nyje.al | 26.01.2026 Qytetarë të Kamzës u mblodhën pasditen e sotme para Bashkisë së qytetit në protestën e rradhës të organizuar nga partia “Lëvizja Bashkë” për të kundërshtuar rritjen e çmimit të biletës urbane dhe abonesë. Protesta u zhvillua teksa po pritej të mbahej mbledhja e Këshillit Bashkiak, si mënyrë për të përçuar drejtpërdrejt presionin për anulimin e menjëhershëm të vendimit për rritjen e çmimit të biletës dhe abonesë. Aktivistë dhe banorë denoncuan rritjen e çmimit të biletës, e cila …
Pranvera është stina jubilare e Jusuf Vrionit ; 110 vite qëkurse lindi, 25 që nuk është më. Orë bilancesh, me hir a me pahir ! Ky përkujtim është apokrif. Âmes sensibles s’abstenir ! Në ndërgjegjen kolektive Jusuf Vrioni njihet si agjenti më luksoz i eksportit kulturor shqiptar nën diktaturë, përkthyesi i talentuar i veprës së Enver Hoxhës dhe Ismail Kadaresë. Në Francë ! Attention, lumière (aveuglante) ! Deri këtu, bilanci është i qartë, ndërgjegjja e kthjellët. Prej këtu e poshtë, çështja/dosja Jusuf Vrioni vjen e ndërlikohet. Achtung, achtung ! Ndërlikimi ndodh në nënndërgjegje. Nothing is as obvious as the invisible! Bëhet fjalë për nënndërgjegjen e një tabori të caktuar të elitave të fabrikës diktatoriale. Është në gjirin e këtij kolektivi ku ndodh mrekullia që e kthen Jusuf Vrionin në imazh. Η εικόνα του Ιωσήφ ! Jusuf Vrioni, imazhi pa zë i aristokratit ideal. Ikona e aristokratit. Mjaft imazhi ! Non fraintendere, non si tratta di una casualità ! Sepse fabrikimi i ikonës mjeshtri, fabrikuesit e ikonës mjeshtra...
“Sot ka festë Shqipëria!” – u shpreh buzëgaz Lumja pasi kaloi pragun e derës së Bashkisë Kamëz. Sot Bashkia ishte mbyllur, me dyer të hapura por mbyllur. Punonjësit ishin të gjithë nëpër zyra, por punë s’kishte. Sepse ishte festë, ashtu siç tha Lumja…
Ka shumë ngjarje me të cilat mund të nisej përshkrimi i ditës zgjedhore në QV 1598/01 në shkollë “Ahmet Zogu”, Bathore, e secila do e ngërthente lexuesin për të shkuar më tej. Që nga xhirimet e benzit të zi me këngën “Vetëm Përpara” në sfond, pas gërthitjeve “Fitore! Fitore! Fitore”…
Një postim i kryetarit të Bashkisë Kamëz me datë 13,03,2021 në rrjetin e tij social ‘’Instagram’’, na tregoi se Bashkia Kamëz kishte hipotekuar 84 hektare tokë në rezervuarin e Paskuqanit. Ky do të ishte sinjali i parë i nisjes së një projekti të belbëzuar tashmë prej vitesh për zonën në fjalë…
Armand Haxhia| 21.03.2022 | nyje.al Pas një periudhe goxha të vështirë dyvjeçare, le të themi krize shëndetësore, përballë na vjen problemi i ri ai energjitik. Energjia është nyja e prodhimit të çfarëdo lloj produkti. Një luhatje e këtij sektori tund të gjithë sistemin ekonomik, është kaq masive saqë impaktin e ka drejtëpërdrejtë tek xhepat e qytetarëve. Pra, kriza e energjisë prek prodhimin e bukës, lëndëve të para, hekurit të ndërtimit, çimentos, betonit, vajit, produkteve bazike ushqimore, rrjedhimisht kemi edhe rritjen …
Pavjo Gjini | 21.02.2022 | nyje.al 5 Maji, me 9 shkurt 2022, Ronald Qema Ditën e nesërme, përsëri, qindra policë pritet të marshojnë të nxjerrin me dhunë nga shtëpitë e tyre dhjetëra familje. Pas pastrimit të terrenit nga familjarët, fadromat nesër do të japin një goditje fatale, më të fortë se tërmetet që kaluam, dekadave punë, vit pas viti, të familjarëve të tërë me gjyshër, prindër, burra e gra, fëmijë e vëllezër e motra për ngritjen e tyre. ‘Zhvillimi …
Pavjo Gjini | 04.02.2022 | nyje.al Fotografi nga Ferdinando Scianna, Shqiperi Në panairin e fundit të librit, ndër disa libra që bleva, dy prej tyre mu dukën sikur të thërrisnin të lexoheshin së bashku: “Jetë Burgu” nga Fatos Lubonja dhe “Të Lirë” nga Lea Ypi. Teksa “Jetë Burgu” nuk duket të ketë tërhequr ndonjë vëmendje të publikut, “Të lirë” vazhdon të ngazëllejë e irritojë shumëkënd. Vëmendja brenda vendit për të dytin ndoshta lidhet me suksesin ndërkombëtar të librit dhe me …
Nëse do të luanim sipas rregullave të historicizmit, do të duhej të argumentonim se, si gruaja, as burri nuk ekziston, që asnjë kategori e përgjithshme e burrit nuk zë vend në shumëllojshmërinë e pozicioneve subjektive mashkullore që çdo epokë ndërton. Kështu, një argument nominalist, si njëfarë tretësi teorik, aktualisht ia del të tresë kategoritë e burrit dhe gruas njësoj. Megjithatë, sipas Lacanit nuk mund të argumentojmë simetrikisht se burri nuk ekziston. Ne kemi, nëse duhet besuar ana e majtë e tabelës së seksuimit, asnjë problem në gjetjen e tij, në shpalljen e ekzistencës së tij…
Nga rrugëtimi i Asdrenit si autor, vërejmë një linjë e cila ndryshon dhe pëson luhatje në raport të drejtë me çështjen kombëtare. Kështu, me dy botimet e tij të para, përkatësisht më 1904 dhe në 1912, poezia e tij është me motive atdhetare dhe kushtruese, ende nën ndikimin e modelit romantik të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Më 1930, publikohet vëllimi Psallme Murgu, në të cilin na paraqitet një Asdren ndryshe nga dy vëllimet e para, me nota të pesimizmit dhe të ironisë, si pasojë e qëndrimit të tij ndaj regjimit të Zogut…
Në vitin 43 para Krishtit, Ciceroni (të paktën atij i atribuohet) shprehet se: “Janë kohëra të këqija. Fëmijët s’po u binden më prindërve dhe çdokush po shkruan një libër”. Ngjan sikur në fundamentalitetin e vet pakogjë ka ndryshuar në raport me typomaninë: që konsiston në fiksimin jo vetëm për të shkruar, por edhe për t’i publikuar këto shkrime nën emrin tënd. Përballë kësaj nevoje gati primordiale, në vendin tonë ku zor se gjendet njeri që nuk është shkrimtar, meqë heshtja është për t’u përshëndetur, le ta përshëndesim dhe të shënojmë dështimin e heshtjes si kritikë…
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















