Rrugëtimin për njohjen e romëve dhe egjiptianëve të Kamzës e nisëm nga zona e ish-godinave blegtorale në Bathore apo siç njihet ndryshe si ‘ish-stallat’. Këto ndërtesa që gjatë socializmit janë shfrytëzuar realisht si stalla, dhe që aktualisht vijojnë të jenë të banuara nga një komunitet të ardhurish pas viteve 90-të, përfton trajtat e monumentalizimit të historisë së vuajtjeve me të cilat janë përballë në zanafillën e kësaj ‘jete të re’ të ardhurit në zonën e Bathores. Qëndrojnë ende si shenja domethënëse që ndihmojnë imagjinatën në riprodhimin e të shkuarës së këtij komuniteti, që plotësohet me rrëfimet e njerëzve që e kanë jetuar në ‘lëkurë’ odisenë e ardhjes, gjetjen e një vendi, ndërtimin e një shtëpie dhe zhvillimin e jetesës në këtë territor...
Gazeta komunitare Nyje.al është duke kërkuar tre/tri gazetarë/e që do të realizojnë një seri podcastesh për rubrikën thuajse radio në platformën e Nyjes. Kjo thirrje është pjesë e projektit “Strengthening Media Freedom, Professionalism, and Journalists’ Safety in Albania”, financuar nga Bashkimi Europian, implementuar nga Birn Albania në bashkëpunim me SCiDEV dhe Qendra Faktoje. Ju ftojmë që të na dërgoni shprehjen tuaj të interesit, brenda datës 26 mars.
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















