Kështu, kemi arritur sakaq te forma e katërt, e fundit dhe e plotë e grafikut të dëshirës, sepse ajo që shtohet në këtë formë të fundit është një vektor i ri i dëfrimit (jouissance) që ndërpritet me vektorin e dëshirës së strukturuar simbolikisht. Grafiku i plotë ndahet pra në dy nivele, të cilët mund të përshkruhen si niveli i kuptimit dhe niveli i dëfrimit [jouissance-s që është si të thuash kënaqëdhimbje]. Problemi i nivelit të parë (i poshtmi) është se si kryqëzimi i zinxhirit të shenjuesve dhe i një qëllimësie mitike (Δ) prodhon efektin e kuptimit, me të gjithë artikulimin e tij të brendshëm: karakteri prapaveprues i kuptimit, për aq sa është funksion i Tjetrit të madh – për aq sa është i kushtëzuar nga vendi i Tjetrit, bateria e shenjuesve (s(O)); imagjinari (i(o)) dhe simboliku (I(O)) – identifikimi i subjektit bazuar në këtë prodhim prapaveprues të kuptimit dhe kështu me radhë. Problemi i nivelit të dytë (i sipërmi) është çfarë ndodh kur vetë fusha e rendit të shenjuesit, e Tjetrit të madh, birohet, shpohet nga një rrymë para-simbolike (reale) jouissance – çfarë ndodh kur “lënda” para-simbolike, trupi si kënaqëdhimbje e materializuar dhe e mishëruar, mplekset në rrjetin e shenjuesve.
Këtë “Che vuoi?” e ndeshim kudo në fushën politike, përfshirë në luftën zgjedhore amerikane të vitit 1988, ku, pas sukseseve të para të Jesse Jackson, shtypi filloi të pyesë: “Çfarë dëshiron vërtet Jackson?” Është e lehtë të dallohen nëntonet raciste në këtë pyetje, sepse kjo pyetje kurrë nuk ngrihej për kandidatët e tjerë. Përfundimi se kemi të bëjmë me racizëm konfirmohet më tej nga fakti se kjo “Che vuoi?” shpërthen më dhunshëm në formën më të kulluar, si të thuash të distiluar, të racizmit, në anti-semitizëm: në perspektivën antisemite, çifuti është pikërisht një person për të cilin nuk është kurrë e qartë “çfarë dëshiron vërtet” – pra, veprimet e tij gjithmonë dyshohen se udhëhiqen nga disa motive të fshehta (konspiracioni çifut, dominimi i botës dhe korruptimi moral i jo-çifutëve, e kështu me radhë). Rasti i antisemitizmit gjithashtu ilustron në mënyrë të përsosur pse Lakani vendosi, në fund të lakores që shënon pyetjen “Che vuoi?”, formulën e fantazisë ($ ◊ o): fantazia është një përgjigje ndaj kësaj “Che vuoi?”; ajo është një rrekje për të mbushur boshllëkun e pyetjes me një përgjigje.
Organizata “Qëndresa Qytetare” ka mbajtur një qëndrim publik ditën e djeshme mbi keqpërdorimin e hapësirave publike në qytetin e Kamzës. Denoncimi lidhet me një aktivitet publik që Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, së bashku me drejtuesen politike Lindita Nikolla dhe kryetarin e bashkisë Rakip Suli, kanë zhvilluar javën e kaluar në qytet. Ata kanë shfrytëzuar hapësirën rinore dhe bibliotekën në brendësi të Pallatit të Kulturës për të promovuar nismën e PS-së #Shqiperia2030…
Kamza në këto ditë festash,më përcjell një shumësi ndjesish porsi të gjendesha përballë një tabloje të shumëngjyrshme por po aq edhe të përhimtë. Po të mjaftohesh vetëm me të hedhurit një sy në qendrën e qytetit, do shohësh një miniskenë që rrethohet nga dritat dhe në të, ndonjë fëmijë tek-tuk i cili duket mjaftueshëm i lumtur me atë që sheh. Ato drita festive dhe ajo pemë me një yll sipër saj, i cili për dreq edhe pas shpenzimit afërmendsh absurd prap nuk ndriçon, i plotësojnë kushtet për një sy të jashtëm për ta pyetur veten se sa gëzon ky qytet…
Organizatat e mbrojtjes së të drejtave të personave me aftësi të kufizuara pas hulumtimeve në terren, ngrenë shqetësimin për mos realizim të detyrimit ligjor për infrastrukturë të mundshme për t’u përdorur nga të gjithë në qytetin e Kamzës. Fondacioni “Së bashku” përmes një raporti të hartuar së fundmi merr në shqyrtim infrastrukturën kryesore të qytetit dhe analizon mbi gjetjet në terren që flasin për një kufizim evident madhor në lëvizshmërinë e p.a.k….
