Proteste e dyte per cmimin e biletes, 26 janar 2026

nyje.al | 26.01.2026 Qytetarë të Kamzës u mblodhën pasditen e sotme para Bashkisë së qytetit në protestën e rradhës të organizuar nga partia “Lëvizja Bashkë” për të kundërshtuar rritjen e çmimit të biletës urbane dhe abonesë. Protesta u zhvillua teksa po pritej të mbahej mbledhja e Këshillit Bashkiak, si mënyrë për të përçuar drejtpërdrejt presionin për anulimin e menjëhershëm të vendimit për rritjen e çmimit të biletës dhe abonesë. Aktivistë dhe banorë denoncuan rritjen e çmimit të biletës, e cila …

Pranvera është stina jubilare e Jusuf Vrionit ; 110 vite qëkurse lindi, 25 që nuk është më. Orë bilancesh, me hir a me pahir ! Ky përkujtim është apokrif. Âmes sensibles s’abstenir ! Në ndërgjegjen kolektive Jusuf Vrioni njihet si agjenti më luksoz i eksportit kulturor shqiptar nën diktaturë, përkthyesi i talentuar i veprës së Enver Hoxhës dhe Ismail Kadaresë. Në Francë ! Attention, lumière (aveuglante) ! Deri këtu, bilanci është i qartë, ndërgjegjja e kthjellët. Prej këtu e poshtë, çështja/dosja Jusuf Vrioni vjen e ndërlikohet. Achtung, achtung ! Ndërlikimi ndodh në nënndërgjegje. Nothing is as obvious as the invisible! Bëhet fjalë për nënndërgjegjen e një tabori të caktuar të elitave të fabrikës diktatoriale. Është në gjirin e këtij kolektivi ku ndodh mrekullia që e kthen Jusuf Vrionin në imazh. Η εικόνα του Ιωσήφ ! Jusuf Vrioni, imazhi pa zë i aristokratit ideal. Ikona e aristokratit. Mjaft imazhi ! Non fraintendere, non si tratta di una casualità ! Sepse fabrikimi i ikonës mjeshtri, fabrikuesit e ikonës mjeshtra...

Ky është stacioni i Universitetit Bujqësor që shënjon dhe hyrjen faktike në territorin e bashkisë Kamëz. Mund ta konsiderojmë si hapësirën publike ndoshta më të gjelbëruar në urbanen e Kamzës, kjo prej harlisjes së bimësisë që vjen nga banesa ngjitur. E sjell këtë imazh në nisje të kësaj analize duke marrë shkas nga politikat e gjelbërta të bashkisë në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile që operojnë në qytet e që duket sikur mbyllin sytë dhe imagjinojnë një të ardhme plot “jeshillëk” kur të tashmes i tejkalojnë anës…

Të hënën u mbajt mbledhja e Këshillit Bashkiak Kamëz për muajin prill. Takimi u hap me falenderimet e Iris Luarasit ndaj Këshillit dhe Bashkisë Kamëz për miratimin e Planit Social 2024-2026. Ka një tendencë në rritje të bashkisë së Kamzës për të ftuar figura që ia lejojmë vetes t’i quajmë intelektualë me popullaritet, me të cilët të mund të shpërlajë imazhin e saj kur flitet për menaxhim qyteti dhe politika kulturore. Si shumë të tjerë, edhe intelektualja në fjalë, sapo hap gojën për t’u shprehur për Kamzën…

Një sallë e re për mbajtjen e aktiviteteve politike i është shtuar qytetit të Kamzës. Në shkollën 9 -vjeçare “Demokracia” të rindërtuar, në një sallë të mbushur me gjimnazistë, kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli firmosi marrëveshjen me ministren e arsimit për Kartën e Studentit këtë të mërkurë. Bën shumë sens që ajo sallë të jetë e mbushur me gjimnazistë sepse ndonëse vendimi për subvencionimin e transportit urban nga linjat e qytetit është marrë që …

fotografi nga arkivi familjar, credits Antonela Pepkolaj

Antonela Pepkolaj| 19.07.2022 | nyje.al*Ky është një portretizim bazuar në histori të vërtetë, rrëfyer nga një banore e Kamzës.  Mera u fejua kur ishte 11 vjeçe. D.m.th e fejuan. Ishte e gjatë, e bardhë, e brishtë, e heshtur, syshkruar dhe kureshtare. Tash është vetëm e gjatë. I shoqi, asokohe, ishte 30 vjeç, i rritur vetëm me të atin, dy vëllezër dhe një motër. E ëma i vdiq në spital. Nuk dihet nëse vdiq nga fruthi apo nga orteku i bores …

