3_alexander-lunyov-xNJBtL2WeEM-unsplash

Marrëdhënia midis identifikimit imagjinar dhe simbolik – midis egos ideale (Idealich) dhe idealit të egos (Ich-Ideal) – është, duke përdorur dallimin e bërë nga Jacques-Alain Miller (në Seminarin e tij të pabotuar), ajo mes identifikimit të “themeluar” dhe identifikimit “themelues”: për ta thënë thjesht, identifikimi imagjinar është identifikimi me imazhin në të cilin dukemi të pëlqyeshëm për veten, me imazhin që përfaqëson “atë që do të donim të ishim”, ndërsa identifikimi simbolik është identifikimi me vetë vendin nga ku po na vrojtojnë, nga ku ne shikojmë veten që të dukemi të pëlqyeshëm për veten, të denjë për dashuri. Ideja jonë mbizotëruese dhe spontane e identifikimit është ajo e imitimit të modeleve, idealeve, krijuesve të imazhit: zakonisht vihet re (nga perspektiva “e pjekur” përçmuese) se si të rinjtë identifikohen me heronjtë popullorë, këngëtarët pop, yjet e filmit, sportistët... Kjo ide spontane është dy herë gabim. Së pari, veçoria, tipari mbi bazën e të cilit ne identifikohemi me dikë, zakonisht është i fshehur – nuk është medoemos një tipar magjepsës a tërheqës.

Nëse mbajmë qëndrimin se point de capiton është një “pikë nyje”, një lloj nyjëtimi kuptimesh, kjo nuk nënkupton se ajo është thjesht fjala më “e pasur”, fjala ku është kondensuar e gjithë pasuria e kuptimit të fushës që ajo “kopsit”: point de capiton është më tepër ajo fjalë e cila, si një fjalë, në nivelin e shenjuesit vetë, unifikon një fushë të dhënë, themelon identitetin e saj: është, si të thuash, fjala të cilës vetë “gjërat” i referohen për të njohur veten e tyre në unitetin e tyre. Le të marrim rastin e reklamës së famshme për Marlboron: fotografia e kaubojsit të bronztë, lëndinat e gjera të kullotave dhe kështu me radhë – të gjitha këto “konotojnë”, sigurisht, i japin një ngjyrim, imazh të caktuar Amerikës (toka e njerëzve të fortë dhe të ndershëm, e horizonteve të pafundme...); por efekti i “kopsitjes” ndodh vetëm kur zë vend një përmbysje e caktuar; gjë që nuk ndodh derisa “amerikanët realë” nisin të identifikohen (në vetëpërjetimin e tyre ideologjik) me imazhin e krijuar nga reklama e Marlboros – kur Amerika vetë të përjetohet si “vendi Marlboro”.

Qëndresa Qytetare ka dorëzuar dje në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion një kërkesë përmes së cilës kjo organizatë kërkon të hetohen dhe të dënohen në rast verifikimi të shkeljeve të 22 kryetarëve dhe ish-kryetarëve bashkiakë. Përmes një analize ligjore realizuar nga hulumtuesi Dhimitër Zguro, Qëndresa Qytetare pasqyron një tablo të shkeljeve të Kodit Zgjedhor…

Në secilin organizim të Pallatit të Kulturës në Kamëz, por edhe të Bashkisë Kamëz në tërësi, asnjëherë nuk mungon fjalia që rrotullohet rreth falenderimit, speciales, veçantisë, kujdesit të Rakipit. Idhulltaria e shfrenuar që pjellë absurdin, nga i cili edhe Beckett e Ionesco do kishin mbetur të habitur, është shpërfaqja më e shëmtuar e tentativës për t’i dhënë emër, e krijuar pronësi individuale kryetarit. E gjitha për t’u përdorur si industri e shumëfishimit të votave dhe zgjerimit të elektoratit…

“Si një element tradicional shqiptar me rrënjë të thella në kulturën e banuesve të zonës, qilimi është një element i cili shton vlera në hapësirat e shtëpive dhe sidomos përgjatë ecjes. Duke dashur të përcjellim këtë ndjesi në hapësirat publike të zonës, elementë dekorativë të qilimit ftojnë banorët që të përdorin shëtitoren.” Ky paragraf gjendej i shkruar në tabelën e njoftimit të punimeve për ndërtimin e shëtitores “Bashkim Gazidede” në Bathore…

