Korsi biçikletash plot me halle

Ronald Qema | 28.04.2021 | nyje.al
Bashkia Kamëz shumë pak ditë para zgjedhjeve rihapi qarkullimin në rrugën Berisha, pas ndërhyrjes në të. Rruga e re përmban tashmë korsi biçikletash. Banorët e qytetit po e frekuentojnë korsinë e ndërtuar, në të cilën mund të lëvizet në dy kahe. Por sa e mundur është kjo?
Sipas matjes së kryer gjerësia e kësaj korsie është 150 cm, ndërsa hapësira e nevojshme për vetëm një kah, minimumi duhet të jetë 122 cm. Përveç gjerësisë, problem janë edhe gjatësia shumë e vogël e korsisë, kalimi i  këmbësorëve e parkimi i mjeteve në të, që detyrojnë çiklistët të dalin në rrugë.
Për një përgjigje mbi këto probleme shkuam në Bashkinë Kamëz, e cila na drejtoi për tek Drejtoria e Medias, zyrat e së cilës ishin të gjitha bosh.

  • Post comments:0 Komente

Lini një përgjigje