Antonela Pepkolaj | 05.12.2022| nyje.al Kusht për mbijetesë mund të jetë përshtatja; diferencimi nga të tjerët; njohja e Tjetrit si mënyra me të cilën shquajmë veten; apo vrasja e Babait për të afirmuar veten. Në rastet në të cilat Tjetri tashmë të ka diferencuar nga vetja dhe nuk dëshiron të asocionohet me ty, kjo lë pak ose aspak hapësirë për t’u përshtatur, apo për mbijetesë. Mbijetesa bëhet një çështje e brendshme, që i përket unitetit, i cili ekziston falë një …
Ronald Qema | 01.11.2022 | nyje.al “Nuk ishte e qara e famshme e lumturisë. Ishte ajo e qara që të permbyt kur ndihesh dobësisht fatkeq. Kur dikush ndihet fuqimisht fatkeq, atëherë vërtet ia vlen të qajë, i shoqëruar nga të dridhurat, nga përpëlitjet dhe, veçanërisht, nga publiku. Mirëpo, kur, përveçse fatkeq, ndihesh edhe i dobët, kur nuk ka vend per rebelimin, sakrificën apo heroizmin, atëherë duhet qarë pa zë, pasi askush s’mund të ndihmojë dhe je i vetëdijshëm se kjo …
Antonela Pepkolaj | 27.10.2022 | nyje.al Pjesa e dytë Gjyshen nuk e ka mësuar njeri të jetë krenare, as egoiste, përkundrazi, por e kanë mësuar të jetë e drejtë. Në mundin e saj për të qënduar e drejtë, ka zhvilluar një forcë karakteri më të ashpër se ajo e njerëzve vetjakë. Në mendjen e saj, nëse e nderon jetën tënde, natyra të nderon ty. Kështu e gjykonin fshatarët vendimin e saj për të braktisur fëmijët e vet, si diçka që …
Antonela Pepkolaj | 27.10.2022 | nyje.al Fotografi nga arkivi familjar, Pukë 1985 Për gjyshen flasin njësoj siç flitet për një mrekulli; si për një dukuri të rrallë dhe fantastike që i bën përftuesit e saj të ndihen të prekur nga fati. E rrallë pse ishte një njeri që gëzonte atribute në vlera sipërore: nuk ishte thjesht e bukur por më e bukura, më punëtorja, më e drejta dhe, si për ironi, njeriu i cili është munduar më shumë. I gjithë …
Antonela Pepkolaj | 26.09.2022 | nyje.al Himeni dhe heshtja për gratë, në pjesën më të madhe të rasteve, jane bileta për një jetë të mbushur me abuzime të të gjitha formave. Dhe, ndërsa ndonjëherë me vullnet të lirë, ndonjëherë për hesap të familjes, vajzat e reja zgjedhin t’ia falin rininë dhe kohën e tyre, një stili të caktuar jetese, më shumë sesa një personi, kjo përbën e thënë me një fjali, një histori klasike dashurie në qytetin tonë. Klotilda ishte …
Antonela Pepkolaj | 06.08.2022 | nyje.al “Me jetue né Provinc, Me ec, e me ec, deri né rraskapitje, Me hy mespérmes turmés, Né metropol. Aromén e parfumit me trazue me rrugén e zhurmshme, Me trotuaret ambulant. Me ec, pa u ndal. Me ba’ si e lumtur, Me ndérrue té folurén, Gegnisht e Tosknisht vramull me i ba’… E népér turmé me hy’. Me u ba’, njé me realen. Me u pajtue me hapésiren. Me té voglén.. me bardh e zi.. …
Fatmirësisht pati mjaftueshëm dëshmitarë në ekspozenë private, gati njëzet vjet më parë në Shkup, të një kërkuesi thesaresh, të famshmit aga Abdullah. Në strofkën e tij mes gjethesh në mal, natën, mu nën megakryqin elektrik të qytetit. Në luftë me volumin shurdhues të refreneve të Genta Ismajlit, përmes të cilit ndoshta neutralizonte përgjimin ambjental, shpaloste defterët e vet – gjysëm harta rudimentare sekrete, gjysëm storyboard-e të ashpra të përfytyrimeve, peripecive të veta nëpër luginat maqedonase – për të rrëfyer mënyrën si orientonte shenjat në terren. Që të orientohej pastaj prej tyre në kërkime thesaresh, fshehur herë nga “jevrejtë”, herë nga “ermenijtë”. Kështu, dy kocka gjetur në gërmime bri një pete guri të rrumbullakët bënin gjithsej shifrën shtatë në hartën e agës Abdullah: shtatë hapa më pranë “mallit”, si e quante ai thesarin përherë në ikje; shtatë hapa, meqë dy kockat paralele janë II në numërimin romak, plus rrethin O prej guri që është 5, – tha -“në qoftë se i dini harfet”…
