WhatsApp Image 2025-09-02 at 11.54.43_068a6741

Rreth 700 familje në njësinë administrative Laknas të Bashkisë Kamëz nuk furnizohen me ujë nga Bashkia Kamëz. Që prej fillim viteve ‘90, këta banorë nuk janë furnizuar asnjëherë me ujë, sepse në të gjithë njësinë nuk është ndërtuar një rrjet furnizimi, pavarësisht se ajo zonë është me një densitet të konsiderueshëm banimi. Banorët, që kur janë zhvendosur në këtë zonë në fillim të viteve ’90, e kanë siguruar ujin në mënyrë private. Dikush duke mbushur në zona kufitare, të tjerë duke hapur puse për të siguruar kushtet që të kishin ujë të rrjedhshëm, të paktën për t’u larë, gatuar dhe, nëse do ngelte pak ujë, për të vaditur...

Vrasja e gazetarit heroik palestinez Anas Al-Sharif nga Izraeli, u shoqërua me akuza se ai ishte pjesë e Hamasit. Për shumë nga aleatët tanë, instinkti është të vërtetojnë pafajësinë e tij duke dëshmuar se ishte “pa përkatësi politike.” Teksti vijues, një fragment nga një shkrim i botuar më herët, është një reflektim mbi këtë prirje...

Ronald Qema | 28.04.2021 | nyje.al Bashkia Kamëz shumë pak ditë para zgjedhjeve rihapi qarkullimin në rrugën Berisha, pas ndërhyrjes në të. Rruga e re përmban tashmë korsi biçikletash. Banorët e qytetit po e frekuentojnë korsinë e ndërtuar, në të cilën mund të lëvizet në dy kahe. Por sa e mundur është kjo? Sipas matjes së kryer gjerësia e kësaj korsie është 150 cm, ndërsa hapësira e nevojshme për vetëm një kah, minimumi duhet të jetë 122 cm. Përveç gjerësisë, …

Kamëz 2018, fotografi nga Valentina Bonizzi

26.04.201 | nyje.al Grupi Ata përmes gjykatës detyron Bashkinë Kamëz të bëjë publike dokumentat që i ka fshehur prej shtatë vitesh. Tashmë, me vendim me ekzekutim të përkohshëm Bashkia Kamëz duhet menjëherë të bëjë publike vendimet dhe dokumentet e saj. Ky grup aktivistësh ka fituar sot gjyqin kundër Bashkisë Kamëz dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale në Gjykatën Administrative Tiranë. Kjo fitore shënon një moment të rëndësishëm jo vetëm për këta aktivistë, por …

Ronald Qema |16.04.2021 | nyje.alAsfalti elektoral është nocion tejet i njohur për një popull si i yni, si shërbimi më i çmuar që të shtron udhën drejt kutisë së votimit. “Socialistë e demokratë”, “e djathta dhe e majta” shtresën e ziftit shtatë ose tetë centimëshe e kanë pas dhe e kanë pikë kyçe të programit sa herë kishin pushtetin në dorë. Një shokut tim sa herë sheh shtresa të tilla zifti, i kujtohen shtresat e holla të flisë me sanxhank. …

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

Gjyshja File

Antonela Pepkolaj | 27.10.2022 | nyje.al  Fotografi nga arkivi familjar, Pukë 1985 Për gjyshen flasin njësoj siç flitet për një mrekulli; si për një dukuri të rrallë dhe fantastike që i bën përftuesit e saj të ndihen të prekur nga fati. E rrallë pse ishte një njeri që gëzonte atribute në vlera sipërore: nuk ishte thjesht e bukur por më e bukura, më punëtorja, më e drejta dhe, si për ironi, njeriu i cili është munduar më shumë. I gjithë …

Sekuence nga dokumentari "Lejohet, s'lejohet", Rilind Gervalla, fotografi nga Antonela Pepkolaj

Antonela Pepkolaj | 08.05.2022 | nyje.al  Sekuencë nga dokumentari “Lejohet s’lejohet”, Rilind Gërvalla, fotografi nga Antonela Pepkolaj Ndoshta arti, në këndvështrimin historik të tij, më shumë u flet masave se sa individëve dhe, shpesh është parë si mediumi më i mirë për të prekur çështje të ndjeshme për publikun. Qoftë për vetëdijësim, për demaskim, për indoktrinim, marrëdhënia e artit me çështjet editoriale, varion sipas kontekstit dhe sigurisht sipas cilësisë së produktit final. Rilind Gërvalla, gazetar nga Kosova, në dokumentarin e tij të …

Fotografi nga Ronald Qema

Antonela Pepkolaj | 11.04.2022 | nyje.alNjë dëshmi e Kukësit.Humbja dhe varri shënjojnë vdekjen, si dy realitetet më të prekshme për ata që kanë humbur dikë. Humbja, si eksperiencë psikologjike shënjon të vdekurin, varri si shtëpia e fundit shënjon prehjen. Nga sfera e individuales në atë të kolektives, humbja bëhet vaj dhe hidhërimi bëhet zi. Eksperienca humane është rrahur mjaftueshëm me humbjen, sa për të konsoliduar një mekanizëm që i lejon krejt botëkuptimit të saj mbi vdekjen, të kthehet në një …

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.