E para Luftë botërore e pas-Luftës së Ftohtë, e ashtuquajtura Lufta e Gjirit, e zhvilluar gjatë presidencës së Bushit të parë (Atit) nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në shkretëtirën arabe që shtrihet midis Kuvajtit dhe Irakut — luftë rrufe, një luftë sa teo-teknologjike aq edhe tele-gjenike 1, sa vdekjeprurëse 2 aq dhe fiktive 3, po aq neokoloniale sa edhe hiper-konsensuale — u imponua si bilanci i pafré i shkruar furishëm nga fitimtari i shekullit “të rrëmbyer” politik që po mbyllej dhe paralajmërim i ri-orientimit të horizontit të shekullit që po vinte. Nëse shkenca politike njeh tashmë konceptin e “luftërave të çorientuara 4 ”, të cilat sa vijnë e shumohen jashtë kornizave shtetërore dhe territoriale të njohura, ajo e Gjirit ishte një luftë e orientuar, madje mbi-orientuar — dhe matrica e fshehtë e gjithë çorientimit që buron prej saj, si cifla orienti të shpërndara dhe rigjeneruara pafundësisht.
Në Gjadër, fshati i vogël në veriperëndim të vendit, nën diellin përcëllues të korrikut, rrugët janë të zbrazura. Me rëndësi strategjike përgjatë periudhës komuniste, fshati i bënte vend bazës më të rëndësishme ushtarake në rajon. Në atë periudhë, qielli gumëzhinte nga zhurma e avionëve në ulje teksa i drejtoheshin hangarëve të mëdhenj nëntokësorë të ndërlidhur përmes një rrjeti tunelesh. Pas rënies së komunizmit, baza u braktis dhe fshati u zbraz gradualisht për shkak të migrimit masiv. Sot kanë mbetur vetëm pak familje, shumë prej të cilave janë ende të lidhura ngushtë me kujtimet e jetës së dikurshme në Gjadër. Në njërin nga tre lokalet e vetme përgjatë rrugës kryesore të fshatit, takuam Jetmirin*, një i ri shqiptar i deportuar së fundmi nga Franca. “Më kthyen në Shqipëri para dhjetë ditësh,” na tregon teksa rrufit birrën. Si shumë të rinj të tjerë nga ky fshat i vogël, Jetmiri u largua nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë. Mirëpo, ëndrra e tij u ndërpre kur policia franceze e kapi pa dokumente.
“Si një element tradicional shqiptar me rrënjë të thella në kulturën e banuesve të zonës, qilimi është një element i cili shton vlera në hapësirat e shtëpive dhe sidomos përgjatë ecjes. Duke dashur të përcjellim këtë ndjesi në hapësirat publike të zonës, elementë dekorativë të qilimit ftojnë banorët që të përdorin shëtitoren.” Ky paragraf gjendej i shkruar në tabelën e njoftimit të punimeve për ndërtimin e shëtitores “Bashkim Gazidede” në Bathore…
Nëse jeni student/e i/e gazetarisë, letërsisë apo shkencave të tjera humane me interes në të shkruarit dhe raportimit ose nëse keni mbaruar studimet dhe kërkoni të profilizoheni në gazetari komunitare. Aplikoni në adresën tonë nyje.info@gmail.com, duke na dërguar materialet e mëposhtme brenda datës 20 janar 2024: Jetëshkrimin tuaj (max 3 faqe), letër motivimi (300-500 fjalë) dhe një produkt gazetaresk tuajin (në rastet kur aplikohet)
Në një bisedë me Sofinë, banore e Bathores, përgjatë zhvillimit të Laboratorit të Antropologjisë Urbane në vitin 2021 teksa e pyesim për shumësinë e luleve në oborrin e saj, ajo na përgjigjet se lulet ‘i kam për sy njeri, se nuk shihet muri i bardhë’. Sofia ishte zhvendosur në vitin 1994 në këtë lagje, në pasiguri të plotë shtetërore…
Liza dhe Ledioni, dy banorë të “5 majit” që shënjuan rezistencën e sotme kundër prishjes së shtëpive
