Banorët e Paskuqanit bllokojnë Unazën e Madhe, kërkojnë të dinë çdo të ndodhë me shtëpitë e tyre

 05.02.2022 | nyje.al 

Bllokimi i Unazës së Madhe ishte akti i rradhës i banorëve të Paskuqanit, si mesazh ndaj institucioneve që për një rrugë po i nxjerrin nga shtëpia pa asnjë informacion se çdo të ndodhë me ta.

Policia e Rendit u përpoq të mos lejonte ndalimin e qarkullimit, duke pasur përplasje me banorët. Përpos debateve, forcat policore përdorën dhe forcën për ti shtyrë ata nga rruga. 

Projekti i devijuar në Lotin 4 të Unazës së Madhe sjell shembjen e rreth 120 shtëpive në veri të Lumit të Tiranës. Banorët prej vitesh në proces legalizimi kërkojnë të dëmshpërblehen.

Rruga mbeti e bllokuar për më shumë se një orë dhe pati mirëkuptim të drejtuesëve të automjeteve. Banorët, në kërkim të së drejtës, paralajmëruan përshkallëzim të protestave.

04.02.2022 | 18:13

Që prej orës 17:00, banorë të Paskuqanit kanë bllokuar Unazën e Madhe në kryqëzimin që e lidh atë me Bulevardin e Ri. Projekti i devijuar i Lotit 4, që lidh Shkozën me ish-sheshi Shqiponja sipas banorëve do sjellë shembjen e 120 shtëpive.
 
Transparencë është ajo çka banorët duan, ata kërkojnë të dinë:
– Pse është devijuar rruga, duke hequr dorë nga hapësira bosh bregut të lumit?
– Pse pas më shumë se 20 vitesh në proces legalizimi, ata kanë marrë vetëm javën e fundit një përgjigje refuzese?
– Si do të dëmshpërblehet mundi i tyre i mbi dy dekadave?
 
Të bashkuar në një hall, humbja e shtëpive, bashkë me banorët e zonave të tjera përreth Tiranës, protestuesit paralajmëruan përshkallëzim të protestave.
  • Post comments:0 Komente

Lini një përgjigje