Aktivistët e Zall Gjoçajt, Adem Xhokola dhe Dhimitër Koleci, bashkë me protestuesin dhe përkrahësin e kauzave mjedisore Jorgji Locaj janë vënë së fundmi në dijeni nga Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë se janë paditur nga kompania ‘Seka Hydropower’ për kryerjen e veprave penale të fyerjes dhe shpifjes të kryera botërisht. Kompania, duke iu referuar deklaratave të aktivistëve në mediat kombëtare dhe rrjetet sociale, pretendon se ata kanë kryer këto vepra penale lidhur me ligjshmërinë e kontratës koncesionare, respektimin e kuadrit ligjor mjedisor, të drejtave të komunitetit, statusit të zonës së mbrojtur, etj.. ndonëse të gjitha këto çështje janë aktualisht objekt gjykimi në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë. Krahas proceseve në Tiranë, një proces tjetër që po gjykohet është në gjykatën e shkallës së parë, Lezhë dhe kontestimet e banorëve janë të mbështetura në dokumente zyrtare, akte ekspertimi, vendime gjykatash dhe denoncime të vazhdueshme të banorëve...
Në protestën e djeshme në solidaritet me popullin palestinez u përsërit akuza ndaj qeverisë shqiptare si bashkëpunëtore e shtetit gjenocial të Izraelit dhe u rikujtua thirrja se të heshtësh është të jesh bashkëfajtor. Valë zemërimi dhe solidariteti përshkruan manifestimin në Sheshin Skënderbej që u njoftua jo vetëm si reagim kundër gjoncidit të vazhdueshëm në Gaza. Protestuesit u mobilizuan në solidaritet dhe kundër ndalimit të anijeve të ndërhyrjes humanitare të Flotiljes Sumud si dhe denoncuan mos-veprimet e shtetit shqiptar ndaj të akuzuarit për krime lufte ndaj Yoel Kaplan, kryerabini që merr pjesë aktivisht në ofensivat ushtarake ndaj popullit palestinez. Përgjatë protestës thirrjet i drejtoi një palestinez, duke e bërë më të ndjeshme kërkesën për ndërgjegjësim ndaj asaj çka po ndodh në Gaza...
29.06.2020 | nyje.al Mbledhje e banorëve të Laknasit, 28.06.2020. Foto nyje.al Banorët e Laknasit vazhdojnë të palodhur të mbrojnë të vetmen hapësirë të gjelbër të zonës ku jetojnë, të quajtur “Plepat e Brukës”. Përplasja mes banorëve dhe shoqërisë “BioProduct” shpk, me pronar Bledar Dacin daton që prej vitit 2019. Pas shumë protestave, përballjeve fizike dhe hetimeve penale, sot banorët janë në gjykatë administrative të shkallës së parë dhe në Apel për ta mbrojtur zonën nga transformimi i saj në thertore. …
nyje.al | 24.06.2020 Një ndër përshtypjet e vjelura nga vizitorë-kalimtarë të Kamzës para disa vitesh- që e sheh vendin e tjetrit me qartësinë e shkimit nga jashtë– rrugëve të Zall-Mnerit, ishte habia që asnjë rrugë në qytet nuk është rrugë qorre, dhe në fundin e asnjërës prej tyre nuk të del përballë një pallat apo një shtëpi që të ndërpret kalimin e të bën të kthehesh mbrapsht për tjetër dalje. Secili shteg në Kamëz e ka një rrugëdalje, që të …
Maturantët janë mbledhur edhe sot para Ministrisë së Arsimit për plotësimin e kërkesave që parashtruan në peticionin që dorëzuan ditën e djeshme. Protestat e gjimnazistëve lindën pas provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë i cili sipas maturantëve ishte i paqartë dhe i pasaktë. Në peticion, ata i kërkojnë ministrisë ndryshim të skemës së vlerësimit, hartim të provimeve sipas modelit të parashtruar, publikim i çelësit të provimit brenda dy orëve të përfundimit, raport 60%/40% mes notës së lëndës në shkollë dhe …
Intervistë | 12.08.2020 | nyje.al Në vazhdën e studimeve të tij mbi antropologjinë e ligjit dhe antropologjinë politike, antropologu Nebi Bardhoshi është marrë së fundmi me kauzën e mbrojtjes së ujit dhe politikave neoliberale në Shqipëri. Në konferencën “Horizonte të reja brenda dhe përtej Europës“, organizuar nga Organizata Europiane për Antropologji Sociale gjatë muajit korrik, studiuesi Nebi Bardhoshi ka prezantuar hulumtimin e tij me titull “Mbi antropologjinë e Ujit: Natyra, Kultura dhe Shteti Neoliberal”. Ky studim shkencor adreson një ndër çështjet …
Fejton| Satirë |18.07.2020 -A je si je Xhelal Mziu? Si t’kam? A ma kie numrin a ma ke fshi?-O njateta Rakip Suli. Si ore s’ta kam…jena patriota e dashamirsa, mrapa rivala politik or Rakip. Ta kam, ene me fotografi biles. M’del fotoja jote me kmishë t’bardhë e kollare sa t’mi bish.-Aaaa ta njefsha t’majrën se për kta t’i rashë telefonit. Kur po e lam ni takim se kam me t’than ni sen. Du me t’kerku ni nder.-Qish sot se un …
Pavjo Gjini | 04.07.2020 | nyje.al Imazh i marrë nga Grand Rapids Art Museum Pasditen e një të premteje pandemie, në autobuzin e linjës plot e përplot rrugës së kombit, vetja të duket si kafshët përmbi njëra-tjetrën tregjeve të gjësë së gjallë të Wuhan-it. Drejt bregdetit pakufi, si peshqit e mbeturinat rrjedhohemi në horizontin e pamatë. Por në autobuz, tjetër mision po përmbushet. Do të shpëtojmë turizmin, na ka bërë thirrje komandanti me shku në front, një komb i bashkuar …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