Antonela Pepkolaj | 22.04.2022 | nyje.al  Një dëshmi e TropojësKoha është një hapësirë që duhet mbushur, nëse jo me gjërat që do, me çkado tjetër. Apatia mund të jetë një sëmundje e vërtetë për trurin dhe fizikun dhe mërzia një sebep për melankoli. Gratë, për ato në fshat flasim, kanë një lloj apatie funksionale: ato bëjnë gjithçka pa u angazhuar në asgjë, mbushin kohën me nevojat e të tjerëve. Nëse ndokush që nuk është burrë, do guxonte të kishte sadopak …

Antonela Pepkolaj | 20.04.2022 | nyje.alPërgjithësisht janë problemet ato që krijojnë nevojat dhe, shpesh, probleme që nuk janë pjesë e shqetësimit masiv kolektiv, priren te injorohen duke krijuar një sfidë më vete për të interesuarit në menaxhimin e këtyre problemeve. E tillë është edhe Irena, një banore e Kamzës që, me profesionalizëm dhe dëshirën e mirë, ka themeluar qendrën e parë të kujdesit dhe terapisë për fëmijë me nevoja të veçanta në Bathore. E quajtur “Independece therapy center”, sot qendra …

Lokja, fotografi nga Antonela Pepkolaj

Antonela Pepkolaj | 30.03.2022 | nyje.al Lokja, fotografi nga Antonela Pepkolaj Oborret paraditeve në pranverë, mbushen me gjyshet e gjyshërit që rrinë e ngrohen në diell, për shëndetin por edhe për të kaluar kohën. Kështu del çdo ditë edhe Lazimja, në Bathore, në oborrin e shtëpisë së djalit të saj, me të cilin u zhvendos nga Kukësi në 1998. Ashtu si çdo fillim,  ndeshën shumë vështirësi, sidmos me mungesën e infrastrukturës, ujit, qendrave shëndetsore, shkollave, etj., por gradualisht, me mund e …

Antonela Pepkolaj | 07.03.2022 | nyje.al  Me rënien e regjimit në Shqipëri, nevoja për të kultivuar besimin dhe identitetin fetar katolik, të atyre besimtarëve të devotshëm, krijoi edhe nevojën që Vatikani të bënte thirrje specifike nga misionarë të urdhrave të ndryshëm, për të rinisur punën baritore dhe edukative, pas rrethpesëdhjetë viteve izolim dhe censurë. Urdhri Domenikan, i cili u rikthye sërish në Shqipëri pas kësaj thirrjeje, që prej shek. XIII, solli misionarë dhe predikues, me prioritet sidomos edukimin e rinisë …

Ndokë Pjetërgjokaj, foto nga Antonela Pepkolaj

Antonela Pepkolaj | 28.02.2022 | nyje.al  Ndokë Pjetërgjokaj në dyqanin e tij, foto nga Antonela Pepkolaj Fill sa zbret prej urbanit së unazës lindore Kamëz, ngjitur me një market ‘me emër’, ndodhet një market i vogël pa emër, për të cilin kujdeset Z. Ndokë Pjetërgjokaj. Ky biznes i vogël, është biznesi privat i Ndokës dhe bashkëshortes së tij. Në paraqitje bie në sy këmisha dhe kollarja, zakonisht me ngjyrë të fortë dhe, xhupi i errët në kohë më të ftohta. …

Foto nga Nyje, 2019

Antonela Pepkolaj | 15.02.2022 | nyje.alFillimi i klasës së shtatë u shoqërua edhe me ndryshimin e disa mësuesve, për të cilët Antigona ishte mjaft e emocionuar. Sidomos për mësuesen e re të gjuhë-letërsisë, thjesht nga kureshtja për të njohur sa më shumë mësues gjuhë-letërsie. Me misionin për t’i lënë një përshtypje sa më të mirë, Antigona bën një përshkrim të gjatë të aventurës së saj të preferuar të verës, e cila ishte dhe detyra e parë e shtëpisë që u …

