Herzog u prit dje në një takim nga kryeministri Edi Rama, i cili e shquajti presidentin izraelit si “një njeri mjaft i mençur, i shquar, një njeri me përvojë.” Rama u shpreh edhe se e njeh herët Herzog, që kur ai nisi të angazhohet politikisht në Izrael. Anipse e shkuara dhe e tashmja e Herzog njihet, edhe prej kryeministrit të Shqipërisë për aq sa vetë ai thotë, shteti ynë nuk nguroi ta ftonte kreun e Izraelit…
Një javë më parë gazetari dhe kritiku i artit, Vincent van Gerven Oei, është përballur me një seri sulmesh dhe kërcënimesh përmes mesazheve elektronike dhe po ashtu ka qenë pre e një sulmi fizik nga artisti Driant Zeneli. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e një pjesë të opinionit publik pasi ambasadori holandez, rrjeti Safejournalist, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë AGSH, dhe disa organizata kulturore, dolën në mbështetje të kritikut të artit duke dënuar dhunën dhe kërcënimet ndaj tij si të papranueshme dhe si cenim i lirisë së fjalës dhe të medias…
Komuniteti i hebrenjëve në Shqipëri është i vogël por e ka një kre religjioni. Kryerabini Yoel Kaplan i emëruar në 2010, me kontestimin e një pjesë të komunitetit, është vendosur në qendrën e mediave dhe rrjeteve sociale ditët e fundit pas publikimit të një video të tij në Gaza. Pas sulmit të Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, Yoel Kaplan i është bashkuar Forcave të Mbrojtjes Izraelite dhe është pjesë e ofensivës gjenocidale mbi popullin e Gazas. Në videon e qarkullur në rrjetet sociale, Kaplan shihet mbi një tank në Gaza-n e shkatërruar duke shënjuar nisjen e muajit Elul, muajit të reflektimit dhe faljes për hebrenjtë, përmes jehonës së lëshuar prej një brirë dashi…
Ky është stacioni i Universitetit Bujqësor që shënjon dhe hyrjen faktike në territorin e bashkisë Kamëz. Mund ta konsiderojmë si hapësirën publike ndoshta më të gjelbëruar në urbanen e Kamzës, kjo prej harlisjes së bimësisë që vjen nga banesa ngjitur. E sjell këtë imazh në nisje të kësaj analize duke marrë shkas nga politikat e gjelbërta të bashkisë në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile që operojnë në qytet e që duket sikur mbyllin sytë dhe imagjinojnë një të ardhme plot “jeshillëk” kur të tashmes i tejkalojnë anës…
Nëse do të luanim sipas rregullave të historicizmit, do të duhej të argumentonim se, si gruaja, as burri nuk ekziston, që asnjë kategori e përgjithshme e burrit nuk zë vend në shumëllojshmërinë e pozicioneve subjektive mashkullore që çdo epokë ndërton. Kështu, një argument nominalist, si njëfarë tretësi teorik, aktualisht ia del të tresë kategoritë e burrit dhe gruas njësoj. Megjithatë, sipas Lacanit nuk mund të argumentojmë simetrikisht se burri nuk ekziston. Ne kemi, nëse duhet besuar ana e majtë e tabelës së seksuimit, asnjë problem në gjetjen e tij, në shpalljen e ekzistencës së tij…
Në një investigim të fundëm të Data Desk dhe Oil Change International, Shqipëria listohet si një prej vendeve europiane që kontribuon në gjenocidin e shtetit të Izraelit mbi palestinezët e Gazas. Kështu, duke furnizuar forcat ushtarake me naftë, 70 mijë tonë sipas të dhënave të nxjerra, vendi ynë bëhet bashkëpunëtor në krimet mbi popullin palestinez…
Nga rrugëtimi i Asdrenit si autor, vërejmë një linjë e cila ndryshon dhe pëson luhatje në raport të drejtë me çështjen kombëtare. Kështu, me dy botimet e tij të para, përkatësisht më 1904 dhe në 1912, poezia e tij është me motive atdhetare dhe kushtruese, ende nën ndikimin e modelit romantik të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Më 1930, publikohet vëllimi Psallme Murgu, në të cilin na paraqitet një Asdren ndryshe nga dy vëllimet e para, me nota të pesimizmit dhe të ironisë, si pasojë e qëndrimit të tij ndaj regjimit të Zogut…
Këto ditë gushti kanë qënë ngulfatëse për shoqërinë shqiptare me vrasje e vetëvrasje që kanë tronditur këdo para ekraneve. Dhuna e ushtruar deri në vdekje ndaj Eglantin Progës nga “gangsteri” Denis Meçe në Pogradec dhe tentativa e institucioneve për ta shuar tragjedinë e ngjarjes ka ngjizur ndër qytetarë të angazhuar nevojën për reagim…
Aksi SH1 që nis në Kthesën e Kamzës dhe mbaron në Thumanë si rrugë interurbane lidhte kryeqytetin dhe gjithë jugun me veriun e Shqipërisë. Për Kamzën, Fushë-Krujën, Krujën dhe Thumanën, fundi i kësaj rruge tashme me mbiemrin “e vjetër”, që ka marrë pas zgjatimit të autostradës A1, është kthyer në një rrugë qorre…
Banorët e kryeqytetit ndezën qirinj dhe vendosën lule poshtë fotove të Egli Progës, në shkallët e Muzeut Kombëtar mbrëmjen e djeshme. Ata iu bashkuan homazheve të kryera në disa qytete të vendit për 42 vjeçarin e vrarë në Pogradec. “Drejtësi për Eglin” shkruante në anë të një prej fotograve të Eglit që një prej zonjave mbante në dorë…
Në vitin 43 para Krishtit, Ciceroni (të paktën atij i atribuohet) shprehet se: “Janë kohëra të këqija. Fëmijët s’po u binden më prindërve dhe çdokush po shkruan një libër”. Ngjan sikur në fundamentalitetin e vet pakogjë ka ndryshuar në raport me typomaninë: që konsiston në fiksimin jo vetëm për të shkruar, por edhe për t’i publikuar këto shkrime nën emrin tënd. Përballë kësaj nevoje gati primordiale, në vendin tonë ku zor se gjendet njeri që nuk është shkrimtar, meqë heshtja është për t’u përshëndetur, le ta përshëndesim dhe të shënojmë dështimin e heshtjes si kritikë…
Të thuash se subjekti është në të njëjtin nivel me ligjin nuk është e barasvlershme me pretendimin se ajo është ligji, pasi çdo shkrirje e subjektit me ligjin vetëm e redukton atë, e nënshtron atë absolutisht ndaj ligjit. Në të njëjtin nivel me dhe prapë jo ligji, subjekti mund të konceptohet vetëm si dështim i ligjit, i gjuhës. Në gjuhë dhe prapë më shumë se gjuhë, subjekti është një shkak të cilin asnjë shenjues nuk mund ta shpjegojë. Jo sepse ajo e tejkalon shenjuesin, por sepse ajo banon në të si kufi…
Ne nuk do ta fillojmë leximin tonë, siç është bërë zakon, nga e majta, por përkundrazi nga e djathta, ose ana femërore e formulave. Në kundërshtim me paragjykimin mjaft të zakonshëm se psikoanaliza e ndërton gruan si të dorës së dytë, si veç modifikim të burrit, i termit primar, këto formula sugjerojnë se ekziston njëfarë përparësie e anës së djathtë. Ky lexim i formulave është në përputhje me privilegjin që u jepet antinomive matematikore nga Kanti, i cili jo vetëm që merret me to i pari, por gjithashtu i jep sintezës matematikore një lloj sigurie më të menjëhershme se homologut të saj dinamik…
Kur kooperativisti simpatik, Demir Sulonjaku, dhe dy shokë të tij zbulojnë në fshatin “Tri Tavernat” një varrezë osmane – e pasur me stoli e plaçka ushtarësh të rënë në betejë – kryetari i kooperativës, Myrteza Faruku, sheh mundësinë e përkryer për të shëlbuar kooperativën e tij jofitimprurëse, të varur deri atëherë nga ndihma e kooperativave të tjera për plotësimin e nevojave të brendshme. Zbulimi fatlum i kësaj pasurie të varrosur pritet me entuziazëm nga organet administrative lokale, madje disa autoritete planifikojnë shpëtimin e atdheut socialist me stolitë e gjetura. Por ca shokë nga Instituti i Arkeologjisë nuk ndajnë të njëjtin mendim…
Tashmë “tranzicioni” ka marrë fund, ose do të na shoqërojë gjithë jetën në forma të ndryshme. Na duhet një shteg a disa shtigje kuptimësore të rendit politik që po formësohet, ose formësuar tashmë. Kjo ese shtron disa reflektime për ‘shtetin teatër’ dhe marrëdhënien e tij me oligarkinë…
Sara udhëton nga Londra në Prishtinë, me një fluturim të humbur ndërmjet. Gjithë ngarendja e saj vjen për hir të përjetimit të një sprove të re e cila do ta ndihmonte të shtynte më tej kufijtë e një gjuhe konvencionale. Ajo kërkon një tjetër mënyrë të shprehuri, ndryshe nga anglishtja e përditshme, me të cilën flet, por që i duket sikur nuk përçon asgjë personale, emocionale, të sajën…
Antipodet jetë-vdekje apo dashuri-vdekje janë lajtmotive universale të secilës fushë arti, të cilësdo epoke qysh nga fillet e ekzistencës njerëzore e gjer në bashkëkohësi. Madje, motivi i vdekjes dhe kërkesa e dëshpëruar e individit për përjetësi ka lindur në letërsi qysh në Mesopotaminë antike, në gjurmët e para letrare, tek Epi i Gilgameshit, ndër veprat e para letrare që bota njeh. Autorë të shumtë e shfrytëzojnë këtë lëndë duke e bërë pjesë të laboratorit krijues ku dhimbjen nga vdekja e dashurisë e sublimojnë në një vepër arti….
