Nebi Bardhoshi | 20.06.2026 | nyje.al    Shqipëria e Re është një aspiratë shoqërore, e cila po shprehet dhe konstituohet çdo ditë në Revolucionin e Flamingove. Duhet gjithashtu kujtuar se Shqipëria e Re ka qenë një aspiratë e kahershme. Një aspiratë që ka moshën e krijimit të shtetit shqiptar. Po ashtu duhet kujtuar se kjo aspiratë u rrëmbye dhe u instrumentalizua nga elitat politike, e sidomos nga regjimi komunist. Pas vitit 1990, gjëja e parë që ndodhi ishte rikthimi i …

Met

Arabia ka Nurin, Greqia Olimpin, kurse Japonia Fuxhin. Shqipëria të thonë direkt se ka Tomorin, megjithëse Mali i Robit, edhe pse i përfolur si thjesht kodër, është mali më mistik në gjuhën shqipe, prej emrit. Mali i Robit. E ndoshta dhe i kam hipur gabimisht, pa e ditur se është mal, kësaj kodre, një pasdite të përjetshme vere në fillim të viteve 1990, me diellin që rrjedh butë faqeve të kodrës, mjaltë, nëpër rigon e manaferra të shpluhurosura, deri poshtë mes pishash shtatshkurtra, sa mbërrin plazhin, dielli këmbëzbathur.

nyje.al | 20.07.2022 “Më në fund votuam një herë kundër” u shpreh një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kamzës, pas votimit lidhur me projekt vendimin e propozuar nga Bashkia që kërkonte të shpenzonte 22 milionë lekë për marrjen me qera të gjashtë automjeteve. Këto automjete sipas projekt vendimit do shkonin për katër administratorët e njësive të Bashkisë Kamëz, një prej tyre për Policinë Bashkiake dhe një tjetër për Inspektoriatin e Ndërtimit. Gjashtë makina, të marra me qera për një …

Grupi Ata | 30.05.2022 | nyje.al  13-14-15 Maj ishin ditët e Panairit “Kamza lexon”, aktivitet i Bashkisë Kamëz që u organizua në hapësirën e sheshit “Nënë Tereza”, përbri Pallatit të Kulturës. Njoftimi në rrjetet sociale rreth kësaj nisme i mëshonte faktit që ky aktivitet ishte ‘për herë të parë’, dhe se kishte pasur ‘kujdesin e pakursyer’ të kryetarit të bashkisë, Rakip Sulit. Nuk ndodh rrallë që njoftime të tilla të palatuara, synojnë të të ngjallin ndjesinë e borxhit karshi ‘drejtuesit’ …

nyje.al | 16.03.2022  Banoret e Laknasit pas shpalljes se vendimit ne Gjykaten Administrative Tirane, foto Ronald Qema Pas tre vitesh protesta, përballjesh institucionale dhe trup më trup me policinë për të mbrojtur pyllin e tyre, sot banorët e Laknasit kanë fituar gjyqin në shkallë të parë kundër Bashkisë Kamëz, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe firmës private “BioProducts”. Procesi gjyqësor i shkallës së parë, i filluar që prej vitit 2019, u dha të drejtë banorëve në pretendimet e tyre për paligjshmërinë …

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

Ronald Qema | 11.07.2022 | nyje.alTë udhëtosh nga Prishtina në Zagreb të duhen më së paku 10 orë rrugëtim me autobus përgjatë natës. Unë nisesha duke pasur destinacion një qytet tjetër. Në këtë udhëtim tranzit u gjenda ngjitur me Veronikën.  Kush është Veronika dhe pse po shkruaj për të?I marim me radhë. Së pari, sepse i urrej kufijtë. Ndjej ankth e faj teksa rreshtohem bashkë me të tjerët përpara xhamit të kabinës së Policisë Doganore në pritje të një miratimi …

Pavjo Gjini | 23.03.2022 | nyje.al  Foto nga protesta kundër rritjes së çmimeve, 12 mars 2022, Ronald Qema Pikërisht kur protesta qytetare kundër rritjes së çmimeve filloi të merrte hov e të bëhej masive, Kryeministri Rama i vuri mision vetes të turpërojë çdo qytetar që dilte të shfaqte në shesh me trupin e tij/saj problemet ekonomike me të cilat përballet dhe kërkesat përkatëse. Nuk ka lënë takim pa inskenuar me biznese dhe punëtorë për t’i nxjerrë protestuesit faqezinj që na …

Armand Haxhia| 21.03.2022 | nyje.al  Pas një periudhe goxha të vështirë dyvjeçare, le të themi krize shëndetësore, përballë na vjen problemi i ri ai energjitik. Energjia është nyja e prodhimit të çfarëdo lloj produkti. Një luhatje e këtij sektori tund të gjithë sistemin ekonomik, është kaq masive saqë impaktin e ka drejtëpërdrejtë tek xhepat e qytetarëve. Pra, kriza e energjisë prek prodhimin e bukës, lëndëve të para, hekurit të ndërtimit, çimentos, betonit, vajit, produkteve bazike ushqimore, rrjedhimisht kemi edhe rritjen …

Kanë ekzistuar rryma të ndryshme në art, të cilat kërkojnë të nxjerrin në dritë lidhjet e njeriut me natyrën. Në shoqërinë tonë të vogël, të zënë me halle ekzistenciale, moderniste e modernizuese, lëshuar shpeshherë në mohe e kotësime, raporti me natyrën u pa herë si tepri e herë si mungesë. “Trivet” vjen me një ftesë për të kthyer shikimin estetik dhe etik kah një lidhnie mes njeriut e botës përreth…

“Që prej motmoti”, ekspozita e tri motrave Paja mbi praktikat zakonore shqiptare, të mbinatyrshmen ndër krahina të ndryshme dhe peisazhet plot ngjyra të vendit tonë, vjen në Kamëz të premten e fundit të qershorit. Në hapësirën ekspozuese të Grupit Ata, nga data 28 qershor deri më 14 korrik, punët e artisteve do të prezantohen për të interesuarit në qytet por edhe më tej. Më herët ekspozita pati zënë vend në Besianë, në Kosovë. Prej 17 shkurtit deri më 3 mars, krijimtaria e artisteve nga Belshi u vizitua nga qindra banorë të qytetit në veri të Prishtinës. Ekspozimi i punës së tyre në Besianë, si “vend në skaj”, pati qenë thelbësore në përzgjedhjen e galerisë për artistet të cilat besojnë që arti nuk duhet mbetur vetëm në kryeqytet…

“Tërë jeta jonë psikike shfaqet si një luftë e vazhdueshme dhe patetike midis dëshirës së vetëdijshme dhe asaj të pavetëdijshme, midis veprimit të përgjegjshëm dhe instinkteve tona të papërgjegjshme”. Kasëm Trebeshina këtu, synon të përshkruajë dhe të studiojë botën e brendshme të një personazhi-fëmijë dhe lëvizjet më delikate të instinkteve të pavetëdijshme të tij. Bazë e krijimeve të tilla është nxitja e sjelljes sipas instinktit dhe veprimet e personazheve që dashur-padashur kundërshtojnë vlerat e përgjithshme morale kolektive…

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.