Kujdesi që na mohohet është forma më e qetë e dhunës. Është dhuna që nuk e përplas derën, por e mbyll ngadalë. Që nuk lë gjurmë në trup, por në jetë. Është dhuna që e ushtron pushtetin në heshtje, nëpërmjet burokracisë që zëvendëson ndërgjegjen, referimit që zëvendëson mbështetjen, statistikës që zëvendëson kujdesin. Është ajo dhunë që e ndien kur i drejtohesh shtetit dhe ai nuk përgjigjet - sepse nuk të ka menduar kurrë si subjekt që meriton jetë të jetueshme...
Nuk është çështja nëse zgjedhjet u vodhën. Sot kemi të bëjmë me një sistem ku zgjedhjet kontrollohen nga partia në pushtet – Partia Socialiste. Ajo deklaron se është modernizuar, ndaj dhe fiton. Në fakt, është modernizuar për të vjedhur më mirë dhe, akoma më tepër, për të kontrolluar votën në mënyrë të paligjshme dhe jashtë kornizave institucionale. Kemi të bëjmë me një sistem tashmë të njohur dhe të përshtatur – një model i sofistikuar i manipulimit elektoral. Forma më e njohur është ajo e Putinit; forma të tjera hibride të këtij modeli hasen brenda dhe jashtë Bashkimit Europian...
Diana Malaj | nyje.al |12.04.2020 | Në dhjetor të vitit 2015 nëpërmjet VKM nr. 1072 është miratuar Plani Kombëtar i Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2016-2020. Ky Plan është miratuar për shkak të varfërisë ekstreme, analfabetizmit e po ashtu vdekshmërisë së lartë si pasojë e diskriminimit dhe margjinalizimit të këtyre komuniteteve në skajet e shoqërisë tonë. Plani parashikonte masat dhe aktivitetet institucionale për nxitjen e integrimit përmes garantimit të aksesit në drejtësi, arsim, shëndetësi dhe marrëdhënie pune të …
Mariana Syla |09.04.2020 |nyje.al Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar pozitive 9 raste të reja me Covid-19 duke e çuar në 409 numrin e të prekurve. Përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj me 53%. Po në ditën e sotme, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar në 165 numrin e tyre.Në dy spitalet COVID aktualisht marrin shërbim 58 pacientë. Në …
Mariana Syla |08.04.2020 |nyje.al Insituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 236 teste për raste të dyshuar, ku 17 prej tyre rezultojnë të prekur me Covid-19 duke çuar në 400 numrin e të prekurve. Po në ditën e sotme janë shëruar 23 pacientë duke e çuar në 154 numrin total të të shëruarve.Në shërbimin infektiv janë shtruar 52 pacientë. Në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndodhen 6 pacientë të shtruar. Prej tyre 5 pacientë janë në …
A. V |19.04.2020 | nyje.al Nuk është se ne kuksianët reshtëm së ngrëni ushqime bio, as sepse ndaluam së qëni ata të maleve që nuk i tremben të ftohtit e viruseve, por ashtu siç pritej… ai erdhi mes nesh. Dikush, mes atyre që vazhdojnë të dalin shëtitje edhe pas infektimit në masë, tha ta quajmë grip si gjithmonë dhe po priste me kureshtje simptomat: kollë, vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe për të gjitha këto të trajtohej me çaj …
Fejton |09.04.2020 |nyje.al -Or drejtor, pashë atë mduket. E dallova nkrâje. Ene te ecmen nilloj e kish pâ. Me flokë pak, me mullën përpara si do caull t’diskriminum obez nkolegjet amerikane.-Kë pe mor?-Oj ka kalu parës, ishte bashk’ me nja dy qerë. Njofto shpejt kryetarin, të vâje urgjentisht në zyrë se po u ul ai nuk di me e lshu mo. I ka dhanë provat qaj burrë. Edhe ai kryetari i jonë apo s’asht i dobt dhe i vol me …
Nebi Bardhoshi |08.04.2020 |nyje.al Shënime etnografike për Ditën Ndërkombëtare të Romëve ParantezëNë kohën e Partisë së Punës, romët vinin herë pas herë në lagjen ku jam rritur. Nuk e di pse, por dukej sikur ndryshonin stinët kur vinin Romët, ose romët vërtet vinin kur stinët ndryshonin. Më shumë vinin në vjeshtë. Vinin gra, burra, fëmijë bashkë. Gratë ishin të veshura me rroba me shumë ngjyra, por veç rrobave me shumë ngjyra shisnin dhe shumë shami me ngjyra. Ato shami i …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















