nyje.al | 06.08.2026    Zërat e protestës kanë artikuluar edhe njëherë, për të 67-tën ditë, thirrjet për drejtësi, hetim e arrestim të Ramës dhe Ballukut, për bashkim të mërgatës dhe studentëve në protestë, si dhe vendosmëri dhe qëndrueshmëri jo vetëm derisa të dorëhiqet-hetohet-arrestohet Rama, por edhe përtej tij, derisa të zhbëhen të gjitha padrejtësitë e keqqeverisjes ndër dekada. Aktivisti Edison Lika në hapje të protestës së djeshme u shpreh se sa më larg kryeministri nga objekti i kryeministrisë, aq më …

Genc Shehu |08.07.2026| nyje.al    Si mund t’i shërbejmë lëvizjes? Një pyetje mbetet ende e hapur: si mund t’i shërbejmë lëvizjes nëse kërkesa e parë realizohet dhe qeveria jep dorëheqjen? Çfarë ndodh më pas? Përgjigjja e parë është e thjeshtë: protesta nuk mbaron. Përkundrazi, ajo hyn në fazën e saj më të rëndësishme. Sepse largimi i qeverisë nuk është përmbushja e pesë kërkesave; është vetëm kushti që ato të mund të realizohen. Institucioni kryesor që do ta mbikëqyrë këtë proces …

Një postim i kryetarit të Bashkisë Kamëz me datë 13,03,2021 në rrjetin e tij social ‘’Instagram’’, na tregoi se Bashkia Kamëz kishte hipotekuar 84 hektare tokë në rezervuarin e Paskuqanit. Ky do të ishte sinjali i parë i nisjes së një projekti të belbëzuar tashmë prej vitesh për zonën në fjalë…

Vrasjet e grave tona në hyrje të marsit vazhdojnë të shkaktojnë ndër ne dhimbtë, mpirje dhe mohim. Përpjekja jonë për të gjetur fjalë që na nxjerrin përtej kësaj gjendjeje na kotësohet teksa e shohim veten të pafuqishme e të mpakura për t’i ndaluar këto vrasje dhe kushtet që i shkaktojnë ato…

Erisa Kryeziu | 17.01.2022 | nyje.al Karrigia me rrota rrëshket shumë zhdërvjellët në rrugët e qytetit të Kamzës, përpos pengesave artificiale prej betoni e herë nga njerëzit. Mirëpo, Dovleti u bë kohë që i njeh mirë këto barriera aq sa edhe di t’i shmangë.  Ishte viti 2009 kur ai mori për herë të parë karrigen me rrota si dhuratë nga kushëriri i tij. Deri në atë kohë, pavarësisht natyrës së tij çapkëne e kishte pasur të pamundur të lëvizte lirshëm …

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

At Shtejfën Gjeçovi dje kishte 150-vjetorin e lindjes. Ndaj këtu po shtrojmë dy-tri fjalë, të cilat janë reflektime për një traditë kërkimore antropologjike në fushën e kanunit, shtetit dhe politikës në studimet antropologjike, që zë fill prej punës së at Gjeçovit….

Kanë ekzistuar rryma të ndryshme në art, të cilat kërkojnë të nxjerrin në dritë lidhjet e njeriut me natyrën. Në shoqërinë tonë të vogël, të zënë me halle ekzistenciale, moderniste e modernizuese, lëshuar shpeshherë në mohe e kotësime, raporti me natyrën u pa herë si tepri e herë si mungesë. “Trivet” vjen me një ftesë për të kthyer shikimin estetik dhe etik kah një lidhnie mes njeriut e botës përreth…

Do të parashtrohen tri histori, të cilat lidhen me emigrimin e pas viteve 1990. Pas parashtrimit do të bëj një reflektim të shkurtër antropologjik. 1.I shpronësuar, tokë shteti, shtëpi me anza. AC është rreth të 80-ve. Ka mbaruar së kosituri një parcelë aty pranë. Është maj 2009, prag zgjedhjesh të përgjithshme. Ulemi për kafe dhe biseda zë fill për tokën, shtëpinë, fëmijët. Pjesë e kësaj bisede është procesi i “të ngulurit këtu”…

Një javë më parë gazetari dhe kritiku i artit, Vincent van Gerven Oei, është përballur me një seri sulmesh dhe kërcënimesh përmes mesazheve elektronike dhe po ashtu ka qenë pre e një sulmi fizik nga artisti Driant Zeneli. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e një pjesë të opinionit publik pasi ambasadori holandez, rrjeti Safejournalist, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë AGSH, dhe disa organizata kulturore, dolën në mbështetje të kritikut të artit duke dënuar dhunën dhe kërcënimet ndaj tij si të papranueshme dhe si cenim i lirisë së fjalës dhe të medias…

Nëse do të luanim sipas rregullave të historicizmit, do të duhej të argumentonim se, si gruaja, as burri nuk ekziston, që asnjë kategori e përgjithshme e burrit nuk zë vend në shumëllojshmërinë e pozicioneve subjektive mashkullore që çdo epokë ndërton. Kështu, një argument nominalist, si njëfarë tretësi teorik, aktualisht ia del të tresë kategoritë e burrit dhe gruas njësoj. Megjithatë, sipas Lacanit nuk mund të argumentojmë simetrikisht se burri nuk ekziston. Ne kemi, nëse duhet besuar ana e majtë e tabelës së seksuimit, asnjë problem në gjetjen e tij, në shpalljen e ekzistencës së tij…

Nga rrugëtimi i Asdrenit si autor, vërejmë një linjë e cila ndryshon dhe pëson luhatje në raport të drejtë me çështjen kombëtare. Kështu, me dy botimet e tij të para, përkatësisht më 1904 dhe në 1912, poezia e tij është me motive atdhetare dhe kushtruese, ende nën ndikimin e modelit romantik të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Më 1930, publikohet vëllimi Psallme Murgu, në të cilin na paraqitet një Asdren ndryshe nga dy vëllimet e para, me nota të pesimizmit dhe të ironisë, si pasojë e qëndrimit të tij ndaj regjimit të Zogut…

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.