Zeqir Zalli ka punuar në minierën e Kamit në Tropojë për dekada. Ditën e djeshme, në të zbardhur të mëngjesit ai është nisur nga Bajram Curri për tek Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku u organizua protesta e radhës me thirrjen për miratimin e Statusit të Minatorit. Minatorët dhe ish-minatorët u mblodhën në dyert e Ministrisë dhe kërkuan takim me zyrtarët e saj që të merrnin një përgjigje mbi kërkesat e tyre...

Në seancën plenare të ditës së sotme që zgjati më pak se tetë minuta, deputetët e mazhorancës miratuan ndryshimin e ligjit “Për zonat e mbrojtura” dhe ratifikimin e protokollit mes Shqipërisë dhe Italisë për menaxhimin e krizës së refugjatëve. Të dy vendimet kanë hasur kundërshti nga grupet e interesit që në prezantimin e tyre dhe sot deputetët u pritën me protestë dhe aksione simbolike...

Gjatë pandemisë, njerëzia u mbyll, ndërsa media shpërtheu, ku, ndër to, lindi dhe një portal i ri. E ndiqja këtë portal, më shumë për shkak të respektit që kam për krijuesin e tij. Në këtë portal botoheshin edhe skupe që lidhen me origjinën dhe kontrollin e botës, përfshi dhe dijen. Shkurt, teori konspiracioniste.Ndër to kujtoj tezën se mijëra vite më parë njerëzit ishin 3-4 metra, se jetëgjatësia ishte 300-400 vjeçare...

Në esenë “Vdekja e autorit” (1967) e kritikut letrar dhe teoricienit francez, Roland Barthes-it, argumentohen idetë strukturaliste që vijnë si reaksion i praktikës pozitiviste të kritikës letrare tradicionale, e cila mbështetej në biografinë e një autori për të shpjeguar “kuptimin përfundimtar” të një teksti. Ese e cila orvatet të shmangë metodat pozitiviste të kritikës letrare që ...

Aktivistët e kolektivit Palestina e Lirë “mikëpritën” dje sekretarin e shtetit amerikan Anthony Blinken me thirrjen “ Armëpushim tani!”. Ata shprehën solidaritetin me popullin palestinez duke shpalosur flamurin e shtetit të Palestinës në ballë të sheshit “Avni Rrustemi”...

Pesë vjet më parë, Albana, në motet e para të të njëzetave, takoi një burrë rreth 30-vjeçar, teksa po kalonte pushimet në bregdet diku në rajon. Nisën të flasin e pëlqeheshin dhe siç bën vaki rëndom në rrethana të këtilla, lidhjen e mbajtën duke folur gjithë kohën, kryesisht online, meqë Albana jetonte në Kosovë e ai në zonën bregdetare. Dikur, pas dy vitesh lidhja u ftoh...

Kapitulli i parë është tekstualisht një moment arkeologjik i pasur rreth domenit të artit. Nga Frenhoferi, te Balzaku, nga kryevepra “të panjohura” të artit, deri te kryevepra arti me kadencë biblike, pathos e profeci, apostuj dhe dishepuj të së bukurës, misionarë dhe rishtarë...

“Si një element tradicional shqiptar me rrënjë të thella në kulturën e banuesve të zonës, qilimi është një element i cili shton vlera në hapësirat e shtëpive dhe sidomos përgjatë ecjes. Duke dashur të përcjellim këtë ndjesi në hapësirat publike të zonës, elementë dekorativë të qilimit ftojnë banorët që të përdorin shëtitoren.” Ky paragraf gjendej i shkruar në tabelën e njoftimit të punimeve për ndërtimin e shëtitores “Bashkim Gazidede” në Bathore...

Prej vitit 2014, Shqipëria ka garantuar ligjërisht përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuar. Megjithatë, 10 vite pas miratimit të ligjit ajo çfarë vihet re është se në realitet ky komunitet vijon ende të përballet me barriera të shumta, sa i takon aksesit në shërbime dhe institucione publike...

Në fund të shkrimit pararendës kam lëshuar një fjali, e cila tingëllon disi kërcënuese, teksa thuhet se, nëse nuk do të jepnim rëndësinë që ka loja e vendloja në kulturë, do të kishim një shoqëri e cila sheh jetën si lojë ose si luftë. Mëtimi im është se, për të dalë prej kurthit të jetës si lojë apo si luftë, sfera e lojës dhe e luftës duhet qartësuar, si të thuash duhen ndarë. S’ka mëdyshje se do të ketë lojë luftash apo lojë si strategji lufte, por këto praktika janë të qarta se cilës sferë i përkasin. Po ashtu, nuk ka mëdyshje se nganjëherë njerëzit i paqartësojnë qëllimisht këto dy fusha...

Aktivistët që kanë protestuar në hyrje të Gjykatës Kushtetuese në çdo seancë shqyrtimi të marrëveshjes protokoll “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit”, sot pasdite vendosën lule dhe kryen “homazhe” në dyert e këtij institucioni të drejtësisë. Ky akt simbolik revolte dhe indinjate nga aktivistët, erdhi pas vendimit të marrë nga kjo gjykatë, i cili e deklaroi marrëveshjen Rama-Meloni si kushtetuese...

Të flasësh për lojën seriozisht ka qenë parë si gjë e kotë. Kotësia e saj lidhej me imazhin se loja është punë fëmijësh, diçka sa për ta kaluar kohën apo, fundja, si diçka që nuk sjell përfitim. Kjo është vetëm pamja e parë, sepse loja përshkruan gjithë jetën e njeriut. Edhe jeta është njëfarë loje! Loja është edhe si shteg lidhës me tjetrin, por, po aq, ajo është përjetim provash e sprovash brenda vetes. Loja është një hapësirë improvizimesh, transformimesh e kreativiteti, por do kishim veçuar atë që thotë ...