Fatmirësisht pati mjaftueshëm dëshmitarë në ekspozenë private, gati njëzet vjet më parë në Shkup, të një kërkuesi thesaresh, të famshmit aga Abdullah. Në strofkën e tij mes gjethesh në mal, natën, mu nën megakryqin elektrik të qytetit. Në luftë me volumin shurdhues të refreneve të Genta Ismajlit, përmes të cilit ndoshta neutralizonte përgjimin ambjental, shpaloste defterët e vet – gjysëm harta rudimentare sekrete, gjysëm storyboard-e të ashpra të përfytyrimeve, peripecive të veta nëpër luginat maqedonase – për të rrëfyer mënyrën si orientonte shenjat në terren. Që të orientohej pastaj prej tyre në kërkime thesaresh, fshehur herë nga “jevrejtë”, herë nga “ermenijtë”. Kështu, dy kocka gjetur në gërmime bri një pete guri të rrumbullakët bënin gjithsej shifrën shtatë në hartën e agës Abdullah: shtatë hapa më pranë “mallit”, si e quante ai thesarin përherë në ikje; shtatë hapa, meqë dy kockat paralele janë II në numërimin romak, plus rrethin O prej guri që është 5, - tha -“në qoftë se i dini harfet”...
Rreth 700 familje në njësinë administrative Laknas të Bashkisë Kamëz nuk furnizohen me ujë nga Bashkia Kamëz. Që prej fillim viteve ‘90, këta banorë nuk janë furnizuar asnjëherë me ujë, sepse në të gjithë njësinë nuk është ndërtuar një rrjet furnizimi, pavarësisht se ajo zonë është me një densitet të konsiderueshëm banimi. Banorët, që kur janë zhvendosur në këtë zonë në fillim të viteve ’90, e kanë siguruar ujin në mënyrë private. Dikush duke mbushur në zona kufitare, të tjerë duke hapur puse për të siguruar kushtet që të kishin ujë të rrjedhshëm, të paktën për t’u larë, gatuar dhe, nëse do ngelte pak ujë, për të vaditur...
Ronald Qema | 27.06.2021 | nyje.al Pastrimi i pyllit “Plepat e Brukes” ka qënë i zakonshëm për banorët e Laknasit që gjendeshin pranë tij për vite e dekada me rradhë, derisa nisi përplasja me institucionet publike dhe kompaninë private, e cila do të ndërtojë një thertore në të. Për 3 vite me rradhë, mbrojtja e pyllit nga shkatërrimi ka njohur faza të ndryshme dhe ka ndikuar drejtëpërdrejtë në gjendjen e tij. Një ndër reagimet e para të banorëve, duke parë …
nyje.al | 22.06.2021 Në çështjet gjyqësore ku pala humbëse është shteti vendimet e shkallës së parë rëndom ankimohen automatikisht në Gjykatën e Apelit, pavarësisht nëse vendimi është haptazi i drejtë dhe i pakundërshtueshëm. Njëjtë ka vepruar Bashkia Kamëz kundër vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë e cila i dha të drejtë grupit të aktivistëve të Kamzës në pretendimin e tyre për më shumë transparencë në vendimmarrje nga institucionet lokale. Vendimi e detyron Bashkinë Kamëz për të plotësuar programin …
Ronald Qema |28.04.2021| nyje.al Mbrëmjen e kaluar KZAZ nr.27 përfundoi procesin e numërimit duke nxjerrë kështu rezultatin final të zgjedhjeve të 25 prillit, për sa i përket subjekteve politike. Më herët kishte përfunduar numërimi edhe në KZAZ nr.28, në të cilën janë numëruar votat e qendrave të votimit në njësinë administrative Paskuqan. Rezultati final nxorri Partinë Demokratike si më të votuarën në Bashkinë Kamëz, me 25764 vota (50.07%), e ndjekur nga Partia Socialiste me 19344 vota (37.59%). Lëvizja Socialiste ia …
Përkthim | Antonela Pepkolaj |Dima Srouji |15.11.2022 | nyje.al “Sulmet e fundit ndaj palestinezëve po rishfaqin traumën ndër breza që ne të gjithë mbartim. Por rezistenca jonë sa vjen dhe bëhet më e fortë”. Palestinezët teksa kontrollojnë dëmet e shkaktuara pas shkatërrimit të një ndërtesë 15-katëshe nga një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës, më 13 maj 2021. (Atia Mohammed/Flash90) Mëria po më del nga poret e trupit, dridhem. Kjo mëri nuk është vetëm prej linçimit të fundit të …
Në 9 mars 1973 Franca Rame u rrëmbye nga 5 fashistë, që e detyruan më forcë të hipte në një fugon brenda të cilit u torturua dhe u dhunua. Është një radio ndezur…por vetëm pasi ka kaluar pak kohë e dëgjoj. Vetëm pas pak sekondash e kuptoj që është dikush që po këndon. Po, është një radio. Muzikë e lehtë: qiell, yje, zemër, dashuri…dashuri…
Antonela Pepkolaj | 27.10.2022 | nyje.al Pjesa e dytë Gjyshen nuk e ka mësuar njeri të jetë krenare, as egoiste, përkundrazi, por e kanë mësuar të jetë e drejtë. Në mundin e saj për të qënduar e drejtë, ka zhvilluar një forcë karakteri më të ashpër se ajo e njerëzve vetjakë. Në mendjen e saj, nëse e nderon jetën tënde, natyra të nderon ty. Kështu e gjykonin fshatarët vendimin e saj për të braktisur fëmijët e vet, si diçka që …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