Pasditja e 18 korrikut shënoi protestën për të drejtën e votës së shqiptarëve nga diaspora. Pas nismave të vazhdueshme që prej vitit 2020 të grupimit “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” të përbërë dhe mbështetur kryesisht nga emigrantët shqiptarë të nga vende të ndryshme të diasporës, me 9 dhjetor 2022 Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e saj ku thuhej se konstatonte cënim të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve dhe detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi…
Aktivistët e Zall-Gjoçaj ashtu si çdo seancë tjetër qenë të pranishëm edhe sot në sallën e Gjykatës Administrative të Apelit. Pas një udhëtimi qindra kilometrik, Abdi Toçi dhe Adem Xhokola mezi pritën nisjen e zhvillimit të debateve mes palëve dhe qëndrimet e trupës gjykuese. Të paditur nga organizatat mjedisore për shkelje në ndryshimin e kufijve të hartave të zonave të mbrojtura, institucionet kishin nisur disa prej përfaqësuesve të tyre ligjor që zunë vend në të majtë të sallës…
Procesi gjyqësor i iniciuar nga organizatat mjedisore në vend, kundër vendimit të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e kufijve të Zonave të Mbrojtura në janarin e vitit 2022, shënon seancën e radhës ditën e nesërme, 18 korrik në orën 11:30 në Gjykatën Administrative të Apelit. Përmes VKM-së nr.59, të datës 26.01.2022, qeveria shqiptare ndryshoi sipërfaqet e Parqeve Kombëtare dhe ky vendim u kundërshtua nga njëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile që punojnë në fushën e mbrojtjes së mjedisit…
Lumi i Shushicës është një nga degët më të rëndësishme të Parkut Kombëtar Vjosë, shpallur si i tillë një vit më parë me mbrojtje të kategorisë së dytë. Kjo zonë specifike, me vlera të jashtëzakonshme natyrore dhe resurs i kahmotshëm për komunitetet lokale, nuk mbrun brenda vetes vetëm peizazhe idilike natyrore, por tensionime dhe shqetësime sociale e politike që lidhen me interesa kombëtare e më tej. Prej fillimit të vitit 2023 ky lumë po kanoset nga ndërtimi intensiv i ujësjellësit për bashkinë e Himarës, një projekt i kaluar në mënyrë furracake (ngjashëm me shumë projekte të tjera në fshatrat e Shqipërisë) nëpër institucione, duke përjashtuar nga konsultimi dhe informimi banorët e prekur…
At Shtejfën Gjeçovi dje kishte 150-vjetorin e lindjes. Ndaj këtu po shtrojmë dy-tri fjalë, të cilat janë reflektime për një traditë kërkimore antropologjike në fushën e kanunit, shtetit dhe politikës në studimet antropologjike, që zë fill prej punës së at Gjeçovit….
Fotolajm | 13.06.2024 | nyje.al Fushata në mbrojtje të Shushicës pati dje aksionin komunitar të radhës. Banorë të fshatrave të prekura nga projekti infrastrukturor, bashkë me gratë e Kruščicës nga Bosnja Hercegovina, si dhe aktivistë e gazetarë, përfaqësues të organizatave dhe avokatë të përfshirë në çështje ligjore-mjedisore shpalosën edhe njëherë parullën “Save our Shushica”. Thirrja për mbrojtjen e një prej degëve të Vjosës, pjesë e Parkut Kombëtar shpallur në vitin 2023, vjen prej rrezikut real që po i kanoset këtij burimi prej ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit për qytetin e Himarës. Banorët e 37 fshatrave të prekur nga ky projekt prej muajsh dhe në mënyra të ndryshme e kanë kundërshtuar atë duke argumentuar që pasojat për jetën e tyre, për lumin dhe për florën e faunën do të ishin të pakthyeshme dhe aspak të justifikueshme. Revolta e banorëve është e madhe teksa shtrojnë se projekti është investim kryesisht për turizmin masiv, duke përjashtuar nevojat e komunitetit lokal dhe mundësitë e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm. Në shenjë solidariteti, dhe për të treguar që çështja e lumit është jetike, po aq edhe një ndër përbashkuesit më të fortë të rezistencave në rajon e kudo në botë, gratë e guximshme të Kruščicës iu bashkuan dje banorëve të Kuçit dhe Brataj. Të dalluara ndërkombëtarisht për vendosmërinë e tyre duke bllokuar për më shumë se 300 ditë terrenin për ndërtimin e hec-it në fshatin e tyre, gratë e Kruščicës janë bërë simbol rezistence për ujin, lumin dhe të mirat e përbashkëta. Ato i komunikuan banorëve rëndësinë e rezistencës, duke ftuar gratë e zonës për t’u bashkuar edhe më shumë në numër në krah të burimit të Shushicës. Plani i ndërtimit të ujësjellësit për Himarën, në një gjatësi prej 17.3 km, devijon burimin, duke shkelur haptazi edhe parashikimet ligjore të cilat e mbrojnë këtë zonë si pjesë të Parkut Kombëtar. Një vit prej se qeveria shqiptare u zotua ndërkombëtarisht për ruajtjen e Vjosës, duke e shpallur Park Kombëtar, situata në terren dhe trajtimi faktik i burimeve natyrore dhe parqeve kombëtare rezulton të jetë e përkundërt. Diku një hec, diku një projekt infrastrukturor në shërbim të investimeve strategjike rrezikon dhe kanos parqet kombëtare, teksa po aq institucionet po rrisin presionet për të shtypur, kriminalizuar dhe shuar protestat dhe kundërshtitë komunitare. Teksa banorët zotohen për vazhdim të rezistencës deri në fitore, ka marrë udhë procesi gjyqësor në Gjykatën Administrative të Lushnjës për ta kundërshtuar edhe në rrugë ligjore këtë projekt. Iniciuar nga banorët dhe organizata Eco-Albania, dhe të përfaqësuar nga avokatët e qendrës ligjore Res Publica, procesi gjyqësor është një tjetër lëvizje komunitare nga i cili pritet drejtësi.
Dy javët që lamë pas kanë qenë të mbushura me reagime, dëshmi dhe protesta. Mjekët të cilët mashtronin pacientët në spitalin Onkologjik duke i drejtuar në spitale private dhe duke ua përgjysmuar dozën e mjekimit për përfitimet e tyre, Edmond Gashi, Halil Gashi dhe Florian Marku, aktualisht janë të dënuar me “arrest shtëpie”, ndërsa Zv/drejtoresha e QSUT-së, Brikena Qirjazi, është dënuar më masën e sigurisë “detyrim paraqitje”….
