Veshka e revolucionit
E kisha harruar që kisha një veshkë. Kur mendoja për organet, nuk mendoja për të. Tanimë sa herë mendoj për Revolucionin, mendoj për veshkën.
E kisha harruar që kisha një veshkë. Kur mendoja për organet, nuk mendoja për të. Tanimë sa herë mendoj për Revolucionin, mendoj për veshkën.
Orgest Azizi | 29.10.2026 | nyje.al [Shënim : Dallimi thelbësor mes protestës së parë të studentëve, më 2018 dhe kësaj të tanishmes, me gjithë Teatrin, Belindën, Flamingot, etj, është ardhja e furishme – dhe sovrane – në skenë e ÇUNAVE, pas daljes së parë që pasoi vrasjen e Klodian Rashës. Vrasje…
Ne nuk jemi këtu për të mbajtur zi me mirësjelle, jemi këtu me një tërbim që do të tundë themelet e shtetit. Kjo nuk ishte një tragjedi private. Vrasja e Arlindës është një atentat politik me autor një burokraci patriarkale dhe e nënshkruar me gjak. I njëjti aparat që shpërfilli thirrjet e saj është ai që dhunon rininë tonë në Tiranë, helmon studentët me gaz, dhe nxjerr në ankand pasuritë tona të përbashkëta për ofertuesin më të lartë. Për klasën kapitaliste, toka dhe trupat e grave janë e njëjta gjë: territore për t’u pushtuar, shfrytëzuar dhe flakur tej.
Me zilen në qafë, fytyrën mbuluar, dëgjon nga larg si siguron njerëzit E digjet t’i puthë, ai zjarr e mban, se kjo është dashuria jo puthja që pranoi Mesia
Qeveria shqiptare vazhdon me kokëfortësi të jetë qeveria që e mbështet më së pakti arsimin në rajon dhe kontinent: 2.9% të GDP-së, përkundër mesatares së BE-së prej 4.7%. Sipas parashikimeve buxhetore të Ministrisë së Financave, shpenzimet për arsimin pritet të ulen në raport me GDP-në në vitet në vazhdim në 2.1% të saj. Prioritetet janë tjetërkund edhe në ato pak shpenzime që do të kryhen. E njëjta gjë parashikohet edhe për shëndetësinë. Ekonomia rritet, por pritet të ulet masa e shpërndarjes së fitimit në këto sektorë.
Për lëvizjen studentore të dhjetorit 2018, parullat “S’ka negociata”, “Jo dialogut”, “Nuk kemi përfaqësi”, janë parulla të cilat kanë kryer një mohim ndaj përfytyrimit sipas të cilit, përnjëherë pas lindjes së një lëvizje, duhet të bashkëpunosh me pushtetin për të mbërritur ato pak gjëra praktike që mund të realizosh: pra, mohim i korruptimit. Kjo është dëshmi e mësimit nga dështimet e përsëritura të lëvizjeve të ndryshme protestuese gjatë këtyre viteve në vend – që nga Lulzim Basha me marrëveshjen me Ramën para zgjedhjeve e deri te raste si ai i komunitetit të artistëve në lidhje me Teatrin Kombëtar. Në këtë pikë zanafillore, “Nuk ka negociata” përputhet me çastin anti-politik të vetë parullës tjetër të protestës – “Jo politikës”.
Sot bëhen 100 ditë që kur nisi protesta, ose më mirë të thuhet lëvizja, mbarëkombëtare për rrëzimin e qeverisë Rama dhe ndërtimin e një Shqipërie të re dhe demokratike: një Shqipëri ku pasuritë e përbashkëta natyrore mbrohen, ashtu siç mbrohen edhe qytetarët nga dhuna e grabitjeve dhe shpronësimeve oligarkike. Goditja dhe tërheqja zvarrë e një protestuesi me datë 30 maj nga punonjësit e maskuar të një kompanie sigurie (sipas të gjitha indicieve e lidhur me Kastrati Group) në Zvërnec indinjuan mbarë shoqërinë dhe e shndërruan një protestë në jugperëndimin e Shqipërisë në atë që tani po quhet Revolucioni Flamingo.
Po sikur ta marrim seriozisht atë që thotë kryeministri? Dy ditë më parë, në media u shfaqën disa kronika. Flitej për një përplasje mes dy biznesmenëve në Vlorë për një truall ndërtimi, që ende qenka ullishte. Konflikti ka dy palë dhe konflikti në themel duket pronësor. Mediat aluduan për lloj-lloj shkaqesh që sollën konfliktin dhe, lidhjet mes biznesit, botës së krimit dhe politikës. Por deri këtu, nuk ka gjë të re. Risitë dolën nga një dalje publike e kryeministrit.
nyje.al | 06.08.2026 Zërat e protestës kanë artikuluar edhe njëherë, për të 67-tën ditë, thirrjet për drejtësi, hetim e arrestim të Ramës dhe Ballukut, për bashkim të mërgatës dhe studentëve në protestë, si dhe vendosmëri dhe qëndrueshmëri jo vetëm derisa të dorëhiqet-hetohet-arrestohet Rama, por edhe përtej tij, derisa të…
Genc Shehu |08.07.2026| nyje.al Si mund t'i shërbejmë lëvizjes? Një pyetje mbetet ende e hapur: si mund t'i shërbejmë lëvizjes nëse kërkesa e parë realizohet dhe qeveria jep dorëheqjen? Çfarë ndodh më pas? Përgjigjja e parë është e thjeshtë: protesta nuk mbaron. Përkundrazi, ajo hyn në fazën e saj…