dallosh atë deri në imtësi si të ndryshëm nga tjetri, të përveçëm, të pazëvendësueshëm. Asnjë i njejtë me tjetrin. Sa kohë i duhet dikujt që të njohë numrin ekzakt të flokëve të dikujt tjetër? Sa përkujdesje? Një kohë e matshme në orë, minuta, a ditë? Po kur ngatërrohen fijet?…
Kriza e të vërtetave të amshueshme ideologjike e shkaktuar nga përfundimi i Luftës së Ftohtë u pasua me teza e qasje të llojllojshme. Ndër to pati dhe një shpërthim të teorive konspirative që në praktikë marrin funksion terapeutik dhe me dimension populist. Këto teori shpeshherë zunë vendin e lënë bosh të kuptimësisë, sidomos rreth pyetjes se përse ka aq shumë paaftësi politike për të ndërtuar një shoqëri të drejtë…
Në fund të shkrimit pararendës kam lëshuar një fjali, e cila tingëllon disi kërcënuese, teksa thuhet se, nëse nuk do të jepnim rëndësinë që ka loja e vendloja në kulturë, do të kishim një shoqëri e cila sheh jetën si lojë ose si luftë. Mëtimi im është se, për të dalë prej kurthit të jetës si lojë apo si luftë, sfera e lojës dhe e luftës duhet qartësuar, si të thuash duhen ndarë. S’ka mëdyshje se do të ketë lojë luftash apo lojë si strategji lufte, por këto praktika janë të qarta se cilës sferë i përkasin. Po ashtu, nuk ka mëdyshje se nganjëherë njerëzit i paqartësojnë qëllimisht këto dy fusha…
Në vitin 43 para Krishtit, Ciceroni (të paktën atij i atribuohet) shprehet se: “Janë kohëra të këqija. Fëmijët s’po u binden më prindërve dhe çdokush po shkruan një libër”. Ngjan sikur në fundamentalitetin e vet pakogjë ka ndryshuar në raport me typomaninë: që konsiston në fiksimin jo vetëm për të shkruar, por edhe për t’i publikuar këto shkrime nën emrin tënd. Përballë kësaj nevoje gati primordiale, në vendin tonë ku zor se gjendet njeri që nuk është shkrimtar, meqë heshtja është për t’u përshëndetur, le ta përshëndesim dhe të shënojmë dështimin e heshtjes si kritikë…
Shqetësimi im është ky: një ndjesi në rritje se në teorizimin e seksit jemi të angazhuar në një lloj “euthanazie të arsyes së kulluar”. E huazoj këtë frazë nga Kanti, i cili përdor për të emërtuar një nga dy përgjigjet e mundshme ndaj antinomive të arsyes, pra, ndaj konflikteve të brendshme të arsyes me vetveten. Arsyeja, tha ai, bie pashmangshëm në kontradiktë sa herë që kërkon të aplikohet në ide kozmologjike, në gjëra që kurrë nuk mund të bëhen objekte të përvojës sonë…
Të thuash se subjekti është në të njëjtin nivel me ligjin nuk është e barasvlershme me pretendimin se ajo është ligji, pasi çdo shkrirje e subjektit me ligjin vetëm e redukton atë, e nënshtron atë absolutisht ndaj ligjit. Në të njëjtin nivel me dhe prapë jo ligji, subjekti mund të konceptohet vetëm si dështim i ligjit, i gjuhës. Në gjuhë dhe prapë më shumë se gjuhë, subjekti është një shkak të cilin asnjë shenjues nuk mund ta shpjegojë. Jo sepse ajo e tejkalon shenjuesin, por sepse ajo banon në të si kufi…
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