Kanë ekzistuar rryma të ndryshme në art, të cilat kërkojnë të nxjerrin në dritë lidhjet e njeriut me natyrën. Në shoqërinë tonë të vogël, të zënë me halle ekzistenciale, moderniste e modernizuese, lëshuar shpeshherë në mohe e kotësime, raporti me natyrën u pa herë si tepri e herë si mungesë. “Trivet” vjen me një ftesë për të kthyer shikimin estetik dhe etik kah një lidhnie mes njeriut e botës përreth…
nyje.al | 04.07.2024 Vetëvrasja e Pali Trashaj me fostoksinë në hyrje të SPAK, si akt i fundit i tij për të kërkuar drejtësi, ka tronditur Shqipërinë ditën e djeshme. 63 vjeçari, mbetur peng i një procesi të gjatë kundër një mikro-kredie të shndërruar në një borxh gllabërues të të gjitha të ardhurave të familjes, vendosi të konsumonte substancën kimike që i mori dhe jetën. Ditën e sotme, Lëvizja Bashkë ka ndërmarrë një aksion në bankën qendrore të vendit. Duke krahasuar skemat e manipulimit nga kompanitë e mikrokredive me ato të firmave piramidale në vitin 1997, aktivistët e Lëvizjes Bashkë i vunë në ballë godinës së Bankës së Shqipërisë parullën “Sudja 2.0”. Lëvizja Bashkë deklaroi pas aksionit se qeveria shqiptare është bashkëfajtore në humbjen e jetës së qytetarit Trashaj. Gjithashtu e akuzoi atë për bashkëpunim dhë nënshtrim ndaj poseduesëve të këtyre kompanive, të cilësuar nga aktivistët si fajdexhinj. Aktivistët akuzuan edhe Bankën e Shqipërisë si përgjegjëse të pasojave që ky sistem mashtrimi sjell. Si institucioni që licenson këto kompani dhe ka për detyrim t’i monitorojë ato, për aktivistët është bashkëfajtor edhe kreu i saj Gent Sejko. Në deklaratën e saj për shtyp, Lëvizja Bashkë e akuzon Sejkon si aktor kyç në këto skema mashtrimi. Përgjegjës për këtë katastrofë, ku mijëra qytetarë po vidhen, mashtrohen dhe shpronësohen me dhunë, është së pari qeveria shqiptare, e cila përkundër detyrimit ligjor per t’i mbrojtur qytetarët nga abuzimi, është kthyer në bashkëpunetore dhe shërbëtore të oligarkëve, banditëve dhe fajdexhinjve. Përgjegjëse është sigurisht edhe Banka e Shqipërisë, e cila i ka licensuar dhe supozohet t’i monitorojë këta fajdexhinj. Çka jo vetëm nuk po ndodh, por ka dyshime serioze se guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, është i përfshirë vetë në to. Lule artificiale u vendosën në rrethimin e godinës dhe imitime të parave u hodhën brenda saj nga aktivistët me thirrjen që këto lule duhet të shkojnë për krerët e këtyre skemave që mashtrojnë qytetarët, edhe duke përfituar nga dëshpërimi i tyre. Sipas anëtarëve të Lëvizjes Bashkë, Banka e Shqipërisë është kthyer në institucionin ndëshkues të qytetarëve që bien pre e këtyre skemave për sa kohë nuk kryen asnjë veprim për t’i kontrolluar dhe ndaluar ato. Së fundmi, deklaratat e aktivistëve u mbyllën më thirrjen për drejtësi për studiuesin dhe historianin Pali Trashaj dhe kërkuan që organet e drejtësisë t’i përshpejtojnë hetimet e të përfundojnë përpara hekurave të gjithë abuzuesit e “kioskave të fajdeve” siç i quajtën ato, si dhe të gjithë pushtetarët e përshirë.
Ndonëse arrestimi i Ilir Beqaj vjen pas hetimeve nga SPAK mbi abuzimet me fondet e Bashkimit Europian dhe jo lidhur me drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarë dhe aktivistë të shumtë u shprehën mëngjesin e sotëm në rrjete sociale se kjo masë ndalimi vjen edhe prej presionit qytetar të ngjizur nga skandali në pavionin e Onkologjikut në QSUT. Ilir Beqaj mbetet nën hetim nga SPAKu për akuza lidhur me kontratat koncesionare dhe gjithashtu në Kuvend është subjekt i diskutimeve në dy komisione hetimore. Si ish-ministër i shëndetësisë, sipas protestuesëve Beqaj është një ndër personat që ka ndikuar drejtpërdrejtë në shkatërrimin e sistemit shëndetësor…
“Që prej motmoti”, ekspozita e tri motrave Paja mbi praktikat zakonore shqiptare, të mbinatyrshmen ndër krahina të ndryshme dhe peisazhet plot ngjyra të vendit tonë, vjen në Kamëz të premten e fundit të qershorit. Në hapësirën ekspozuese të Grupit Ata, nga data 28 qershor deri më 14 korrik, punët e artisteve do të prezantohen për të interesuarit në qytet por edhe më tej. Më herët ekspozita pati zënë vend në Besianë, në Kosovë. Prej 17 shkurtit deri më 3 mars, krijimtaria e artisteve nga Belshi u vizitua nga qindra banorë të qytetit në veri të Prishtinës. Ekspozimi i punës së tyre në Besianë, si “vend në skaj”, pati qenë thelbësore në përzgjedhjen e galerisë për artistet të cilat besojnë që arti nuk duhet mbetur vetëm në kryeqytet…
Prej disa ditësh skandali i mjekëve dhe specialistëve të Spitalit Onkologjik ka ngjallur shumë revoltë, indinjatë e shqetësim në opinionin publik. Të akuzuar për shpërdorim detyre, sjellje abuzive, joprofesionale e joligjore dhe në kundërshtim të plotë me parimet e profesionit, mjekët dhe specialistët janë tashmë nën hetim. Qindra qytetarë, aktivistë e gazetarë kanë dënuar ashpër veprimet e tyre përfituese në kurriz të pacientëve me sëmundje terminale…
“Tërë jeta jonë psikike shfaqet si një luftë e vazhdueshme dhe patetike midis dëshirës së vetëdijshme dhe asaj të pavetëdijshme, midis veprimit të përgjegjshëm dhe instinkteve tona të papërgjegjshme”. Kasëm Trebeshina këtu, synon të përshkruajë dhe të studiojë botën e brendshme të një personazhi-fëmijë dhe lëvizjet më delikate të instinkteve të pavetëdijshme të tij. Bazë e krijimeve të tilla është nxitja e sjelljes sipas instinktit dhe veprimet e personazheve që dashur-padashur kundërshtojnë vlerat e përgjithshme morale kolektive…
Lajmi për plagjiaturë nga rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha dhe dekania e Fakultetit të Drejtësisë Dorina Hoxha, ngriti pikëpyetje të mëdha mbi etikën dhe profsionalizmin e drejtuesëve në universitetet tona. Kallzimet e bëra publike nga studiuesi Taulant Muka pretendojnë se rektori dhe dekania kanë përfshirë në tezën e tyre të doktoraturës tekste të pareferencuara të studiuesve të huaj. Kjo akuzë ka ngjallë ndër organizata që merren me kërkimin shkencor dhe universitetin indinjatë dhe kanë kërkuar prej disa ditësh përjashtimin e tyre nga gara për zgjedhjet universitare…
Edicioni i 16-të i Panairit Ballkanik Anarkist të Librit është nje ngjarje kulturore unike, që do të mbahet në Prishtinë për herë të parë në datat 5, 6 dhe 7 Korrik të këtij viti. Ky panair ka si qëllim të sjellë në fokus trashëgiminë kulturore të Ballkanit dhe të promovojë ideologjinë anarkiste nëpërmjet veprave letrare, botimeve e publikimeve si dhe bisedave publike. Aktivitetet, panelet diskutive dhe prezantimet e librave, motivojnë në këtë panair një debat intelektual dhe një ambient stimulues për lexuesit e librit në rajonin e Ballkanit…
