Kanë ekzistuar rryma të ndryshme në art, të cilat kërkojnë të nxjerrin në dritë lidhjet e njeriut me natyrën. Në shoqërinë tonë të vogël, të zënë me halle ekzistenciale, moderniste e modernizuese, lëshuar shpeshherë në mohe e kotësime, raporti me natyrën u pa herë si tepri e herë si mungesë. "Trivet" vjen me një ftesë për të kthyer shikimin estetik dhe etik kah një lidhnie mes njeriut e botës përreth, asaj që rëndom e quajmë natyrë. Këto ditë në Kamzë, në shtëpinë e grupit ATA, qëndron e hapur ekspozita “Që prej motmotit". Vetë titulli të fton në një kohë të pakohëzuar dhe tërësisht të kohëzuar, apo prej kur nisi kohëzimi...

Do të parashtrohen tri histori, të cilat lidhen me emigrimin e pas viteve 1990. Pas parashtrimit do të bëj një reflektim të shkurtër antropologjik. 1.I shpronësuar, tokë shteti, shtëpi me anza. AC është rreth të 80-ve. Ka mbaruar së kosituri një parcelë aty pranë. Është maj 2009, prag zgjedhjesh të përgjithshme. Ulemi për kafe dhe biseda zë fill për tokën, shtëpinë, fëmijët. Pjesë e kësaj bisede është procesi i “të ngulurit këtu”...

Koka e një njeriu mund të ketë mesatarisht njëqind mijë flokë, e megjithatë secili njeri që ekziston mbi tokë ka një numër të ndryshëm flokësh nga të tjerët. Të njohësh numrin ekzakt të flokëve të dikujt do të thotë, fillimisht, t’a dallosh atë deri në imtësi si të ndryshëm nga tjetri, të përveçëm, të pazëvendësueshëm. Asnjë i njejtë me tjetrin. Sa kohë i duhet dikujt që të njohë numrin ekzakt të flokëve të dikujt tjetër? Sa përkujdesje? Një kohë e matshme në orë, minuta, a ditë? Po kur ngatërrohen fijet?...