Në Shqipëri, politika e fadromës nuk është një praktikë e jashtëzakonshme, por pjesë përbërëse e një regjimi periodik hapësinor që fshin me pseudo-legjitimitet forma organike të lidhjes me territorin. Prishjet e bizneseve të vogla, dëbimet e banorëve përmes politikave zhvillimore, privatizimi dhe shfrytëzimi i burimeve ujore; të gjitha këto nuk janë thjesht akte teknike, por përshfaqje të fuqizimit dhe legjitimimit të atyre që studiuesja e sociologjisë dhe ekonomisë së globalizmit Saskia Sassen i quan formacione grabitqare (predatory formations). Këto formacione operojnë si një aleancë ndërmjet kapitalit financiar, shtetit dhe sistemit ligjor. Ato veprojnë nga brenda institucioneve për të përvetësuar toka, pasuri, e të drejta komunitare. Dhuna është arbitrarisht e mbështetur nga ligji, e ajo, sipas Sassen, prodhon dëbime (expulsions), jo vetëm fizike, por edhe simbolike, duke fshirë nga hapësira lidhjet territoriale dhe kujdesin për vendin, të afërmin e mikun…
Shfaqja e shtetit me fadroma, apo shkrirja e imazhit të tij me fadromën që vjen për të shembur shtëpinë apo biznesin privat të dikujt, është bërë një nga shprehjet më të zakonshme të dekadës së fundit të qeverisjes. Përballë fadromës së shoqëruar me polici, banorët përpiqen të argumentojnë. U duhet të thonë se janë pro ligjit, sepse janë paraqitur si antiligjorë; u duhet të dëshmojnë se ndërtimet janë bërë me djersë, sepse janë akuzuar për fitime të pandershme; u duhet të tregojnë “kulturë”, sepse janë akuzuar si të pakulturuar apo të prapambetur…
Nëse mbajmë qëndrimin se point de capiton është një “pikë nyje”, një lloj nyjëtimi kuptimesh, kjo nuk nënkupton se ajo është thjesht fjala më “e pasur”, fjala ku është kondensuar e gjithë pasuria e kuptimit të fushës që ajo “kopsit”: point de capiton është më tepër ajo fjalë e cila, si një fjalë, në nivelin e shenjuesit vetë, unifikon një fushë të dhënë, themelon identitetin e saj: është, si të thuash, fjala të cilës vetë “gjërat” i referohen për të njohur veten e tyre në unitetin e tyre. Le të marrim rastin e reklamës së famshme për Marlboron: fotografia e kaubojsit të bronztë, lëndinat e gjera të kullotave dhe kështu me radhë – të gjitha këto “konotojnë”, sigurisht, i japin një ngjyrim, imazh të caktuar Amerikës (toka e njerëzve të fortë dhe të ndershëm, e horizonteve të pafundme…); por efekti i “kopsitjes” ndodh vetëm kur zë vend një përmbysje e caktuar; gjë që nuk ndodh derisa “amerikanët realë” nisin të identifikohen (në vetëpërjetimin e tyre ideologjik) me imazhin e krijuar nga reklama e Marlboros – kur Amerika vetë të përjetohet si “vendi Marlboro”.
The Sublime Object of Ideology është një vepër thelbësore e Sllavoj Zhizhek-ut, e botuar për herë të parë në vitin 1989, që shënoi hyrjen e tij në botën akademike anglishtfolëse dhe vendosjen e tij si një nga mendimtarët më të rëndësishëm të teorisë bashkëkohore. Duke ndërthurur analizën marksiste me psikoanalizën lakaniane, Zhizhek eksploron mënyrat se si ideologjia funksionon jo vetëm përmes shtypjes, por edhe përmes kënaqësisë dhe dëshirës së pavetëdijshme. Vepra thekson konceptin e ideologjisë si një strukturë që jo vetëm deformon realitetin, por shërben si mjeti përmes të cilit individët e përballojnë vakuumin ekzistencial të së vërtetës sublime. Ky tekst është një kontribut madhor në fushën e teorisë kritike, duke hapur horizonte të reja për analizën kulturore dhe politike, si dhe duke pozicionuar Zhizhek-un si një ndërmjetës të rëndësishëm midis traditave intelektuale kontinentale dhe anglosaksone.
Pranvera është stina jubilare e Jusuf Vrionit ; 110 vite qëkurse lindi, 25 që nuk është më. Orë bilancesh, me hir a me pahir ! Ky përkujtim është apokrif. Âmes sensibles s’abstenir ! Në ndërgjegjen kolektive Jusuf Vrioni njihet si agjenti më luksoz i eksportit kulturor shqiptar nën diktaturë, përkthyesi i talentuar i veprës së Enver Hoxhës dhe Ismail Kadaresë. Në Francë ! Attention, lumière (aveuglante) ! Deri këtu, bilanci është i qartë, ndërgjegjja e kthjellët. Prej këtu e poshtë, çështja/dosja Jusuf Vrioni vjen e ndërlikohet. Achtung, achtung ! Ndërlikimi ndodh në nënndërgjegje. Nothing is as obvious as the invisible! Bëhet fjalë për nënndërgjegjen e një tabori të caktuar të elitave të fabrikës diktatoriale. Është në gjirin e këtij kolektivi ku ndodh mrekullia që e kthen Jusuf Vrionin në imazh. Η εικόνα του Ιωσήφ ! Jusuf Vrioni, imazhi pa zë i aristokratit ideal. Ikona e aristokratit. Mjaft imazhi ! Non fraintendere, non si tratta di una casualità ! Sepse fabrikimi i ikonës mjeshtri, fabrikuesit e ikonës mjeshtra…
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















