Tkurrja e kufijve të Zonave të Mbrojtura, shtyhet seanca për në shtator. Aktivistët e Zall Gjoçaj: Po u jepet kohë abuzuesve të natyrës

Aktivistët e Zall-Gjoçaj ashtu si çdo seancë tjetër qenë të pranishëm edhe sot në sallën e Gjykatës Administrative të Apelit. Pas një udhëtimi qindra kilometrik, Abdi Toçi dhe Adem Xhokola mezi pritën nisjen e zhvillimit të debateve mes palëve dhe qëndrimet e trupës gjykuese. Të paditur nga organizatat mjedisore për shkelje në ndryshimin e kufijve të hartave të zonave të mbrojtura, institucionet kishin nisur disa prej përfaqësuesve të tyre ligjor që zunë vend në të majtë të sallës...

0 Komente

Zhvillohet nesër seanca e radhës për kufijtë e Zonave të Mbrojtura

Procesi gjyqësor i iniciuar nga organizatat mjedisore në vend, kundër vendimit të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e kufijve të Zonave të Mbrojtura në janarin e vitit 2022, shënon seancën e radhës ditën e nesërme, 18 korrik në orën 11:30 në Gjykatën Administrative të Apelit. Përmes VKM-së nr.59, të datës 26.01.2022, qeveria shqiptare ndryshoi sipërfaqet e Parqeve Kombëtare dhe ky vendim u kundërshtua nga njëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile që punojnë në fushën e mbrojtjes së mjedisit...

0 Komente

Kruščica për Shushicën

Lumi i Shushicës është një nga degët më të rëndësishme të Parkut Kombëtar Vjosë, shpallur si i tillë një vit më parë me mbrojtje të kategorisë së dytë. Kjo zonë specifike, me vlera të jashtëzakonshme natyrore dhe resurs i kahmotshëm për komunitetet lokale, nuk mbrun brenda vetes vetëm peizazhe idilike natyrore, por tensionime dhe shqetësime sociale e politike që lidhen me interesa kombëtare e më tej. Prej fillimit të vitit 2023 ky lumë po kanoset nga ndërtimi intensiv i ujësjellësit për bashkinë e Himarës, një projekt i kaluar në mënyrë furracake (ngjashëm me shumë projekte të tjera në fshatrat e Shqipërisë) nëpër institucione, duke përjashtuar nga konsultimi dhe informimi banorët e prekur...

0 Komente

Gratë e Kruščicës për Shushicën, aksioni i radhës kundër ujësjellësit që lë pa ujë 37 fshatra

Fotolajm | 13.06.2024 | nyje.al Fushata në mbrojtje të Shushicës pati dje aksionin komunitar të radhës. Banorë të fshatrave të prekura nga projekti infrastrukturor, bashkë me gratë e Kruščicës nga Bosnja Hercegovina, si dhe aktivistë e gazetarë, përfaqësues të organizatave dhe avokatë të përfshirë në çështje ligjore-mjedisore shpalosën edhe njëherë…

0 Komente

Protesta e tretë qytetare, kërkohet përgjegjësi shtetërore, kundërshtohet ligji i ri për autonominë spitalore

Dy javët që lamë pas kanë qenë të mbushura me reagime, dëshmi dhe protesta. Mjekët të cilët mashtronin pacientët në spitalin Onkologjik duke i drejtuar në spitale private dhe duke ua përgjysmuar dozën e mjekimit për përfitimet e tyre, Edmond Gashi, Halil Gashi dhe Florian Marku, aktualisht janë të dënuar me “arrest shtëpie”, ndërsa Zv/drejtoresha e QSUT-së, Brikena Qirjazi, është dënuar më masën e sigurisë “detyrim paraqitje”....

0 Komente

Që kur zuri fill koha

Kanë ekzistuar rryma të ndryshme në art, të cilat kërkojnë të nxjerrin në dritë lidhjet e njeriut me natyrën. Në shoqërinë tonë të vogël, të zënë me halle ekzistenciale, moderniste e modernizuese, lëshuar shpeshherë në mohe e kotësime, raporti me natyrën u pa herë si tepri e herë si mungesë. "Trivet" vjen me një ftesë për të kthyer shikimin estetik dhe etik kah një lidhnie mes njeriut e botës përreth...

0 Komente

Përballë Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët: Drejtësi për ne që jemi këtu dhe paqe për ata që nuk janë më

Ndonëse arrestimi i Ilir Beqaj vjen pas hetimeve nga SPAK mbi abuzimet me fondet e Bashkimit Europian dhe jo lidhur me drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarë dhe aktivistë të shumtë u shprehën mëngjesin e sotëm në rrjete sociale se kjo masë ndalimi vjen edhe prej presionit qytetar të ngjizur nga skandali në pavionin e Onkologjikut në QSUT. Ilir Beqaj mbetet nën hetim nga SPAKu për akuza lidhur me kontratat koncesionare dhe gjithashtu në Kuvend është subjekt i diskutimeve në dy komisione hetimore. Si ish-ministër i shëndetësisë, sipas protestuesëve Beqaj është një ndër personat që ka ndikuar drejtpërdrejtë në shkatërrimin e sistemit shëndetësor...

0 Komente

Ekspozita “Që prej motmoti”, Trivet sjell në Kamëz ngjyrat e ritualeve, miteve dhe figurave mitologjike

"Që prej motmoti", ekspozita e tri motrave Paja mbi praktikat zakonore shqiptare, të mbinatyrshmen ndër krahina të ndryshme dhe peisazhet plot ngjyra të vendit tonë, vjen në Kamëz të premten e fundit të qershorit. Në hapësirën ekspozuese të Grupit Ata, nga data 28 qershor deri më 14 korrik, punët e artisteve do të prezantohen për të interesuarit në qytet por edhe më tej. Më herët ekspozita pati zënë vend në Besianë, në Kosovë. Prej 17 shkurtit deri më 3 mars, krijimtaria e artisteve nga Belshi u vizitua nga qindra banorë të qytetit në veri të Prishtinës. Ekspozimi i punës së tyre në Besianë, si “vend në skaj”, pati qenë thelbësore në përzgjedhjen e galerisë për artistet të cilat besojnë që arti nuk duhet mbetur vetëm në kryeqytet...

0 Komente