Ndonëse Izraeli çdo ditë që kalon bombardon Gazën dhe vazhdon sulmin gjenocidal mbi palestinezët, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) në Shqipëri nuk u tërhoq nga organizimet e Javës Kulturore të këtij shteti. Letra e hapur e firmosur nga më shumë se 700 qytetarë të përfshirë a të interesuar në fushën e artit dhe kulturës për t’i ndalur këto aktivitete ra në vesh të shurdhër të institucioneve. Ditën e djeshme, Kolektivi Palestina e Lirë njoftuan zhvillimin e një aksioni në hyrjen e ArTurbinës me thirrje kryesore bojkotimin e aktiviteteve…
Në vendin tonë, Izraeli është njoftuar si shteti i radhës i ftuar për organizmin e aktiviteve kulturore në kuadër të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës. Me të njoftuar në rrjetet sociale mbi organizimin e kësaj jave, kolektivi Palestina e Lirë ka ndërmarrë një fushatë për ndalimin e saj. Një letër e hapur, përmes së cilës kërkohet anulimi i javës kulturore të Izraelit në Tiranë, u shpërnda në rrjet për t’u firmosur. Rreth 750 qytetarë të angazhuar në fushën e kulturës e arteve dhe në fusha të tjera i janë bashkuar thirrjes duke firmosur letrën publike deri në publikimin e këtij shkrimi. Për aktivistët e kolektivit Palestina e Lirë, grupim i krijuar për reagim publik ndaj gjenocidit mbi palestinezët, kjo javë e kulturës përkthehet në javë të propagandës së gjenocidit…
Marrëdhënia e individit me shtetin është një tematikë e trajtuar mjaft shpesh në letërsi. Ky raport shfaqet përmes perspektivave të ndryshme. Vepra të ndryshme fokusohen në konfliktin midis individit dhe shtetit, duke shfaqur përpjekjet për të mbrojtur lirinë individuale kundrejt kontrollit mbytës të pushtetit, ose, në disa raste të tjera, përshkruhen marrëdhëniet komplekse midis individit dhe shtetit në kontekste të ndryshme historike dhe shoqërore…
Do të parashtrohen tri histori, të cilat lidhen me emigrimin e pas viteve 1990. Pas parashtrimit do të bëj një reflektim të shkurtër antropologjik. 1.I shpronësuar, tokë shteti, shtëpi me anza. AC është rreth të 80-ve. Ka mbaruar së kosituri një parcelë aty pranë. Është maj 2009, prag zgjedhjesh të përgjithshme. Ulemi për kafe dhe biseda zë fill për tokën, shtëpinë, fëmijët. Pjesë e kësaj bisede është procesi i “të ngulurit këtu”…
nyje.al| 16.05.2024 Pasditja e së mërkurës i gjeti banorët e lagjes së Kombinatit në rrugën“Llambi Bonati” duke protestuar për herë të dytë për parkun e pallateve ku janë rritur dhe duan të rrisin fëmijët e tyre. Ky park në të cilin fëmijët kalojnë një pjesë të madhe të kohës së tyre të lirë, rrezikon të kalojë në duart e një kompanie ndërtimi e cila pretendon të ndërtojë aty një pallat 7-katësh. Qytetarët lëshuan ngritën akuza ndaj firmës private dhe bashkëpunimit institucional që kanë pasur, për të zbatuar këtë projekt. Tubimi ishte njëkohësisht edhe ftesë për t’u bashkuar rreth një të mire të përbashkët urbane për ta shpëtuar nga planet e reja ndërtimore. Aktivisti i Grupimi për Kombinatin, Edmond Çata.teksa rikujtoi që banorët e Kombinatit kanë pasur shumë beteja më bashkinë e Tiranës dhe projektet e rindërtimit disa prej tyre të fituara edhe në gjykatë, tha se është e rëndësishme përbashkimi kundër praktikave korruptive të institucioneve lokale dhe qëndrore. “…Guximi juaj sot për të ardhur në këtë lulishte është një shenjë e mirë që kombinatasit mund të zgjohen. Ata që fjetën gjumë dhe e lanë veten në duart e Edi Ramës dhe Erjon Veliajt kanë 4 vite që flenë jashtë, ndërsa ata që u ngritën janë ende në pallatet e tyre. Para dy ditësh ne kemi dorëzuar në minibashkinë e Kombinatit një kërkesë për informim në emër të banorëve. Tani do të presim reagim nga ta, por rezistenca jonë nuk do ndalet”- tha ai. Qytetarët e shumtë në protestë u shprehën se janë kundër ndërtimit dhe betonizimit të zonës. Për ta, e vetmja hapësirë publike që mund ta përdorin për t’ua lehtësuar disi jetesën në zonë nuk duhet kurrsesi të humbet. “Të vetmen lulishte që ka ngelur në Kombinat duan ta prishin. Kërkojmë që leja e ndertimit të anullohet.” – shprehet një prej qytetarëve të pranishëm Armosfera e ngrohtë dhe e zhurmshme nga zërat e fëmijëve bëri që shumë banorë të zbrisnin nga pallatet përreth dhe t’i bashkoheshin protestës. Me pankarta në duar, fëmijët e zellshëm të asaj rrugice në të cilën luanin çdo pasdite teksa gjyshërit e tyre kujdeseshin për ta, energjinë e tyre atë pasdite e harxhuan nga thirrjet “Po unë ku do të luaj?”, “Po gjyshërit tanë ku do pushojnë?” “Përgëzoj banorët që janë mbledhur sot dhe i bëj me dijë qeverisë që ka ikur koha kur këtu vihej vetëm për fushata. Edhe ajrin që kemi pa pagesë duan të na e vjedhin, ndërkohë që as nuk kanë marrë mundimin të vijnë e të flasin me ne.” – shprehet një tjetër banore. Mirela Ruko, anëtare e këshillit bashkiak të Tiranës nga Lëvizja Bashkë tha se detyra e bashkisë Tiranë është t’i shërbejë interesit të qytetarëve por ata po e përdorin detyrën që kanë për t’u vetëpasuruar. duke përmendur edhe emrat e personave të përfshirë në këtë projekt. “Pse është më e lehtë të jepen leje ndërtimi për pallate dhe kulla sesa të përmirësohet apo të shtrohet një rrugë në lagje?”- ngre pyetjen ajo. Pjesë e protestës ishte edhe Arlind Qori, kryetar i Lëvizes Bashkë i cili në fjalën e mbajtur para qytetarëve të Kombinatit akuzoi qeverinë se e ka kthyer vendin në një shesh të përhershëm ndërtimi, i cili i përgjigjet vetëm nevojave të organizatave kriminale. “Kur nuk mund të blejnë dot një shtëpi punëtorët, klasa e mesme, profesionistët, atëherë kush ndërton dhe kush blen? Përgjigja është e thjeshtë, shumica e atyre që ndërtojnë dhe blejnë janë ose trafikantë ose njerëz të korruptuar të administratës publike. Sot po iu marrin parkun, nesër do ju marrin shtëpinë, sepse ata që na qeverisin mund të jetojnë vetëm me varfërimin tonë. Prandaj unë iu ftoj jo vetëm në emrin tuaj, por edhe në emrin e të gjithë fëmijëve të Tiranës që të rezistoni dhe ta mbroni këtë park.” – përfundoi ai. Ndërveprimi i qytetarëve me njëri-tjetrin, përfshirja e të gjitha grupmoshave në protestë, fjalimet e mbajtura dhe kërkesat e tyre nxjerr në pah që ky komunitet në solidaritet mes tyre janë kundër çdo lloj investimi që do të kryhet në kurriz të tyrin, pa transparencë, pa konsultim dhe pa ndjekur rrugën ligjore. Në një kohë kur diskutimet për zhvillimim urban bien ndesh me nevojat dhe domosdoshmëritë e qytetarëve dhe konflikte të tilla sa vijnë e shtohen, bashkimi dhe rezistenca mbeten e vetmja shpresë për banorët.
