Rama propagandë jo zgjidhje për banorët e “5 majit”

10.02.2022 | nyje.al 

Si katër të enjtet e fundit, edhe sot banorët e “5 majit”, Laprakës dhe Paskquanit protestuan para Parlamentit për plotësimin e kërkesave të tyre. Pas shembjeve të djeshme, banorët e ndiejnë që rreziku po u vjen të gjithëve, njëri pas tjetrit, dhe kërkojnë zgjidhje nga pushtetarët.

Kryeministri Rama pati një takim me tre nga banoret e “5 majit”, njëra prejt tyre Nënë Liza nga Mirdita e cila e nisi tregimin duke i thënë atij që më 19 janar e Policia e ka nxjerrë nga shtëpia pa pasur mundësinë as të marrë me vete ilaçet e rrobat e vdekjes. Kryeministri u përpoq të bindte banorët se akt marrëveshja është në favor të tyre, por ato u shprehën se nuk është e vertetë duke e bazuar te analiza e juristëve që e kanë konsideruar si të njëanshme. Mendimi i  banorëve se dhuruesit e pronës janë ata e jo institucionet, e ka nervozuar kryeminstrin i cili me tone të larta iu përgjigj: “Ti nuk i dhuron shtëpi shtetit, shteti të dhuron shtëpi ty po të them. Nuk ka dhurim, nuk dhuron gjë se je ndërtim pa leje, ke pushtuar tokën atje.”

videon e publikuar në Facebook, kryeminstri përgjatë gjithë komunikimit me banoret, në rastin kur ato flisnin u përgjigjej me zë të lartë apo me shprehi denigruese dhe intimiduese. Në postimin e transmetuar në profilin e kryeministri në orën 14:38 videoja presupozohet të jetë drejtëpërdrejtë kur në të vërtetë takimi është mbajtur rreth orës 10:30. Në video gjithashtu dallohen ndërprerje të vazhdimësisë së ngjarjeve që tregon se ajo është e montuar, këtë e thonë edhe media të tjera.

Takimi sipas banoreve dhe aktivistëve

Banoret në mbyllje të takimit u shprehën se takimi ishte i pavlefshëm dhe kanë dalë ashtu siç kanë hyrë, me pushtetin që nuk shqetësohet aspak për hallet popullit, hallin e banorëve që po u prishen shtëpiat, por vetëm hallin e xhepave të tyre.

“Nuk besoj gjallë,(fjalët) i merr era. E di kur ulena (për të firmosur kontratën), kur ta vulosi kryetari i Bashkisë me noter e me të gjitha. Nuk kam mundësi me i fal shtetit. Metrat katrore i dua të gjitha, nuk kërkoj vilë, dua shtëpinë si kam pasur, isha në proces legalizimi, na e kanë bllokuar.”                                                  

Liza Marku

Në orën 11:16 në platformën e Drejta mbi Qytetin, grupit të aktivistëve që kanë ndjekur çështjen e “5 majit” prej muajsh, u publikua një video e regjistruar nga banorja Loreta Nikolla në përfundim të takimit. Nikolla në video tregon se kryeministri nuk i dëgjoi, regjistroi për vete dhe kaq.

Për takimin e sotëm, aktivistët u shprehën:

“Dalja e fundit e kryeministrit Rama, për të ruajtur sadopak figurën babaxhane të një lideri që interesohet për popullin e vet, është jo vetëm e rreme dhe e pasinqertë, por qe teantivë e dështuar për propagandë.

Nuk ka sot asnjë informacion më tepër, nuk kemi sot as minimumin e asaj që kryeministri Rama duhet të kishte bërë: një diskutim të dinjitetshëm, të qartë, ligjor me banorët që po protestonin përballë institucionit ku ai dhe deputët e tjerë janë zgjedhur për t’i përfaqësuar. 

Për fat të keq, edhe njëherë sot u ndeshëm me gjuhën e urrejtjes dhe përçarëse të kryeministrit ndaj banorëve, arrogancës së pushtetit dhe pafuqisë ndaj tij.”

  • Post comments:0 Komente

Lini një përgjigje