Gazeta komunitare Nyje.al është duke kërkuar tre/tri gazetarë/e që do të realizojnë një seri podcastesh për rubrikën thuajse radio në platformën e Nyjes. Kjo thirrje është pjesë e projektit “Strengthening Media Freedom, Professionalism, and Journalists’ Safety in Albania”, financuar nga Bashkimi Europian, implementuar nga Birn Albania në bashkëpunim me SCiDEV dhe Qendra Faktoje. Ju ftojmë që të na dërgoni shprehjen tuaj të interesit, brenda datës 26 mars.
Në këtë kapitull propozoj të sjell për diskutim idenë e përdorimit të një objekti. Tema shoqe e marëdhënies me objektet më duket mua se ka marrë vëmendjen tonë të plotë. Ideja e përdorimit të një objekti nuk është, ama, shqyrtuar aq shumë dhe mund madje të mos jetë studiuar specifikisht. Ky punim mbi përdorimin e një objekti buron prej përvojës time klinike dhe është përvijim i drejtpërdrejtë i zhvillimit tim të posaçëm. Nuk mund të marr për të mirëqenë, sigurisht, që mënyra si janë zhvilluar idetë e mia është ndjekur edhe nga të tjerët, por do doja të vija në pah se ka patur një sekuencë dhe rendi që mund të gjendet në këtë sekuencë i përket evoluimit të punës sime...
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