Pas premierës së filmit “Një fidan dhe një lopatë”, të artistit të ri e regjisorit Nikolas Pipero një prej pyetjeve nistore që ju bë ishte ajo e merakut për “përjetësinë” e punës së tij. Nikolasi tregoi që për qënien e tij, edhe atë artistike, e tashmja dhe vendi i tij në të ishte më i rëndësishëm. Megjithatë është e pranishme edhe dëshira e tij për të krijuar memorie përmes punës së tij, aq kolektive sa mundet. Kjo përpjekje vërehet edhe në filmin që pati shfaqjen e tij të parë në hapësirën alternative për të rinjtë “Minus Art Space”…
nyje.al | 10.05.2024 Aktivistët për mjedisin që prej kohësh janë në luftë të vazhdueshme ndaj ndryshimeve ligjore, të befta e shkatërruese ndaj zonave të mbrojtura, shpërndanë në mënyrë simbolike 140 kopje të vendimit të Konventës së Bernës. Në Ditën e Europës ata zgjodhën t’u rikujtojnë 140 deputetëve të kuvendit se “ëndrra europiane” vijon të mbetet një iluzion për aq kohë sa vendimet e organeve të rëndësishme të Bashkimit Europian nuk merren në konsideratë nga qeveria shqiptare. Organizata mjedisore PPNEA, e cila ka iniciuar dhe një proces gjyqësor kundër ndërtimit të aeroportit në të Vlorës brenda zonës së mbrojtur është shprehur në qëndrimin e saj publik që komuniteti evropian prej kohësh i ka kërkuar qeverisë të ndalojë punimet e sipërpërmendura. Sakaq, qeveria shqiptare jo vetëm që nuk e ka reflektuar dhe zbatuar këtë qëndrim të komunitetit ndërkombëtar, por përkundrazi po lejon punimet në shkelje të plotë edhe të ligjeve kombëtar. “Sot është dita e Europës dhe të gjithë mobilizohemi për të treguar se sa pro antarësimit në BE jemi. Kapitulli për zonat e mbrojtura ashtu si çdo kapitull tjetër është në negociata dhe në këtë ditë që ne promovojmë biodiversitetin, nga ana tjetër ndodhin vepra te tjera infrastrukturore, urbanizimi. Ndaj kemi zgjedhur ta sjellim ne vëmendje këtë rezolutë.”- tregon Klaudia Koçi, anëtare e organizatës mjedisore PPNEA. E pyetur për hapat e radhës, Koçi tregon se objektivi vijues i organizatave do jetë informimi gjerësisht i publikut në sferë kombëtare dhe ndërkombëtare duke përdorur çdo mënyrë komunikimi. Aktivisti Andi Tepelena i ka cilësuar jo-europiane veprimet e qeverisë në lidhje me zonat e mbrojtura duke nënvizuar disa nga shkeljet e kryera dhe duke i cilësuar keto veprime si kontradiktore, ku në njërën anë Vjosa shpallet Park Kombëtar dhe në anën tjetër, zona e cila është pjesë e parkut kombëtar të Vjosës jepet për ndërtim, i cili më shumë se zhvillim është shkatërrim. “Ne nuk jemi kundër zhvillimit, por pro një zhvillimi të qëndrueshëm i cili respekton natyrën, trashëgiminë kulturore dhe interesin publik. Nuk është sjellje europiane të bësh proçese jotransparente në favor të oligarkëve apo që i gjithë proçesi të kalojë në duart e një personi të vetëm. Jemi skeptikë edhe për gjykatën kushtetuese e cila nuk po përfaqëson interesin e qytetarëve me vendimet e fundit si psh në rastin e Skavicës, ku komuniteti dibran nuk është përfillur aspak.” – shpjegon Tepelena. Lavdosh Ferruni, ambientalist, shprehet se ka shumë të ngjarë që proçesi gjyqësor të zvarritet derisa vepra te mbarojë, siç ndodh rëndom me proçeset për zonat e mbrojtura. “Është arrogancë e madhe të kundërshtosh vendimin e Bernës. Kjo arrogancë do ketë pasojat e veta sepse sensibilitet për këtë çështje ka edhe nga ndërkombëtarët të cilët e kanë trajtuar këtë çështje. Proçesi do zvarritet siç ndodh shpesh dhe do na mbetet vetëm të perballemi me faktin e kryer. Kjo është ajo që po ndodh me aeroportin e Vlorës.” – thotë ai. I pyetur për pasojat në mjedis, Ferruni tregon se me ndërtimin e aeroportit aty nuk do të ketë më mjedis. “Në çfarë vendi të botës ke dhe aeroport dhe vend atraktiv apo zonë të mbrojtur? Nëse ka diku atëherë ne jemi gati ta pranojmë projektin, por kjo nuk është e mundur.” Nuk kërkon shumë imagjinatë për të kuptuar pasojat e pakthyeshme që ka dhe do të ketë në vazhdim ndërtimi i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, si për natyrën, speciet e saj por po aq edhe për njeriun. Akte të tilla shtetërore mund të cilësohen si ekocidiale për natyrën sipas Vorpsit. “Kur flasim për aeroport, aty kemi infrastrukturë mbështetëse, energjitike, kanalizime, pra natyraliteti nuk do të jetë më pjesë e zonës. Në momentin që të gjitha rrugët shtrohen me asfalt, trafiku do të jetë më i lartë dhe nuk mund të flasim më për ndikimin në speciet e zonës përreth, pasi do të jetë një shfarosje e pabesë e një zone aq të pasur dhe aq të rëndësishme si për njeriun ashtu edhe për natyrën.” Joni Vorpsi, anëtar i organizatës mjedisore PPNEA.
Në kohën kur karnavalet na shpërfaqen me maskat veneciane, me ngjyra e xixa, në Bozovcë ende mund të shohim kremtimin e karnavaleve në një mënyrë më autentike në thelb e kuptim, të njohura ndryshe si edhe si Karnavalet Ilire në Tetovë. Bozovca është fshati më i thellë i malësisë së Sharrit, pjesë e qytetit të Tetovës. Majat e Sharrit të shtrira përreth, nuk të lënë pa të bërë përshtypje, duke i dhënë hijeshi të pamasë fshatit…
“Liri, liri, liri Palestinës ishin thirrjet që jehuan në sheshin “Skenderbej” fundjavën që lamë pas, nga ku dhjetra protestues të grupmoshave të ndryshme treguan mbështetjen e tyre për mijëra gra, burra dhe fëmijë që po vriten çdo ditë në vendin e tyre. Kjo protestë, krahasimisht me shumë të tjera që janë vetë organizuar në Tiranë prej muajsh, numëroi shumë protestues, ndër të tjerë dhe shumë të rinj…
“E kam menduar që mami do të plaket me kalimin e viteve, por nuk kam çfarë të bëj. Mami që tani e ka të vështirë se është e sëmurë për vete dhe nuk mundet. Fëmija çfarë s’të bën, nga halli…“, -rrëfen Klodjana, ndërsa përpiqet njëkohësisht të ngadalësojë ritmin e të folurit. Tanimë 37 vjeç, Klodjana kujton kur ishte në të 18-tat dhe pa shenjat e parat të sëmundjes, që do ta linin në të ardhmen në pamundësi për të lëvizur në mënyrë të pavarur…
Një ditë para ditës ndërkombëtare të punëtorëve, organizata Drejtësia Sociale e cila prej kohësh merret me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në vendin tonë, organizoi një takim publik ku u diskutua për zhvillimin dhe sfidat e sindikatave ndër vite, me në fokus sindikatën e operatorëve telefonikë. Operimi telefonik ose ndryshe call-centre është tashmë zgjidhja më e zakonshme për shumë të rinj që duan të punojnë dhe studiojnë njëkohësisht…
Dita e punëtorëve nisi sot me protestën e mësuesëve para Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Dy prej sindikatave të arsimtarëve i shkuan në derë ministres Manastirliu dhe parashtruan kërkesat e tyre, ndër të tjera dhe më themelorja për ta mbetet thirrja për rritjen e buxhetit për arsimin në 5%. Kjo rritje e buxhetit që do sillte plotësimin e një sërë kërkesash të ngritura sot nga mësuesit, ka qenë premtim i qeverisë Rama në të tre fushatat para-zgjedhore por nuk është zbatuar kurrë sipas arsimtarëve para-universitarë…
Mora me kënaqësi të lexoj vëllimin me poezi të poetit dhe shkrimtarit Arti Lushi, të titulluar Palcë dhe Frymë. Kënaqësia qe akoma më e madhe në përfundim të leximit të librit, sepse përveç një cilësie të lartë estetike, poezia e Lushit përshfaqi edhe njëfarë vetëdije sociale dhe kohore. Është lajm i mirë për letërsinë shqipe që një poet bashkëkohor ka pasur vetëdijen e duhur për të mos mbetur viktimë e rrymave letrare të së shkuarës…
Të hënën u mbajt mbledhja e Këshillit Bashkiak Kamëz për muajin prill. Takimi u hap me falenderimet e Iris Luarasit ndaj Këshillit dhe Bashkisë Kamëz për miratimin e Planit Social 2024-2026. Ka një tendencë në rritje të bashkisë së Kamzës për të ftuar figura që ia lejojmë vetes t’i quajmë intelektualë me popullaritet, me të cilët të mund të shpërlajë imazhin e saj kur flitet për menaxhim qyteti dhe politika kulturore. Si shumë të tjerë, edhe intelektualja në fjalë, sapo hap gojën për t’u shprehur për Kamzën…