Antonela Pepkolaj | 19.06.2022 | nyje.al Klodi është nga ata tropojanë që është krenar që është nga Tropoja, i cili flet për vendlindjen e tij sikur po flet për ndonjë veçori të karakterit të vet. Një takim i parë me Klodin është një eksperiencë mjaft e gjallë. Klodi është tipi ekstrovert dhe i zhdërvjellët, humori i të cilët, shpesh me nuanca ‘kuq e zi’ nuk anashkalohet të paktën pa nënqeshje. Ai është një banor i Kamzës, në zonën e Bathores, …

Fotografi nga Cerkeza, kredite Nebi Bardhoshi

Antonela Pepkolaj | Portretizim letrar | 15.06.2022 | Prej kupës së qiellit kumbon një zheg i paparë, që duket sikur e avullon diellin brenda horizontit të dy syve. Ajri drithëron krejt peizazhin dhe i bën të duken varrezat përbri kodrinës ku po qëndroj, si një tufë me njerëz që vuajnë nga ankthi. Ngjyrat shkëlqejnë aq shumë, kombinohen dhunshëm, si tekstura e një stofi të lirë. Ullinjtë shpërndajnë fresk dhe hije. Bari reflekton aromë dheu të ftohtë dhe, tutje në të …

Qendra "Shprese", fotografi nga Antonela Pepkolaj

Antonela Pepkolaj| 08.06.2022 | nyje.al  Nën Shqipërinë komuniste, një mësuese e gjuhës angleze, kërkon Zotin që s’e ka njohur kurrë dhe i lutet në ditaret të cilat i ruan të kyçura me çelës. Një vit para rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, Besa Shapllo, mësuesja, vendoset në kontakt me një çift amerikan, të cilët e njohin me fjalën e Zotit dhe i dhurojnë Biblën, gjë të cilën ajo e interpreton si përgjigjia e Zotit ndaj lutjeve të saj. Duke ndjerë …

Qendra Dandelion

Antonela Pepkolaj | 26.05.2022 | nyje.al  Në hyrje të rrugës Roma, ndodhet qendra Dandelion; qendër edukuese dhe argëtuese për fëmijë. Klodiana Prençi, një e re nga Kamza, vendosi të themelonte këtë qendër duke qenë se e pa të nevojshme për një qytet si Kamza meqë shërbime të tilla i mungojnë nevojave të qytetarëve. Themelimi në fillim nisi si projekt, një thirrje për sipërmarrje për vajza dhe gra në Kamëz, në të cilën Klodiana aplikoi dhe fitoi, mandej, kjo nismë  mori trajtat …

Ronald Qema | 10.05.2022 | nyje.al Që prej vitit 2012, për arsye nga më të ndryshmet, stinën e verës e kam kaluar duke punuar, sadopak, kudo ku mundesha. Por, dy verat që kurrë s’do më shqiten nga mendja janë ato të viteve 2016 dhe 2017. Punoja në fasoneri. Mbaj mend që tashmë i kisha mbushur 17 vjeç dhe ishte disi më e pranueshme që të punoja në fabrikë, ndonëse ka pasur raste boll që kanë punësuar edhe më të rinj.  …

Në vitet ’80, disa studiues filluan ta emërtojnë fazën e kapitalizmit që po merrte hov në Perëndim falë politikave neoliberale si “kapitalizëm i çorganizuar”. Ky lloj i kapitalizmit shoqërohej me: zhbërjen e marrëveshjeve ndërkombëtare për stabilizimin e flukseve financiare dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të reja për tregtinë e lirë dhe heqjen e barrierave tarifore, çmontimin e rolit të shtetit në kontrollin e kapitaleve dhe orientimin e tyre, çmontimin e të drejtave dhe organizimit të punëtorëve në vendin e punës, dhe çmontimin e një sërë mekanizmash për mbrojtje sociale. Dëshira mbizotëruese ishte ajo për liri individuale sipërmarrëse pa shtrëngesa dhe orientime shtetërore, liri kjo deri në çorganizim…

