Një muaj pas humbjes tragjike të 14-vjeçarit Martin Canit, prindërit, nxënësit dhe aktivistët dolën përsëri në protestë për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për ngjarjen. Kjo ngjarje ka nxjerrë në pah edhe më shumë problemet dhe krizat në të cilat po kalojnë institucionet arsimore. Kjo protestë, e cila si zakonisht nisi me marshimin nga shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit, erdhi si një reagim nga qytetarët të cilët përveç drejtësisë për Martinin, ndajnë dhe shqetësimin për sigurinë e fëmijëve në ambjentet e shkollave dhe nevojën për masa më të forta për mbrojtjen e tyre...

“Keni besim, qendrat në Shqipëri do të funksionojnë! Do të funksionojnë! Unë do t’i qëndroj atyre mbi kokë çdo natë nga tani deri në fund të qeverisë italiane.” - klithte dje në një tubim Georgia Meloni. Komunikimi i saj verbal dhe trupor, teksa mbante fjalimin, u shoqërua nga mbështetje solide në sallë, teksa ngjalli reagime të shumta në rrjet me komente që përcillnin ndjesinë e frikës që u evokonte fashizmi i saj, tashmë krejt i dukshëm “mbi lëkurë”. Meloni dhe marrëveshja e saj me Ramën është një “bombë me sahat” tregonin para dy javësh grupet e majta italiane që erdhën në Shqipëri për të protestuar për të drejtat e emigrantëve. Dështimi i deri më tanishëm i marrëveshjes protokoll firmosur nga kryeministrat Rama e Meloni konsiderohej prej tyre një hap krejt i vogël, kur krahasohet me politikat e viteve të fundit të Italisë por edhe Bashkimit Europian lidhur me trajtimin ligjor të emigrantëve që lundrojnë nëpër brigjet e Mesdheut për të arritur “perëndimin demokratik”...

Ky është stacioni i Universitetit Bujqësor që shënjon dhe hyrjen faktike në territorin e bashkisë Kamëz. Mund ta konsiderojmë si hapësirën publike ndoshta më të gjelbëruar në urbanen e Kamzës, kjo prej harlisjes së bimësisë që vjen nga banesa ngjitur. E sjell këtë imazh në nisje të kësaj analize duke marrë shkas nga politikat e gjelbërta të bashkisë në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile që operojnë në qytet e që duket sikur mbyllin sytë dhe imagjinojnë një të ardhme plot “jeshillëk” kur të tashmes i tejkalojnë anës…

Të hënën u mbajt mbledhja e Këshillit Bashkiak Kamëz për muajin prill. Takimi u hap me falenderimet e Iris Luarasit ndaj Këshillit dhe Bashkisë Kamëz për miratimin e Planit Social 2024-2026. Ka një tendencë në rritje të bashkisë së Kamzës për të ftuar figura që ia lejojmë vetes t’i quajmë intelektualë me popullaritet, me të cilët të mund të shpërlajë imazhin e saj kur flitet për menaxhim qyteti dhe politika kulturore. Si shumë të tjerë, edhe intelektualja në fjalë, sapo hap gojën për t’u shprehur për Kamzën…

Një sallë e re për mbajtjen e aktiviteteve politike i është shtuar qytetit të Kamzës. Në shkollën 9 -vjeçare “Demokracia” të rindërtuar, në një sallë të mbushur me gjimnazistë, kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli firmosi marrëveshjen me ministren e arsimit për Kartën e Studentit këtë të mërkurë. Bën shumë sens që ajo sallë të jetë e mbushur me gjimnazistë sepse ndonëse vendimi për subvencionimin e transportit urban nga linjat e qytetit është marrë që …

Leo Shahini

Leo

Antonela Pepkolaj | 07.12.2022 | nyje.al  Leo Shahini, fotografi nga autorja  Sfida ndërkombëtare e aplikacioneve të hapësirës së NASA-s, edhe sivjet u zhvillua nën moton “Make Space” për të promovuar aksesin ndaj hapësirës, përmes metodave novative. Konkursi fton të rinj të apasionuar nga e gjithë bota, për të programuar aplikacione që përputhen me tematikën e sfidave. Pjesëmarrës sivjet ishte edhe i riu nga Kamza, Leo Shahini, i cili së bashku me grupin përfaqësues të Shqipërisë, u zgjodhën finalistë në rang …

Ida

Antonela Pepkolaj | 05.12.2022| nyje.al  Kusht për mbijetesë mund të jetë përshtatja; diferencimi nga të tjerët; njohja e Tjetrit si mënyra me të cilën shquajmë veten; apo vrasja e Babait për të afirmuar veten. Në rastet në të cilat Tjetri tashmë të ka diferencuar nga vetja dhe nuk dëshiron të asocionohet me ty, kjo lë pak ose aspak hapësirë për t’u përshtatur, apo për mbijetesë. Mbijetesa bëhet një çështje e brendshme, që i përket unitetit, i cili ekziston falë një …