Verën e shkuar Pallati i Kulturës Kamëz rikonstruktoi sallën e bibliotekës, investim që i kushtoi buxhetit të qytetit rreth 7.7 milionë lekë të reja. Kjo shumë e lartë, duke marrë një kosto mesatare të librit, po të shkonte për shtimin e inventarit do të silltë më shumë se 10 mijë tituj në bibliotekën e qytetit…
Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria përjetoi vitin që lamë pas një rritje të madhe të numrit të turistëve, duke kapur shifrën prej 10 milionësh. Megjithatë, përpos shifrave dhe ligjërimit pozitiv për turizmin nga institucionet vendase në nivel qendror dhe lokal, industria e turizmit nuk ofron qasje dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Personat me aftësi të kufizuar mbeten të përjashtuar nga shërbimet në qytetin e Tiranës dhe në të gjithë vendin…
Komuniteti dhe aktivistët e Zall Gjoçaj protestojnë nesër përballë Prokurorisë Lezhë. Ata kanë dorëzuar një kallëzim që në vitin 2021 ku denoncojnë kompaninë “Seka Hydropower”, kryetarin e Bashkisë Mat Agron Malaj, ish-ministrin Blendi Klosi, ish-kreun e AKZM Zamir Dedej dhe zyrtarë të tjerë që kanë hartuar dhe miratuar vendime lidhur me ndërtimin e HECeve në Zall Gjoçaj…
Në mëngjesin e së hënës së një prillit mbërritëm te Çadra e vendosur nga banorët e Thirrës. Kjo çadër është vendosur si shenjë dhe si vendqëndrim për të ndaluar vijimin e punimeve të firmës që po merr përroin në Luginën e Qarrit, me qëllim ndërtimin e një hidrocentrali. Përroi është degë e lumit Fan. Aktivistët e Zall-Gjoçajt e të Grupit ATA, artistë, gazetarë iu bashkuan banorëve të Thirrës në shenjë përkrahjeje. Është ende festa e Pashkëve, por banorëve u duhet të qëndrojnë në këtë çadër…
Media Citizens Channel ka pësuar një sulm kibernetik të organizuar prej dy ditësh në faqen facebook dhe në ueb-in e saj. Qindra postime në kanalin zyrtar facebook janë raportuar si ‘të pa rregullta”, ndërsa sulmi ka avancuar gjatë ditës së sotme edhe ndaj faqes ueb të tyre. Redaksia e Citizensave raporton në një postim publik se faqja e tyre fillimisht “ka rënë pre e një fushate raportimesh” gjë që ka sjellë fshirjen e menjëhershme të 10 postimeve të tyre të fundit në rrjetin social facebook…
Ditën e sotme, Lëvizja Bashkë ka ndërmarrë një aksion në Bashkinë e Tiranës duke shkruar në muret e saj “Erion Veliaj shko te shokët”. Në fjalën e mbajtur, Mirela Ruko, aktiviste e LB dhe këshilltare bashkiake në Tiranë u shpreh se nën drejtimin e Erion Velisë ky institucion është kthyer në vatrën më të madhe të korrupsionit. “Arrestimi i drejtorëve të bashkisë, ka qenë lajmi më tronditës i ditëve të fundit. Pesë drejtorët kishin bërë kërdinë duke vjedhur 30 milionë euro nga buxheti i bashkisë,…
Një sallë e re për mbajtjen e aktiviteteve politike i është shtuar qytetit të Kamzës. Në shkollën 9 -vjeçare “Demokracia” të rindërtuar, në një sallë të mbushur me gjimnazistë, kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli firmosi marrëveshjen me ministren e arsimit për Kartën e Studentit këtë të mërkurë. Bën shumë sens që ajo sallë të jetë e mbushur me gjimnazistë sepse ndonëse vendimi për subvencionimin e transportit urban nga linjat e qytetit është marrë që …
Qëndresa Qytetare ka dorëzuar dje në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion një kërkesë përmes së cilës kjo organizatë kërkon të hetohen dhe të dënohen në rast verifikimi të shkeljeve të 22 kryetarëve dhe ish-kryetarëve bashkiakë. Përmes një analize ligjore realizuar nga hulumtuesi Dhimitër Zguro, Qëndresa Qytetare pasqyron një tablo të shkeljeve të Kodit Zgjedhor…
Ndryshe nga shumë kështjella në botë të cilat na flasin për luftra të arkivuara në libra të historisë, Forte Prenestino, është një kështjellë që vazhdon të qëndrojë në ballë të luftrave të përditshme nga një pozicion stoik dhe i panegociueshëm në periferinë lindore të Romës të quajtur Centocelle. Në një kohë kur bota po “luan” luftash dhe rreziku i shpërthimit e zgjerimit të konflikteve është kaq prezent…
Në secilin organizim të Pallatit të Kulturës në Kamëz, por edhe të Bashkisë Kamëz në tërësi, asnjëherë nuk mungon fjalia që rrotullohet rreth falenderimit, speciales, veçantisë, kujdesit të Rakipit. Idhulltaria e shfrenuar që pjellë absurdin, nga i cili edhe Beckett e Ionesco do kishin mbetur të habitur, është shpërfaqja më e shëmtuar e tentativës për t’i dhënë emër, e krijuar pronësi individuale kryetarit. E gjitha për t’u përdorur si industri e shumëfishimit të votave dhe zgjerimit të elektoratit…
Ditën e sotme, gazetares Ambrozia Meta kryeministri i vendit guxoi t’i tërhiqte veshin.
Kryeministri mendon se mund t’u tregojë vazhdimisht mediave se çfarë pyetjesh të bëjnë dhe të mos bëjnë, se për çfarë u tërhiqet veshi dhe se për çfarë ju rrihen shpatullat. Një tërheqje veshi tregon shumëçka. Nga njëra anë të çmerit fakti që akti i kryeministrit të kujton një sjellje tepër familjare. Kush guxon të na e tërheqë veshin?…
Aktet gjenocidiale të Izraelit kundrejt popullit të Palestinës që prej tetorit të vitit të kaluar kanë ngjallur në mbarë botën revolta, protesta masive dhe thirrje për bojkot kundrejt kompanive që mbështesin qeverinë izraelite. Sakaq, aktivistë e qytetarë shqiptarë nuk kanë qëndruar indiferent, por prej muajsh kanë shfaqur ndjeshmëri e revoltë ndaj Palestinës, me organizime, protesta dhe…
Është një befasi e këndshme tek zbulon se si një projekt muzikor për të cilin ke punuar në të shkuarën, gjen njëfarësoj, të ngjashmin e vet, duke ndarë me të qëndrime që bëjnë bashkë punën etnomuzikologjike me atë krijuese artistike. Akoma edhe më bukur është atëherë kur projektet në fjalë flasin të njëjtën gjuhë, ose më saktë, variante të shqipes dhe lëvizin në peizazhe të ngjashme tingullore dhe emocionale…
Që në hyrje të novelës, Doda parashtron qartë qëllimin e vet në raport me Shqipërinë dhe, në këtë mënyrë, i parashtrohet edhe lexuesit tematika duale e novelës, që është raporti i traditës me qytetërimin dhe kulturën. Ky opozicion, i parë si natyrë vs kulturë, gjeneron një lloj dialektike të brendshme që ndriçon shumë aspekte të kontekstit shqiptar, pa bërë një prerje të qartë mes të dyjave. Në tekst, i vërejmë të shënjuara si qytetnim dhe padije…
“Nata është e jona! Poshtë Patriarkati!” ishte thirrja që kumbonte në “Qytetin Studenti” mbrëmjen e kaluar, një prej zonave të Tiranës ku vajza e gra, studente e punëtore, qarkullojnë përditë nën dritën e diellit por edhe nën errësirën e natës. Të përballura me rreziqet që nga sulmet prej qenve endacakë tek ndjesia e përndjekjes a përndjekja e qenësishme që më së paku prafullon zemrat e vajzave dhe grave…
Koka e një njeriu mund të ketë mesatarisht njëqind mijë flokë, e megjithatë secili njeri që ekziston mbi tokë ka një numër të ndryshëm flokësh nga të tjerët. Të njohësh numrin ekzakt të flokëve të dikujt do të thotë, fillimisht, t’a dallosh atë deri në imtësi si të ndryshëm nga tjetri, të përveçëm, të pazëvendësueshëm. Asnjë i njejtë me tjetrin. Sa kohë i duhet dikujt që të njohë numrin ekzakt të flokëve të dikujt tjetër? Sa përkujdesje? Një kohë e matshme në orë, minuta, a ditë? Po kur ngatërrohen fijet?…
Kriza e të vërtetave të amshueshme ideologjike e shkaktuar nga përfundimi i Luftës së Ftohtë u pasua me teza e qasje të llojllojshme. Ndër to pati dhe një shpërthim të teorive konspirative që në praktikë marrin funksion terapeutik dhe me dimension populist. Këto teori shpeshherë zunë vendin e lënë bosh të kuptimësisë, sidomos rreth pyetjes se përse ka aq shumë paaftësi politike për të ndërtuar një shoqëri të drejtë…
