S’mu duk sikur në fytyrën e tij kishte keqdashje. Më erdhi si fjali e thënë pateklif, gati si për t’u kapur pas një bote të njohur, ku gjithçka ngelet në vend: gruaja në shërbim, burri “kryefamiljar”, fëmijët në rresht, Zoti në mur. Mjafton një fjali e tillë për të kuptuar se sa pranë sipërfaqes notojnë pasiguritë nga frika e humbjes së busullës. Një dridhje e vogël në tonin e përditshmërisë tregon se sa e brishtë është ajo “qetësi” që e kemi menduar si traditë. Deri në urrejtje. Parehatinë që rri pezull dhe gërryen çdo përpjekje për të folur për drejtësi, pavarësi, çlirim e sheh kudo në komente online, tryeza familjare, mjedise pune, në predikime e panele publike...
Për pacientët onkologjikë, familjarët e tyre dhe aktivistët ky tetor nuk shënjohet prej fjongos rozë. Ajo është zhytur në të zezën e vdekjeve të shkaktuara nga neglizhenca në sistemin shëndetësor. Me tullumbace të zeza në duar, si simbol i zisë së humbjeve të jetëve, ata protestuan mëngjesin e djeshëm përballë Ministrisë së Shëndetësisë. Përmes pankartave që mbanin në duar, ata shpalosën listën e gjatë të problemeve: nga mungesa e kimiove, tek Brakiterapia jashtë funksionit dhe akseleratorët që prishen çdo dy javë. “U thonë grave e vajzave diagnostikohuni e ndërkohë në Spitalin Onkologjik, në qendrën më të madhe ku bëhet lufta kundër kancerit, nuk ka mamografi. Ka më shumë se 10 ditë që mamografia në Spitalin Onkologjik nuk punon. U thonë grave e vajzave diagnostikohuni e s’kanë ilaçe për kancerin e gjirit. Njëherë japin herceptinë, mbaron herceptina japin fezgo, mbaron fezgo japin herceptinë, kundër çdo protokolli ndërkombëtar e që njeh kjo betejë me kancerin.” - tregoi gazetari dhe njëkohësisht bashkë-organizator i protestës, Osman Stafa...
Qindra qytetarë të Kamzës kanë protestuar në bulevardin kryesor të qytetit pasi janë njoftuar pas 4 orësh pritje se abonetë e transportit publik nuk do të shiten as ditën e sotme. “Jam zgjuar në orën 5 të mëngjesit se na kishin thënë që dalin sot” – u shpreh një qytetare, “mendova se do mbaroja punë shpejt dhe do kisha ditën përpara por mbetëm këtu”….
Pa vota të numëruara, buxheti i vitit 2024 për Bashkinë Kamëz u miratua më datë 18 dhjetor nga Këshilli Bashkiak i qytetit. Debatet, situata e tensionuar dhe paqartësia në ngritjen e kartonave e gjeti të papërgatitur sekretaren e Këshillit dhe nuk mundi dot të numëronte duart e ngritura në favor të buxhetit. …
Zërat që vijnë nga lumi Flim flasin për rezistencën e banorëve të Zall Gjoçaj prej pesë vitesh tashmë, por ato mbartin edhe gjuhën e rezistencës së vetë lumit, flasin për pyjet, për bletën, për troftën, për shpendët dhe për të gjitha ato gjallesa që nuk frymojnë më në atë zonë për shkak të shkatërrimit që vjen nga bashkëpunimi…
06.02.2019 | nyje.al Mësues Dedën e takojmë në mëngjes herët para se t’i fillojë mësimi. Ai jep prej shumë vitesh lëndën e letërsisë për gjimnazistët e shkollës “Elez Isuf Ndreu” në Bathore. Mes angazhimeve si mësues, si kryefamiljar, e me detyrimet e të drejtës zakonore e të traditës mbi shpinë, ia del të shkëputet për pak nga punët e tij të përditshme. Dedë Qokaj ka lindur në Curraj të Epërm, Nikaj-Mërtur, në Tropojë. Ardhja e tij në Kamëz, i përngjason …
Aurora Leka | 22.09.2018 | nyje.al Në rrugën që ndan mespërmes Bathoren, pasi kalon pemët e mëdha në hyrje që rrinë gjithë vitin të gjelbëruara, në krahun e djathtë, mu në derën e një shtëpie trekatëshe, në një skelet druri varen 10-15 çifteli, lahuta e sharki. Goditja e një çekiçi dëgjohet në ato çaste kur nuk kalojnë makina. Pastaj tinguj të sforcuar muzike. Nën hijen e hardhisë së rrushit, në një skutë të oborrit, Zef Rustemi gdhend çiftelinë e rradhës. …
Aurora Leka | 23.06.2018 | nyje.al Kristina ka lindur në Athinë. Kur ishte e vogël dhe jetonte akoma në qytetin ku kishte lindur, ajo luante gjithë kohës me biçikletë si shumë fëmijë të moshës së saj. I pëlqente vizatimi dhe baleti, madje për këtë të fundit kishte nisur edhe një kurs. Prindërit punonin në një servis makinash.Në vitin 2008 ata kthehen nga emigracioni me dëshirën për të ndërtuar diçka në vendin e tyre dhe vendosen përfundimisht në Kamëz. Ndërtojnë një …
Aurora Leka | 15.06.2018 | nyje.al Desara Gashi, 17 vjeç, është një nxënëse me rezultate shumë të mira në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz. Ajo është vajza e madhe e një familje të vogël. Vëllai i saj është 13 vjeç. Nëna punon mësuese, ndërsa babai ka bërë aq shumë punë të ndryshme sa nuk ka mundur të mbajë vetëm një zanat në jetë. Familja e Desarës ka ardhur nga Kukësi për të jetuar në Kamëz. Desara dhe i vëllai kanë …
