Kundër falsifikimit të historisë së Spaçit – ish të përndjekur e aktivistë në protestë
Në Spaç të Mirditës, ditën e djeshme u mbajt një protestë kundër ndërhyrjeve të konsideruara ‘restauruese’ dhe ‘konservuese’, në një prej godinavë të ish-burgut. Ish- të përndjekur e ish- të burgosur të burgut të Spaçit, aktivistë të angazhuar prej vitesh me ballafaqimin me të shkuarën e socializmit shtetëror, profesionistë të fushës së arkitekturës dhe trashëgimisë kulturore, familjarë të ish-burgosurve, artistë, të rinj e studentë, reaguan publikisht duke kritikuar ndërhyrjet intruzive, uniformizuese dhe aspak profesionale ndaj sitit...