Përse me tezën e Ukshin Hotit sot, pikërisht sot? Do mund të përmendeshin shumë mirë një sërë arsyesh. Por nuk dua të përmend e të merrem as me zhvillimet politike globale; as me “kohët interesante” në kuptimin e shprehjes që mendohet se është kineze; as me risitë e rizgjedhjes së D. J. Trump si president i ShBA-së – e me heqjet e fondeve ndaj ministrive e SPAK-ut; as me implikimet sa i përket BE-së sidomos në aspektin e sigurisë ushtarake e tjetërsoj; as me zhvillimet gjeopolitike rajonale, përfshi këtu protestat në Serbi kundër korrupsionit dhe Vuçiçit; as me faktin që ka zgjedhje të përgjithshme parlamentare në të dyja republikat shqiptare së afërmi; as me faktin që prospekti i integrimit në BE është pikë kyçe e strategjisë së partisë mbizotëruese në Shqipëri – me idenë që mundësisht deri në 2028-n, pra muaj përpara zgjedhjeve të radhës të rregullta të 2029-s, në të cilat pritet të rifitojë po ajo Parti Socialiste…

Dy ndërdyzime i paraprijnë idesë nëse duhet shkruar më për temën e “Shtetit të Bektashinjve”. E para ka të bëjë me natyrën komike të propozimit, ndërsa e dyta me faktin se kjo ide prek apo cenon një prej tabuve shoqëri-krijuese. Edhe në këtë përsiatje analiza do të bëhet nën dritën e antropologjisë politike që bën bashkë teorinë e ‘shtetit teatër’, rrengshorit, dhe antropologjisë të së keqes…

Në këtë kapitull propozoj të sjell për diskutim idenë e përdorimit të një objekti. Tema shoqe e marëdhënies me objektet më duket mua se ka marrë vëmendjen tonë të plotë. Ideja e përdorimit të një objekti nuk është, ama, shqyrtuar aq shumë dhe mund madje të mos jetë studiuar specifikisht. Ky punim mbi përdorimin e një objekti buron prej përvojës time klinike dhe është përvijim i drejtpërdrejtë i zhvillimit tim të posaçëm. Nuk mund të marr për të mirëqenë, sigurisht, që mënyra si janë zhvilluar idetë e mia është ndjekur edhe nga të tjerët, por do doja të vija në pah se ka patur një sekuencë dhe rendi që mund të gjendet në këtë sekuencë i përket evoluimit të punës sime…

Në tarracën e një ndërtese dykatëshe në Rrugën “Demokracia”, në Bathore, diellin nuk e pengon asnjë përmasë betoni. Është i ftohtë janari. Regjistruesi xhiron. “Unë kam pas një vetëgjykim”, thotë Klodi. “Kam ba 9-vjeçaren, jo fort larg prej këtu. Ishte e mbushur me tiransa dhe jugorë. Deri vonë nuk e pranoja që isha nga Bathorja, sidomos kur takoja persona që s’janë t’zonës. Bathorja shihej edhe ma poshtë se Kamza.” Klodi, Diana, Roni, Fidi, të tjerë që vijnë e na gjejnë në bisedë, rrinë, varin kokën e dëgjojnë, i përkasin gjeneratës Zeta, me një stil jetese larg kafeneve, qendrave tregtare dhe tërheqjeve të tjera sociale. Mes tyre dhe familjeve të tyre nuk ka ndonjë dallim të madh në të ardhurat financiare, në llojin e shtëpisë që kanë ndërtuar, në mjetet e transportit (autobus, biçikleta) që përdorin, në vullnetin për arsimim dhe në arritjet që kanë fituar. Pa harruar punën më vete apo në grup me vetëgjykimin, për të cilin flet Klodi, më shumë i provuar nga prindërit, apo fëmijët më të mëdhenj të familjes, mijëvjeçarët, në kohën kur Kamza dhe Bathorja si pararojë e saj, nuk kishte asfalt, ujë, kanalizime e drita…

Jashtë trajtimit psikoanalitik, menaxhimi i një psikotiku është padyshim trazues. Herë pas here kam bërë vërejtje kritike e të mprehta për prirjet moderne në psikiatri, për përdorimin me lehtësi të tepruar të dridhjeve elektrike dhe lobotomitë tepër drastike. Për shkak të këtyre kritikave që kam shprehur, dua të jem i pari që njeh vështirësinë e skajshme që përfshin detyra e psikiatrit dhe sidomos e infermierit mendor. Pacientët e çmendur gjithmonë përbëjnë një barrë të rëndë emocionale për ata që kujdesen për ta. Do mund t’i falim ata që bëjnë këtë punë nëse bëjnë gjëra të tmerrshme. Kjo nuk do të thotë, megjithatë, që duhet të pranojmë çfarëdo që bëjnë psikiatrit dhe neurokirurgët si të arsyeshme sipas parimeve të shkencës…

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.