nyje.al | 19.01.2022 “5 majit”, rrezet e diellit sot i sollën edhe policë, zjarrfikës e punonjës të IMT. Banesat e fundit po zbrasin për ti hapur rrugë prishjes që pritet të fillojë në orën dhjetë të mëngjesit. Banorët që kanë rezistuar kundër këtij aksioni janë shoqëruar, fqinjët e tyre tregojnë për rreth 6 të arrestuar. Shtëpia e Lizës Para disa kohësh, familja e Liza Markut ka qenë dëshmitare e shembjes së shtëpisë ngjitur. Të 14 pjesëtarët e familjes së saj …
Antonela Pepkolaj | 17.11.2021 | nyje.al Pranvera dhe vjeshta janë sezonet më praktike dhe të preferueshme nga punëtorët, sidomos nga punëtoret. Në orën pesë e dyzet të mëngjesit, kohë kur hëna ndërrohet shpejt e shpejt me diellin, nxitimthi lëvizin burra e gra, kush për të kapur mjetin e transportit për punë, e kush për të kapur punën. Gratë, duke ecur e biseduar me njëra-tjetrën, kanë hap më të qetë në pjesët e errëta dhe pa dritë të rrugës, se sa …
Armela Përleka | 27.06.2020 | nyje.al Të shumtë ishin klientët të cilëve iu shërbeja në kioskën e vogël ambulante ku punoja, por monotoninë e asaj dite të zakonshme pune nën zhurmën e Tiranës, do ta thyente Sara, një 10-vjeçare zeshkane dhe plot jetë që endej zbathur atë ditë të nxehtë vere. Sara bënte disa ecajake të çuditshme rreth kioskës. Diçka kërkonte. Kur iu afrova t’i flas, më përpinë sytë e saj të mëdhenj e të zinj që vështirë t’i kisha …
Mariana Syla | 20.02.2020 | nyje.al Kufizimi, një fjalë që ekziston në atë pjesë të mendjes e mbushur me frikë, turp a paragjykim. Duhet kohë ta mposhtësh dhe kur ia del, ndihesh i lirë… Ky mendim më vjen kur takoj Dovletin, një djalë që nuk e harron dot kollaj. 33-vjeçari është lindur në qytetin e Gramshit, vendi që e ka shenjuar jetën e tij. Shtatmesëm dhe energjik, ai e orienton lehtësisht trupin e tij në karrocën me rrota. Gazmor, i …
Diana Malaj | 02.06.2019 | nyje.al Kushdo që ka lexuar “Persepolis” –in e Marjane Satrapit mundet të kujtojë pa shumë vështirësi personazhin autobiografik Marzhi. Ajo orvatet të krijojë dhe të shpërfaqë pa teklif individualitetin e vet duke fshikulluar autoritetet e jetës familjare dhe publike, duke qenë njëherazi subjekt i indoktrinimit të tyre në kohë të ndryshme të jetës. Xhenisa i përngjan Marzhit. Historia e jetës së saj dhe e shumë bashkëmoshatareve të veta ka paralele me rebelimin e shpirtit dhe …
01.04.2019 | Diana Malaj | nyje.al Ngjarja nuk zhvillohet në Petërburg, por në një qytet-burg që për urë ka mbikalimet prej hekuri dhe fekalesh. Rrëfimi i Adës nga Kamza nuk është rrëfim sentimental i një historie intime, ama pak nga “Net të bardha” do na shërbejë herë pas here si fill përshkues i një grushti momentesh jetësore të bëra shuk në mendjen e saj. Si ëndërrimtari vetmitar. Rrëfimi në librin “Net të bardha” ndahet në katër net dhe një mëngjes. …
Tashmë “tranzicioni” ka marrë fund, ose do të na shoqërojë gjithë jetën në forma të ndryshme. Na duhet një shteg a disa shtigje kuptimësore të rendit politik që po formësohet, ose formësuar tashmë. Kjo ese shtron disa reflektime për ‘shtetin teatër’ dhe marrëdhënien e tij me oligarkinë…
At Shtejfën Gjeçovi dje kishte 150-vjetorin e lindjes. Ndaj këtu po shtrojmë dy-tri fjalë, të cilat janë reflektime për një traditë kërkimore antropologjike në fushën e kanunit, shtetit dhe politikës në studimet antropologjike, që zë fill prej punës së at Gjeçovit….
