histori

Me ba vend n’histori: përbashkime të fragmentuara Dorina Pllumbi | 01.07.2025 | nyje.al Në sytë e mendjes time, kujtimi i Kamzës është i lidhur ngushtë me udhëtimet me tren me nënën time, një nga ritualet verore të fëmijërisë. Këto udhëtime na çonin nga qyteti ku u rrita, Lezha, në Tiranë, ku jetonte një pjesë e familjes nga ana e saj, përfshirë edhe gjyshen time. Duhet të kem qenë diku shtatë apo tetë vjeç, dhe trenat, megjithëse mbetje e kohëve të …

Artikulli origjinal botuar në italisht në Altreconomia me autorë Luca Rondi dhe Kristina Millona, përkthyer dhe përshtatur për Nyje nga Kristina Millona | 29.06.2025 | nyje.al Më 9 maj, një fluturim çarter me pikënisje nga Roma për në Kajro ndaloi në aeroportin e Rinasit për të marrë pesë shtetas egjiptianë të ndaluar në Qendrën e Paraburgimit për Riatdhesim (CPR) në Gjadër. Një operacion i dyshimtë nga aspekti ligjor sikurse argumentojnë ekspertë të shumtë. “Një ngjarje shumë serioze”, nënvizon Gianfranco Schiavone nga Shoqata …

Mariana Syla |08.04.2020 |nyje.al  Insituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 236 teste për raste të dyshuar, ku 17 prej tyre rezultojnë të prekur me Covid-19 duke çuar në 400 numrin e të prekurve. Po në ditën e sotme janë shëruar 23 pacientë duke e çuar në 154 numrin total të të shëruarve.Në shërbimin infektiv janë shtruar 52 pacientë. Në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndodhen 6 pacientë të shtruar. Prej tyre 5 pacientë janë në …

Mariana Syla |07.04.2020 |nyje.al Në 24 orët e fundit kemi një ulje të ndjeshme të rasteve të prekur nga Covid-19. Silva Bino nga Insituti i Shëndetit Publik komunikon se janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar pozitive 6 raste, si dhe 15 pacientë janë shëruar duke e çuar në 131 numrin e të shëruarve nga Covid-19. Betejën me ketë virus e kanë humbur deri tani 22 qytetarë.Në spital aktualisht o marrin shërbim 74 pacientë, 11 prej …

Mariana Syla | 06.04.2020 | nyje.al  Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale në komunikimin e përditshëm sot bëri me dije se në 24 orët e fundit në Shqipëri u testuan 175 individë, nga të cilët 16 rezultojnë pozitiv duke e çuar kështu në 377 numrin e të prekurve nga Covid-19. Numri i të shëruarve ka arritur në 116. Nga të dhënat zyrtare në shërbimin infektiv në Tianë ndodhen të shtuar 66 pacientë, ku 5 prej tyre janë në terapi …

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

Përkthim| nyje.al| 04.05.2020 Massimo Recalcati | publikuar fillimisht te La Repubblica, më 27 mars 2020 Koha që po jetojmë ëshë koha e një traume kolektive, nëse trauma është një ngjarje që na thyen dhunshëm përfytyrimin e përditshëm të botës duke futur dimensionin ankthioz të së papriturës, të së paparashikueshmes, të së paqeverisshmes.Për Freud-in një ngjarje mund të konsiderohet traumatike sepse duke mos qenë në asnjë mënyrë e parashikueshme ka pamundësuar çdo lloj mbrojtje. Askush në fakt nuk ishte i përgatitur …

nyje.al |27.04.2020  Orestia Kapidani është fotografe e diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë për Grafikë, dhe e specializuar në Fotografi dhe Imazh Dixhital në Universitetin e Artit dhe Dizajnit Halle, ku ka ndjekur edhe studimet master. Krijimtaria e saj rrok kryesisht dy troje gjeografike: Halle dhe Tiranë. Fotografitë e saj lidhen ngushtë me njerëzit e periferive. Në vitin 2019, bëhet pjesë e ekspozitës „Shtatë fotografë shqiptarë. Një rezidencë“ në Muzeun Kombëtar të fotografisë „Marubi“ në bashkëpunim me ArtHouse në …

nyje.al | 24.04.2020 Shkrimi i mëposhtëm është shkëputur nga leksioni, tashmë klasik, i sociologut Max Veber, ‘Politika si Vokacion’ i dhënë për studentët në Mynih në vitin 1919. Max Veberi njihet si një ndër themeluesit e sociologjisë, dhe ka dhënë kontribut të vyer në analizën e kapitalizmit, kulturës që formohet rreth tij, lindjes së modernitetit dhe rreziqeve që i kanosen shoqërisë moderne nga përdorimi instrumental i arsyes dhe tëhuajësimi i individit brenda instancave burokratike. Në këtë tekst, Veberi tregon historinë …

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.