Met

Arabia ka Nurin, Greqia Olimpin, kurse Japonia Fuxhin. Shqipëria të thonë direkt se ka Tomorin, megjithëse Mali i Robit, edhe pse i përfolur si thjesht kodër, është mali më mistik në gjuhën shqipe, prej emrit. Mali i Robit. E ndoshta dhe i kam hipur gabimisht, pa e ditur se është mal, kësaj kodre, një pasdite të përjetshme vere në fillim të viteve 1990, me diellin që rrjedh butë faqeve të kodrës, mjaltë, nëpër rigon e manaferra të shpluhurosura, deri poshtë mes pishash shtatshkurtra, sa mbërrin plazhin, dielli këmbëzbathur.

Kedis Burrja | 16.06.2026 | nyje.al    Në këtë demonstratë qytetare jam marrë me fotografimin e ngjarjeve. Nëpërmjet fotografisë kam qenë dëshmitar i dy fenomeneve shumë të bukura: fuqia emancipuese e demonstratës popullore në Tiranë dhe rëndësia e parkut kombëtar Vjosë-Nartë për të folur të vërtetën. Në shesh, aktiviteti nisi si organizim i vogël, por ai kaloi që herët përtej kapacitetit organizues të çdo organizimi që e përbën atë. Protesta, tubimi, demonstrata e manifesti, janë përcaktime që nuk e përkufizojnë …

11.03.2020 | nyje.al Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bojkotuar mësimin dhe janë mbledhur në hyrje të kampusit për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Ata kërkojnë ulje të çmimit të naftës dhe të gjitha produkteve të tjera, mos lejimin e rritjes së biletave të transportit dhe mbështetje për fermerët. Disa nga pedagogët kanë dalë në mbështetje të studentëve gjithashtu. Studentët marshuan përgjatë gjithë kampusit të Universitetit për të mbledhur sa më shumë shokë e shoqe e më tej …

14.02.2022 | nyje.al  Edhe sot, si para dhjetë ditëve, banorët e Paskuqanit kanë bllokuar Unazën e Madhe. Indiferenca e pushtetit dhe zgjidhja e munguar e hallit të madh të shtëpive të tyre, i ka nxjerrë në rrugë.Të bashkuar me qytetarë të zonave të tjera që preken nga projektet e tjera publike, ata akuzojnë pushtetarët për mashtrim dhe lojë të ndyrë ekonomike, që ka sjellë edhe devijimin e projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe. Protestuesit kishin diçka për t’iu thënë …

 05.02.2022 | nyje.al  Bllokimi i Unazës së Madhe ishte akti i rradhës i banorëve të Paskuqanit, si mesazh ndaj institucioneve që për një rrugë po i nxjerrin nga shtëpia pa asnjë informacion se çdo të ndodhë me ta. Policia e Rendit u përpoq të mos lejonte ndalimin e qarkullimit, duke pasur përplasje me banorët. Përpos debateve, forcat policore përdorën dhe forcën për ti shtyrë ata nga rruga. Projekti i devijuar në Lotin 4 të Unazës së Madhe sjell shembjen e rreth …

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

Pavjo Gjini | 21.02.2022 | nyje.al 5 Maji, me 9 shkurt 2022, Ronald Qema Ditën e nesërme, përsëri, qindra policë pritet të marshojnë të nxjerrin me dhunë nga shtëpitë e tyre dhjetëra familje. Pas pastrimit të terrenit nga familjarët, fadromat nesër do të japin një goditje fatale, më të fortë se tërmetet që kaluam, dekadave punë, vit pas viti, të familjarëve të tërë me gjyshër, prindër, burra e gra, fëmijë e vëllezër e motra për ngritjen e tyre.   ‘Zhvillimi …

Pavjo Gjini | 04.02.2022 | nyje.al  Fotografi nga Ferdinando Scianna, Shqiperi Në panairin e fundit të librit, ndër disa libra që bleva, dy prej tyre mu dukën sikur të thërrisnin të lexoheshin së bashku: “Jetë Burgu” nga Fatos Lubonja dhe “Të Lirë” nga Lea Ypi. Teksa “Jetë Burgu” nuk duket të ketë tërhequr ndonjë vëmendje të publikut, “Të lirë” vazhdon të ngazëllejë e irritojë shumëkënd. Vëmendja brenda vendit për të dytin ndoshta lidhet me suksesin ndërkombëtar të librit dhe me …

Nebi Bardhoshi | 01.11.2021 | nyje.al Bathore, 1 nëntor 2018, fotografi nga Nebi Bardhoshi. Për Natën e të Shumtëve pakkush ka shkruar në etnografinë shqiptare, e ndërkohë të dhëna historike ka jo pak. Këtu do të ndalem vetëm te disa reflektime mbi çfarë kam vëzhguar deri më tash në terren. Kjo pjesëz vjen si pjesë e një projekti kërkimor që e kam quajtur përkohësisht “Etnografi e prehjes“. Përpiqem me hulumtu ato zona kohore në kulturë, ku njerëzit besojnë se bota …

Marrëdhënia e individit me shtetin është një tematikë e trajtuar mjaft shpesh në letërsi. Ky raport shfaqet përmes perspektivave të ndryshme. Vepra të ndryshme fokusohen në konfliktin midis individit dhe shtetit, duke shfaqur përpjekjet për të mbrojtur lirinë individuale kundrejt kontrollit mbytës të pushtetit, ose, në disa raste të tjera, përshkruhen marrëdhëniet komplekse midis individit dhe shtetit në kontekste të ndryshme historike dhe shoqërore…

Pas premierës së filmit “Një fidan dhe një lopatë”, të artistit të ri e regjisorit Nikolas Pipero një prej pyetjeve nistore që ju bë ishte ajo e merakut për “përjetësinë” e punës së tij. Nikolasi tregoi që për qënien e tij, edhe atë artistike, e tashmja dhe vendi i tij në të ishte më i rëndësishëm. Megjithatë është e pranishme edhe dëshira e tij për të krijuar memorie përmes punës së tij, aq kolektive sa mundet. Kjo përpjekje vërehet edhe në filmin që pati shfaqjen e tij të parë në hapësirën alternative për të rinjtë “Minus Art Space”…

Në kohën kur karnavalet na shpërfaqen me maskat veneciane, me ngjyra e xixa, në Bozovcë ende mund të shohim kremtimin e karnavaleve në një mënyrë më autentike në thelb e kuptim, të njohura ndryshe si edhe si Karnavalet Ilire në Tetovë. Bozovca është fshati më i thellë i malësisë së Sharrit, pjesë e qytetit të Tetovës. Majat e Sharrit të shtrira përreth, nuk të lënë pa të bërë përshtypje, duke i dhënë hijeshi të pamasë fshatit…

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.