Dy ndërdyzime i paraprijnë idesë nëse duhet shkruar më për temën e “Shtetit të Bektashinjve”. E para ka të bëjë me natyrën komike të propozimit, ndërsa e dyta me faktin se kjo ide prek apo cenon një prej tabuve shoqëri-krijuese. Edhe në këtë përsiatje analiza do të bëhet nën dritën e antropologjisë politike që bën bashkë teorinë e ‘shtetit teatër’, rrengshorit, dhe antropologjisë të së keqes…

Tashmë “tranzicioni” ka marrë fund, ose do të na shoqërojë gjithë jetën në forma të ndryshme. Na duhet një shteg a disa shtigje kuptimësore të rendit politik që po formësohet, ose formësuar tashmë. Kjo ese shtron disa reflektime për ‘shtetin teatër’ dhe marrëdhënien e tij me oligarkinë…

At Shtjefën Gjeçovi

At Shtejfën Gjeçovi dje kishte 150-vjetorin e lindjes. Ndaj këtu po shtrojmë dy-tri fjalë, të cilat janë reflektime për një traditë kërkimore antropologjike në fushën e kanunit, shtetit dhe politikës në studimet antropologjike, që zë fill prej punës së at Gjeçovit….

Kohët e fundit, në një skenë që të kujton serialin X-Files, imazhet satelitore të NASA-s zbuluan rrënojat e një ish-baze amerikane të armëve bërthamore, Camp Century, nën akullnajën e përhershme të Grenlandës, një relike e braktisur e Luftës së Ftohtë. Rishfaqja e saj është një metaforë e përshtatshme për propozimin e Donald Trump për të zgjeruar territorin amerikan në Veriun rreth Arktikut – një ide që duket sikur erdhi nga askund, por në fakt mbështetet në një histori të gjatë….

Çfarë është një fushë transhendentale? Ajo mund të dallojë nga përvoja ngase nuk i referohet një objekti ose nuk i përket një subjekti (përfytyrimit empirik). Për pasojë, ajo duket si një rrjedhë e kulluar e ndërgjegjes a-subjektive, një ndërgjegje para-refleksive dhe pavetore, një vazhdë cilësore e ndërgjegjes pa një vete. Mund të duket çudi që transhendentali të përkufizohet nga të dhëna kaq të menjëhershme: ne do të flasim për një empirizëm transhendental në përkundër gjithçkaje që përbën botën e subjektit dhe të objektit. Ka diçka të egër dhe të fuqishme në këtë empirizëm transhendental që, natyrisht, nuk është elementi i ndijimit (empirizmi i thjeshtë), sepse ndijimi është vetëm një ndërprerje brenda rrjedhës së ndërgjegjes absolute…

Ne, përfaqësuesit më të vjetër të asaj që sot quhet “Shkolla e Frankfurtit”, së fundmi jemi akuzuar me zell për dorëheqje. Sipas kësaj akuze, ne zhvilluam elemente të një teorie kritike të shoqërisë, por nuk ishim të gatshëm të nxirrnim prej saj pasojat praktike. Nuk ofruam programe veprimi, as nuk mbështetëm veprimet e atyre që u ndjenë të frymëzuar nga teoria kritike. Nuk do të merrem me pyetjen nëse kjo mund të kërkohet nga mendimtarët teorikë, të cilët janë instrumente relativisht të ndjeshme dhe aspak të paprekshme nga tronditjet. Qëllimi që u bie atyre në një shoqëri të bazuar në ndarjen e punës mund të jetë i diskutueshëm; ata vetë mund të jenë të deformuar prej saj. Por, njëkohësisht, janë edhe të formuar nga ajo; natyrisht, nuk mund ta shfuqizojnë, thjesht me forcën e vullnetit, atë çka janë bërë. Nuk dua të mohoj elementin e dobësisë subjektive që i përket përqendrimit të ngushtë në teori. Megjithatë, mendoj se më e rëndësishme është ana objektive…

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.