Në letërsinë shqipe, tema e fatit tragjik të grave në periudhën e komunizmit, është trajtuar shpesh pëmes prozës. Rëndom, subjekti i tyre lidhet me përballjen e heroinës me sfidat e rënda shoqërore, politike dhe familjare në kohën e diktaturës komuniste. Vënia e gruas në qendër të një romani, është një perspektivë më shumë në të parit e monstruozitetit të një periudhe,si ajo e Shqipërisë diktatoriale…
Romani nuk mund të kuptohet nëse nuk je lexuesi model i Ecos, lexuesi tip të cilin teksti e ka parashikuar bashkautor. E filluam me “ti” për të ndjekur kështu lojën e vetës së autorit. Pra, ajo që e karakterizon tekstin është veta e dytë e rrëfimit, e cila është goxha sfiduese si për autorin, edhe për lexuesin. Autori model është një zë që flet me dashamirësi (ose me ton urdhërues, ose me djallëzi) me ne, që na do krah të tij dhe …
Zeqir Zalli ka punuar në minierën e Kamit në Tropojë për dekada. Ditën e djeshme, në të zbardhur të mëngjesit ai është nisur nga Bajram Curri për tek Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku u organizua protesta e radhës me thirrjen për miratimin e Statusit të Minatorit. Minatorët dhe ish-minatorët u mblodhën në dyert e Ministrisë dhe kërkuan takim me zyrtarët e saj që të merrnin një përgjigje mbi kërkesat e tyre…
Në seancën plenare të ditës së sotme që zgjati më pak se tetë minuta, deputetët e mazhorancës miratuan ndryshimin e ligjit “Për zonat e mbrojtura” dhe ratifikimin e protokollit mes Shqipërisë dhe Italisë për menaxhimin e krizës së refugjatëve. Të dy vendimet kanë hasur kundërshti nga grupet e interesit që në prezantimin e tyre dhe sot deputetët u pritën me protestë dhe aksione simbolike…
Gjatë pandemisë, njerëzia u mbyll, ndërsa media shpërtheu, ku, ndër to, lindi dhe një portal i ri. E ndiqja këtë portal, më shumë për shkak të respektit që kam për krijuesin e tij. Në këtë portal botoheshin edhe skupe që lidhen me origjinën dhe kontrollin e botës, përfshi dhe dijen. Shkurt, teori konspiracioniste.Ndër to kujtoj tezën se mijëra vite më parë njerëzit ishin 3-4 metra, se jetëgjatësia ishte 300-400 vjeçare…
Në esenë “Vdekja e autorit” (1967) e kritikut letrar dhe teoricienit francez, Roland Barthes-it, argumentohen idetë strukturaliste që vijnë si reaksion i praktikës pozitiviste të kritikës letrare tradicionale, e cila mbështetej në biografinë e një autori për të shpjeguar “kuptimin përfundimtar” të një teksti. Ese e cila orvatet të shmangë metodat pozitiviste të kritikës letrare që …
Aktivistët e kolektivit Palestina e Lirë “mikëpritën” dje sekretarin e shtetit amerikan Anthony Blinken me thirrjen “ Armëpushim tani!”. Ata shprehën solidaritetin me popullin palestinez duke shpalosur flamurin e shtetit të Palestinës në ballë të sheshit “Avni Rrustemi”…
Pesë vjet më parë, Albana, në motet e para të të njëzetave, takoi një burrë rreth 30-vjeçar, teksa po kalonte pushimet në bregdet diku në rajon. Nisën të flasin e pëlqeheshin dhe siç bën vaki rëndom në rrethana të këtilla, lidhjen e mbajtën duke folur gjithë kohën, kryesisht online, meqë Albana jetonte në Kosovë e ai në zonën bregdetare. Dikur, pas dy vitesh lidhja u ftoh…
Kapitulli i parë është tekstualisht një moment arkeologjik i pasur rreth domenit të artit. Nga Frenhoferi, te Balzaku, nga kryevepra “të panjohura” të artit, deri te kryevepra arti me kadencë biblike, pathos e profeci, apostuj dhe dishepuj të së bukurës, misionarë dhe rishtarë…
“Si një element tradicional shqiptar me rrënjë të thella në kulturën e banuesve të zonës, qilimi është një element i cili shton vlera në hapësirat e shtëpive dhe sidomos përgjatë ecjes. Duke dashur të përcjellim këtë ndjesi në hapësirat publike të zonës, elementë dekorativë të qilimit ftojnë banorët që të përdorin shëtitoren.”
Ky paragraf gjendej i shkruar në tabelën e njoftimit të punimeve për ndërtimin e shëtitores “Bashkim Gazidede” në Bathore…
Prej vitit 2014, Shqipëria ka garantuar ligjërisht përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuar. Megjithatë, 10 vite pas miratimit të ligjit ajo çfarë vihet re është se në realitet ky komunitet vijon ende të përballet me barriera të shumta, sa i takon aksesit në shërbime dhe institucione publike…
Në fund të shkrimit pararendës kam lëshuar një fjali, e cila tingëllon disi kërcënuese, teksa thuhet se, nëse nuk do të jepnim rëndësinë që ka loja e vendloja në kulturë, do të kishim një shoqëri e cila sheh jetën si lojë ose si luftë. Mëtimi im është se, për të dalë prej kurthit të jetës si lojë apo si luftë, sfera e lojës dhe e luftës duhet qartësuar, si të thuash duhen ndarë. S’ka mëdyshje se do të ketë lojë luftash apo lojë si strategji lufte, por këto praktika janë të qarta se cilës sferë i përkasin. Po ashtu, nuk ka mëdyshje se nganjëherë njerëzit i paqartësojnë qëllimisht këto dy fusha…
Aktivistët që kanë protestuar në hyrje të Gjykatës Kushtetuese në çdo seancë shqyrtimi të marrëveshjes protokoll “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit”, sot pasdite vendosën lule dhe kryen “homazhe” në dyert e këtij institucioni të drejtësisë. Ky akt simbolik revolte dhe indinjate nga aktivistët, erdhi pas vendimit të marrë nga kjo gjykatë, i cili e deklaroi marrëveshjen Rama-Meloni si kushtetuese…
Të flasësh për lojën seriozisht ka qenë parë si gjë e kotë. Kotësia e saj lidhej me imazhin se loja është punë fëmijësh, diçka sa për ta kaluar kohën apo, fundja, si diçka që nuk sjell përfitim. Kjo është vetëm pamja e parë, sepse loja përshkruan gjithë jetën e njeriut. Edhe jeta është njëfarë loje! Loja është edhe si shteg lidhës me tjetrin, por, po aq, ajo është përjetim provash e sprovash brenda vetes. Loja është një hapësirë improvizimesh, transformimesh e kreativiteti, por do kishim veçuar atë që thotë …
Gjykata Kushtetuese ka publikuar dje vendimin për pranimin e kërkesës për shfuqizimin e disa prej dispozitave të ligjit për studentët e mjekësisë i cili parashikonte mbajtjen me detyrim për pesë vite në Shqipëri duke ua kushtëzuar atyre diplomimin. Disa prej parashikimeve të ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”…
Lëvizja ndërkombëtare Amnesty International ka shpërndarë ditën e djeshme një komunikatë publike me të cilën ajo shprehet që marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për trajtimin e emigrantëve, i tejkalon kufijtë ligjorë dhe rrezikon të drejtat e njeriut. Amnesty International dënon politikën e vazhdueshme të Italisë të menaxhimit të proceseve migratore jashtë vendit ndonëse…
Protesta e radhës në solidaritet me Palestinën, organizatorët thirrje dhe akuza për shtetin shqiptar
Ditën e dielë u mbajt manifestimi i radhës në mbështetje të popullit palestinez, organizuar nga organizata jo-fitimprurëse në vend. Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më tëj marshuan nëpër bulevardin “Zogu i Parë” me thirrjet “Liri për Palestinën”, “Armëpushim tani”, etj. Gjithashtu, protestuesit mbanin në duar qefinë që simbolizonin trupat e mbi 10 mijë fëmijëve të vrarë…
Ditën e nesërme Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e kushtetueshmërisë së marrëveshjes Rama-Meloni për ngritjen në Shqipëri të strukturave të strehimit dhe trajtimit të refugjatëve azil-kërkues në Itali. Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje mes dy qeverive është pezulluar nga Gjykata dhjetorin e kaluar, pak orë përpara se Kuvendi i Shqipërisë ta hidhte për votim në seancë plenare…
Hera e fundit që shqiptarët kanë dëgjuar për Nënë Lizën e “5 majit” ishte rrëmuja mediatike e prodhuar nga Kryetari i Bashkisë Tiranë që njoftoi se ajo tashmë ishte bërë me shtëpi. Por Liza Marku, edhe vitin e ri 2024 e priti tek të afërmit e saj. Tashmë bëhen dy vite që prej nisjes së shembjeve në njësitë administrative katër e tetë në Tiranë dhe banorët shprehen që nuk kanë nisur ende të strehohen në godinat e projektit “Tirana Riverside” të Steffano Boer-it.