Kanë ekzistuar rryma të ndryshme në art, të cilat kërkojnë të nxjerrin në dritë lidhjet e njeriut me natyrën. Në shoqërinë tonë të vogël, të zënë me halle ekzistenciale, moderniste e modernizuese, lëshuar shpeshherë në mohe e kotësime, raporti me natyrën u pa herë si tepri e herë si mungesë. “Trivet” vjen me një ftesë për të kthyer shikimin estetik dhe etik kah një lidhnie mes njeriut e botës përreth…
Ne, përfaqësuesit më të vjetër të asaj që sot quhet “Shkolla e Frankfurtit”, së fundmi jemi akuzuar me zell për dorëheqje. Sipas kësaj akuze, ne zhvilluam elemente të një teorie kritike të shoqërisë, por nuk ishim të gatshëm të nxirrnim prej saj pasojat praktike. Nuk ofruam programe veprimi, as nuk mbështetëm veprimet e atyre që u ndjenë të frymëzuar nga teoria kritike. Nuk do të merrem me pyetjen nëse kjo mund të kërkohet nga mendimtarët teorikë, të cilët janë instrumente relativisht të ndjeshme dhe aspak të paprekshme nga tronditjet. Qëllimi që u bie atyre në një shoqëri të bazuar në ndarjen e punës mund të jetë i diskutueshëm; ata vetë mund të jenë të deformuar prej saj. Por, njëkohësisht, janë edhe të formuar nga ajo; natyrisht, nuk mund ta shfuqizojnë, thjesht me forcën e vullnetit, atë çka janë bërë. Nuk dua të mohoj elementin e dobësisë subjektive që i përket përqendrimit të ngushtë në teori. Megjithatë, mendoj se më e rëndësishme është ana objektive…
Në këtë kapitull propozoj të sjell për diskutim idenë e përdorimit të një objekti. Tema shoqe e marëdhënies me objektet më duket mua se ka marrë vëmendjen tonë të plotë. Ideja e përdorimit të një objekti nuk është, ama, shqyrtuar aq shumë dhe mund madje të mos jetë studiuar specifikisht. Ky punim mbi përdorimin e një objekti buron prej përvojës time klinike dhe është përvijim i drejtpërdrejtë i zhvillimit tim të posaçëm. Nuk mund të marr për të mirëqenë, sigurisht, që mënyra si janë zhvilluar idetë e mia është ndjekur edhe nga të tjerët, por do doja të vija në pah se ka patur një sekuencë dhe rendi që mund të gjendet në këtë sekuencë i përket evoluimit të punës sime…
Në tarracën e një ndërtese dykatëshe në Rrugën “Demokracia”, në Bathore, diellin nuk e pengon asnjë përmasë betoni. Është i ftohtë janari. Regjistruesi xhiron. “Unë kam pas një vetëgjykim”, thotë Klodi. “Kam ba 9-vjeçaren, jo fort larg prej këtu. Ishte e mbushur me tiransa dhe jugorë. Deri vonë nuk e pranoja që isha nga Bathorja, sidomos kur takoja persona që s’janë t’zonës. Bathorja shihej edhe ma poshtë se Kamza.” Klodi, Diana, Roni, Fidi, të tjerë që vijnë e na gjejnë në bisedë, rrinë, varin kokën e dëgjojnë, i përkasin gjeneratës Zeta, me një stil jetese larg kafeneve, qendrave tregtare dhe tërheqjeve të tjera sociale. Mes tyre dhe familjeve të tyre nuk ka ndonjë dallim të madh në të ardhurat financiare, në llojin e shtëpisë që kanë ndërtuar, në mjetet e transportit (autobus, biçikleta) që përdorin, në vullnetin për arsimim dhe në arritjet që kanë fituar. Pa harruar punën më vete apo në grup me vetëgjykimin, për të cilin flet Klodi, më shumë i provuar nga prindërit, apo fëmijët më të mëdhenj të familjes, mijëvjeçarët, në kohën kur Kamza dhe Bathorja si pararojë e saj, nuk kishte asfalt, ujë, kanalizime e drita…
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