Ronald Qema | 01.11.2022 | nyje.al “Nuk ishte e qara e famshme e lumturisë. Ishte ajo e qara që të permbyt kur ndihesh dobësisht fatkeq. Kur dikush ndihet fuqimisht fatkeq, atëherë vërtet ia vlen të qajë, i shoqëruar nga të dridhurat, nga përpëlitjet dhe, veçanërisht, nga publiku. Mirëpo, kur, përveçse fatkeq, ndihesh edhe i dobët, kur nuk ka vend per rebelimin, sakrificën apo heroizmin, atëherë duhet qarë pa zë, pasi askush s’mund të ndihmojë dhe je i vetëdijshëm se kjo …

Tashmë “tranzicioni” ka marrë fund, ose do të na shoqërojë gjithë jetën në forma të ndryshme. Na duhet një shteg a disa shtigje kuptimësore të rendit politik që po formësohet, ose formësuar tashmë. Kjo ese shtron disa reflektime për ‘shtetin teatër’ dhe marrëdhënien e tij me oligarkinë…

At Shtejfën Gjeçovi dje kishte 150-vjetorin e lindjes. Ndaj këtu po shtrojmë dy-tri fjalë, të cilat janë reflektime për një traditë kërkimore antropologjike në fushën e kanunit, shtetit dhe politikës në studimet antropologjike, që zë fill prej punës së at Gjeçovit….

Kanë ekzistuar rryma të ndryshme në art, të cilat kërkojnë të nxjerrin në dritë lidhjet e njeriut me natyrën. Në shoqërinë tonë të vogël, të zënë me halle ekzistenciale, moderniste e modernizuese, lëshuar shpeshherë në mohe e kotësime, raporti me natyrën u pa herë si tepri e herë si mungesë. “Trivet” vjen me një ftesë për të kthyer shikimin estetik dhe etik kah një lidhnie mes njeriut e botës përreth…

Intervista e mëposhtme përshkruan gjithë historinë moderne të Palestinës dhe të asaj të ndërlidhur me të nga fundi i shekullit të XIX deri në ditët e sotme. Temat prekin lindjen e sionizmit, qeverisjen britanike të kolonive dhe trashëgiminë e saj në lindjen e shtetit të Izraelit, mënyrën e tij të qeverisjes, implikimet e luftërave antikoloniale, dinamikat e brendshme të lëvizjes palestineze për çlirim dhe marrëdhënien e saj me lëvizje në vendet e tjera arabe, historinë e negociatave për përfundimin e konfliktit dhe përpjekjen e Izraelit vitin e fundit – të cilësuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si përpjekje që, sipas të gjitha gjasave, përbën gjenocid ndaj popullit palestinez – për çlirimin e pengjeve të marrë nga Hamasi pas sulmit të 7 Tetorit 2023 dhe për zhdukjen e këtyre të fundit…

Gjuha shkon aty ku dhemb
Gjuha shkon aty ku dhemb
Nga dasma në dasëm
Loading
/

Emanueli është fotograf dhe videograf i angazhuar kryesisht në festa të banorëve të qytetit të Kamzës. Prej vitesh punon me një grup bashkëpunëtorësh me fotografi, regjistrime dhe në post-produksione të rasteve familjare e kolektive. Dasmat janë më të shpeshtat, ndër më të rëndësishmet por po aq edhe ndër më të vështirat organizime në të cilat merr pjesë…

Armëpushim tani! Në Tiranë marshohet për ndalimin e pushtimit të Palestinës

Qytetarë, aktivistë dhe shtetas te huaj morën pjesë sot në një marshim solidarizues me popullin e Palestinës, me thirrjen globale: Armëpushim tani! Në komunikatën e mbajtur iu bë thirrje qeverisë të shkëpusë marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Izraelit dhe marrëveshjet ushtarake mes dy vendeve. Gjithashtu, protestuesit bënë thirrje për mbështetje qytetare dhe presion publik ndaj qeverisë për qëndrime humane në organizmat ndërkombëtarë.
 
Me pankarta në duar, flamuj të Palestinës dhe thirrje, protestuesit marshuan nga Sheshi “Nënë Tereza”, drejt Ambasadës Izraelite dhe mbajtën fjalët në Sheshin “Skënderbej”.
 
“S’është konflikt, s’është as luftë. Ky është genocid.” – u thërrit në masë nga protestuesit në ballë të ambasadës Izraelite, shtetit që tashmë është akuzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë nga Konventa për Parandalim dhe Ndëshkim të Krimeve të Gjenocidit në Rripin e Gazës.