Aurora Leka | 17.02.2018 | nyje.al Në një qytet që nuk i ka bërë ende dy gisht vend artit, diku në një rrugicë jeton një familje piktorësh. Më e vogla, Raimonda, e sapo diplomuar në fizioterapi dhe piktore, rrëfen përditshmërinë e saj në mes të këtyre dy realiteteve. Korridori i ftohtë i shtëpisë së saj i përngjan një galerie arti në periferi. Në shkallët me beton të varfër vetmojnë ngjyra, telajo, piktura të kthyera me shpinë nga dyert. Pikturat e …
Aurora Leka | 24.12.2017 | nyje.al Ervis Biba, 20 vjeç me origjinë nga Dibra jeton prej 15 vitesh në Bathore. Që në moshën 16 vjeçare është angazhuar vullnetarisht me qëndrën “Ditë e Re” dhe sot është një nga aktivistët e saj më të mirë që merret më fëmijët e qytetit të Kamzës. https://www.youtube.com/watch?v=qf9PymxtTpI
Në fund të shkrimit pararendës kam lëshuar një fjali, e cila tingëllon disi kërcënuese, teksa thuhet se, nëse nuk do të jepnim rëndësinë që ka loja e vendloja në kulturë, do të kishim një shoqëri e cila sheh jetën si lojë ose si luftë. Mëtimi im është se, për të dalë prej kurthit të jetës si lojë apo si luftë, sfera e lojës dhe e luftës duhet qartësuar, si të thuash duhen ndarë. S’ka mëdyshje se do të ketë lojë luftash apo lojë si strategji lufte, por këto praktika janë të qarta se cilës sferë i përkasin. Po ashtu, nuk ka mëdyshje se nganjëherë njerëzit i paqartësojnë qëllimisht këto dy fusha…
Të flasësh për lojën seriozisht ka qenë parë si gjë e kotë. Kotësia e saj lidhej me imazhin se loja është punë fëmijësh, diçka sa për ta kaluar kohën apo, fundja, si diçka që nuk sjell përfitim. Kjo është vetëm pamja e parë, sepse loja përshkruan gjithë jetën e njeriut. Edhe jeta është njëfarë loje! Loja është edhe si shteg lidhës me tjetrin, por, po aq, ajo është përjetim provash e sprovash brenda vetes. Loja është një hapësirë improvizimesh, transformimesh e kreativiteti, por do kishim veçuar atë që thotë …
Pavjo Gjini | 23.10.2022 | nyje.al Marrë nga dokumentari “Badiou”, 2018 Kam qenë fatlum që për katër vite kam punuar si profesor i jashtëm/asistent në FSHS (UT). Për seminaret e një lënde jam paguar rreth 25.000 lekë për semestër (jo për muaj), me kontratë shërbimi të përvitshme, pa siguracione, pa zyrë, pa literaturë të përditësuar në bibliotekë, pa pagesë të orarëve të konsultimit me studentët apo të detyrimeve të tjera administrative që dalin. Pagesa kryhej katër muaj pasi ke mbaruar …
Një javë më parë gazetari dhe kritiku i artit, Vincent van Gerven Oei, është përballur me një seri sulmesh dhe kërcënimesh përmes mesazheve elektronike dhe po ashtu ka qenë pre e një sulmi fizik nga artisti Driant Zeneli. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e një pjesë të opinionit publik pasi ambasadori holandez, rrjeti Safejournalist, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë AGSH, dhe disa organizata kulturore, dolën në mbështetje të kritikut të artit duke dënuar dhunën dhe kërcënimet ndaj tij si të papranueshme dhe si cenim i lirisë së fjalës dhe të medias…
Nëse do të luanim sipas rregullave të historicizmit, do të duhej të argumentonim se, si gruaja, as burri nuk ekziston, që asnjë kategori e përgjithshme e burrit nuk zë vend në shumëllojshmërinë e pozicioneve subjektive mashkullore që çdo epokë ndërton. Kështu, një argument nominalist, si njëfarë tretësi teorik, aktualisht ia del të tresë kategoritë e burrit dhe gruas njësoj. Megjithatë, sipas Lacanit nuk mund të argumentojmë simetrikisht se burri nuk ekziston. Ne kemi, nëse duhet besuar ana e majtë e tabelës së seksuimit, asnjë problem në gjetjen e tij, në shpalljen e ekzistencës së tij…
Nga rrugëtimi i Asdrenit si autor, vërejmë një linjë e cila ndryshon dhe pëson luhatje në raport të drejtë me çështjen kombëtare. Kështu, me dy botimet e tij të para, përkatësisht më 1904 dhe në 1912, poezia e tij është me motive atdhetare dhe kushtruese, ende nën ndikimin e modelit romantik të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Më 1930, publikohet vëllimi Psallme Murgu, në të cilin na paraqitet një Asdren ndryshe nga dy vëllimet e para, me nota të pesimizmit dhe të ironisë, si pasojë e qëndrimit të tij ndaj regjimit të Zogut…
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















