Po sikur ta marrim seriozisht atë që thotë kryeministri? Dy ditë më parë, në media u shfaqën disa kronika. Flitej për një përplasje mes dy biznesmenëve në Vlorë për një truall ndërtimi, që ende qenka ullishte. Konflikti ka dy palë dhe konflikti në themel duket pronësor. Mediat aluduan për lloj-lloj shkaqesh që sollën konfliktin dhe, lidhjet mes biznesit, botës së krimit dhe politikës. Por deri këtu, nuk ka gjë të re. Risitë dolën nga një dalje publike e kryeministrit.
nyje.al | 06.08.2026 Zërat e protestës kanë artikuluar edhe njëherë, për të 67-tën ditë, thirrjet për drejtësi, hetim e arrestim të Ramës dhe Ballukut, për bashkim të mërgatës dhe studentëve në protestë, si dhe vendosmëri dhe qëndrueshmëri jo vetëm derisa të dorëhiqet-hetohet-arrestohet Rama, por edhe përtej tij, derisa të zhbëhen të gjitha padrejtësitë e keqqeverisjes ndër dekada. Aktivisti Edison Lika në hapje të protestës së djeshme u shpreh se sa më larg kryeministri nga objekti i kryeministrisë, aq më …
Një postim i kryetarit të Bashkisë Kamëz me datë 13,03,2021 në rrjetin e tij social ‘’Instagram’’, na tregoi se Bashkia Kamëz kishte hipotekuar 84 hektare tokë në rezervuarin e Paskuqanit. Ky do të ishte sinjali i parë i nisjes së një projekti të belbëzuar tashmë prej vitesh për zonën në fjalë…
Vrasjet e grave tona në hyrje të marsit vazhdojnë të shkaktojnë ndër ne dhimbtë, mpirje dhe mohim. Përpjekja jonë për të gjetur fjalë që na nxjerrin përtej kësaj gjendjeje na kotësohet teksa e shohim veten të pafuqishme e të mpakura për t’i ndaluar këto vrasje dhe kushtet që i shkaktojnë ato…
Erisa Kryeziu | 17.01.2022 | nyje.al Karrigia me rrota rrëshket shumë zhdërvjellët në rrugët e qytetit të Kamzës, përpos pengesave artificiale prej betoni e herë nga njerëzit. Mirëpo, Dovleti u bë kohë që i njeh mirë këto barriera aq sa edhe di t’i shmangë. Ishte viti 2009 kur ai mori për herë të parë karrigen me rrota si dhuratë nga kushëriri i tij. Deri në atë kohë, pavarësisht natyrës së tij çapkëne e kishte pasur të pamundur të lëvizte lirshëm …
Tashmë “tranzicioni” ka marrë fund, ose do të na shoqërojë gjithë jetën në forma të ndryshme. Na duhet një shteg a disa shtigje kuptimësore të rendit politik që po formësohet, ose formësuar tashmë. Kjo ese shtron disa reflektime për ‘shtetin teatër’ dhe marrëdhënien e tij me oligarkinë…
At Shtejfën Gjeçovi dje kishte 150-vjetorin e lindjes. Ndaj këtu po shtrojmë dy-tri fjalë, të cilat janë reflektime për një traditë kërkimore antropologjike në fushën e kanunit, shtetit dhe politikës në studimet antropologjike, që zë fill prej punës së at Gjeçovit….
Kanë ekzistuar rryma të ndryshme në art, të cilat kërkojnë të nxjerrin në dritë lidhjet e njeriut me natyrën. Në shoqërinë tonë të vogël, të zënë me halle ekzistenciale, moderniste e modernizuese, lëshuar shpeshherë në mohe e kotësime, raporti me natyrën u pa herë si tepri e herë si mungesë. “Trivet” vjen me një ftesë për të kthyer shikimin estetik dhe etik kah një lidhnie mes njeriut e botës përreth…
Një javë më parë gazetari dhe kritiku i artit, Vincent van Gerven Oei, është përballur me një seri sulmesh dhe kërcënimesh përmes mesazheve elektronike dhe po ashtu ka qenë pre e një sulmi fizik nga artisti Driant Zeneli. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e një pjesë të opinionit publik pasi ambasadori holandez, rrjeti Safejournalist, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë AGSH, dhe disa organizata kulturore, dolën në mbështetje të kritikut të artit duke dënuar dhunën dhe kërcënimet ndaj tij si të papranueshme dhe si cenim i lirisë së fjalës dhe të medias…
Nëse do të luanim sipas rregullave të historicizmit, do të duhej të argumentonim se, si gruaja, as burri nuk ekziston, që asnjë kategori e përgjithshme e burrit nuk zë vend në shumëllojshmërinë e pozicioneve subjektive mashkullore që çdo epokë ndërton. Kështu, një argument nominalist, si njëfarë tretësi teorik, aktualisht ia del të tresë kategoritë e burrit dhe gruas njësoj. Megjithatë, sipas Lacanit nuk mund të argumentojmë simetrikisht se burri nuk ekziston. Ne kemi, nëse duhet besuar ana e majtë e tabelës së seksuimit, asnjë problem në gjetjen e tij, në shpalljen e ekzistencës së tij…
Nga rrugëtimi i Asdrenit si autor, vërejmë një linjë e cila ndryshon dhe pëson luhatje në raport të drejtë me çështjen kombëtare. Kështu, me dy botimet e tij të para, përkatësisht më 1904 dhe në 1912, poezia e tij është me motive atdhetare dhe kushtruese, ende nën ndikimin e modelit romantik të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Më 1930, publikohet vëllimi Psallme Murgu, në të cilin na paraqitet një Asdren ndryshe nga dy vëllimet e para, me nota të pesimizmit dhe të ironisë, si pasojë e qëndrimit të tij ndaj regjimit të Zogut…
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