Grupimi shqiptar për Palestinën është bashkim aktivistësh të çështjeve të ndryshme që janë organizuar që prej tetorit të shkuar, periudhë që shënon intensifikimin e akteve gjenocidiale mbi popullin palestinez. Ditën e sotme ata organizuan një marshim me thirrjen globale për armëpushim të menjëhershëm. Armëpushimi, si qëndrimi politik që duhet të mbajë qeveria e Shqipërisë një herë e më parë, jo vetëm për Palestinën, por edhe për Libanin e Jemenin….
Vetëvrasja e 41-vjeçares Bedrie Loka, shkaktuar nga dhuna psikologjike dhe shantazhi i vazhdueshëm në rrjete sociale dhe nga familjarë që vinin në dyshim nderin e saj, ka prekur opinion publik në masë. Ditën e djeshme u njoftua një protestë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë dhe paraditen e sotme qytetarë dhe aktivistë mbajtën fjalët e tyre para medias. Vetëvrasja e 41-vjeçares Bedrie Loka, shkaktuar nga dhuna psikologjike dhe shantazhi i vazhdueshëm në rrjete sociale …
Në një bisedë me Sofinë, banore e Bathores, përgjatë zhvillimit të Laboratorit të Antropologjisë Urbane në vitin 2021 teksa e pyesim për shumësinë e luleve në oborrin e saj, ajo na përgjigjet se lulet ‘i kam për sy njeri, se nuk shihet muri i bardhë’. Sofia ishte zhvendosur në vitin 1994 në këtë lagje, në pasiguri të plotë shtetërore…
Këshilli Bashkiak i Kamzës është organi më i lartë kolegjial që qeveris qytetin. Në punimet e tij parashikohet të diskutohet dhe miratohet çdo vendim që përcakton zhvillimin tërësor të qytetit. Si i tillë ai duhet të jetë llogari-dhënës, transparent dhe i hapur për secilin banor a aktor të interesuar. Viti që po lëmë pas është shembull i përkundërt i zbatimit të këtyre parimeve jo vetëm abstrakte, por edhe ligjore.
Qindra qytetarë të Kamzës kanë protestuar në bulevardin kryesor të qytetit pasi janë njoftuar pas 4 orësh pritje se abonetë e transportit publik nuk do të shiten as ditën e sotme. “Jam zgjuar në orën 5 të mëngjesit se na kishin thënë që dalin sot” – u shpreh një qytetare, “mendova se do mbaroja punë shpejt dhe do kisha ditën përpara por mbetëm këtu”….
Mbledhja e parë e konstituimit të Këshillit Bashkiak Kamëz ishte një farë feste nëse e mbani mend. Mbyllja e punimeve të Këshillit për vitin 2023 nuk mund të mos ishte gjithashtu e tillë. Dyert u hapën që në nisje të saj, jo në mes të saj, siç ndodhi në korrik. Tre paketime transparente ishin mbushur me karamele me mbështjellëse gold …
Pa vota të numëruara, buxheti i vitit 2024 për Bashkinë Kamëz u miratua më datë 18 dhjetor nga Këshilli Bashkiak i qytetit. Debatet, situata e tensionuar dhe paqartësia në ngritjen e kartonave e gjeti të papërgatitur sekretaren e Këshillit dhe nuk mundi dot të numëronte duart e ngritura në favor të buxhetit. …
Në lagjen ‘5 Maji’ ndodhi një ndër grabitjet më të bujshme në ekzistencën e shtetit shqiptar. Njerëzit u nxorën përdhunshëm nga banesat e tyre dhe bashkia jo vetëm ua shembi dhe ua mori shtëpitë, por edhe nuk i dëmshpërbleu. Madje në atë përpjekje të banorëve për të mbrojtur pronat e tyre, në ato protesta dhe reagime…
Studentët e mjekësisë së përgjithshme janë të gatshëm t’i rikthehen auditoreve pas takimit me rektoratin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë. Rektori Arben Gjata u ka premtuar atyre që studentët nuk do të përballen me asnjë kontratë, pjellë e ligjit …
Zërat që vijnë nga lumi Flim flasin për rezistencën e banorëve të Zall Gjoçaj prej pesë vitesh tashmë, por ato mbartin edhe gjuhën e rezistencës së vetë lumit, flasin për pyjet, për bletën, për troftën, për shpendët dhe për të gjitha ato gjallesa që nuk frymojnë më në atë zonë për shkak të shkatërrimit që vjen nga bashkëpunimi…
“Auloni ligjin, zero kompromis” qe një ndër thirrjet kryesore të studentëve të mjekësisë së përgjithshme në marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. Të vendosur për të vazhduar bojkotin deri në reagim të qeverisë, ata kanë tri kërkesa:
Anulimi i ligjit nr.60/2023 ”Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të …
Në një lexim të ditëve të fundit u ndesha me një mbledhi fjalësh që synonte të përshkruante kohën që po jetojmë sot: kohë e individualizmit utilitarist, i cili është gjakftohtë dhe vetëshkatërrues. Antonime të njeriut të këtyre kohëve i gjeta mbrëmë në Pallatin e Kulturës Kamëz. Kur arrita aty për të ndjekur shfaqjen…
“Media dhe kushdo do të marrë pjesë sa herë të jetë e interesuar në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak.” – tha kryetari i Këshillit Bashkiak Kamëz, Hysen Koldashi në dyert e Bashkisë e më tej hyri në mbledhjen, në të cilën nuk u lejuan gazetarët. Në mbledhjen e muajit shtator është dëgjuar ish-kryetarja e këtij këshilli të thotë që Rakipi gjithmonë i ka lejuar mediat…
Laboratori është ndërtuar mbi domosdoshmërinë e bashkëndarjes së rrëfimit të historisë sonë si njerëz, si banorë, si ndërtues dhe si krijues të një qyteti. Por është edhe hapësira ku si subjekte presim të ritregohemi, të rrëfehemi, e të kallëzohemi nga Tjetri. Historia jonë, a e banorëve të Kamzës, nuk mbetet më vetëm e jona, apo e tyrja. Ajo falet, besohet, dhurohet, …
“Sot ka festë Shqipëria!” – u shpreh buzëgaz Lumja pasi kaloi pragun e derës së Bashkisë Kamëz. Sot Bashkia ishte mbyllur, me dyer të hapura por mbyllur. Punonjësit ishin të gjithë nëpër zyra, por punë s’kishte. Sepse ishte festë, ashtu siç tha Lumja…
Studentët i dhanë ultimatum ministrive deri javën e ardhshme për konsultimin dhe plotësimin e kërkesave imediatë që kanë. Në të kundërt, nëse këto pika nuk zbatohen, studentët do rikthehen përsëri në protesta…
Dua të kryej një shqyrtim të kapacitetit të individit për të qenë vetëm, duke u nisur me supozimin se ky kapacitet është ndër shenjat më të rëndësishme të pjekurisë në zhvillimin emocional. Në pothuaj të gjitha trajtimet psikoanalitike, vjen një kohë kur aftësia për të qenë vetëm është e rëndësishme për pacientin…