Anuloni “Javën e Gjenocidit”, kolektivi Palestina e Lirë dorëzon letrën e firmosur nga 750 qytetarë
Në vendin tonë, Izraeli është njoftuar si shteti i radhës i ftuar për organizmin e aktiviteve kulturore në kuadër të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës. Me të njoftuar në rrjetet sociale mbi organizimin e kësaj jave, kolektivi Palestina e Lirë ka ndërmarrë një fushatë për ndalimin e saj. Një letër e hapur, përmes së cilës kërkohet anulimi i javës kulturore të Izraelit në Tiranë, u shpërnda në rrjet për t’u firmosur. Rreth 750 qytetarë të angazhuar në fushën e kulturës e arteve dhe në fusha të tjera i janë bashkuar thirrjes duke firmosur letrën publike deri në publikimin e këtij shkrimi. Për aktivistët e kolektivit Palestina e Lirë, grupim i krijuar për reagim publik ndaj gjenocidit mbi palestinezët, kjo javë e kulturës përkthehet në javë të propagandës së gjenocidit...

