Diptik portretesh të Jusuf Vrionit. Fotografitë e realizuara në Paris më 1997 janë pjesë e fondit personal të autores. © Holta Vrioni. Të gjitha të drejtat janë të autores.

Pranvera është stina jubilare e Jusuf Vrionit ; 110 vite qëkurse lindi, 25 që nuk është më. Orë bilancesh, me hir a me pahir ! Ky përkujtim është apokrif. Âmes sensibles s’abstenir ! Në ndërgjegjen kolektive Jusuf Vrioni njihet si agjenti më luksoz i eksportit kulturor shqiptar nën diktaturë, përkthyesi i talentuar i veprës së Enver Hoxhës dhe Ismail Kadaresë. Në Francë ! Attention, lumière (aveuglante) ! Deri këtu, bilanci është i qartë, ndërgjegjja e kthjellët. Prej këtu e poshtë, çështja/dosja Jusuf Vrioni vjen e ndërlikohet. Achtung, achtung ! Ndërlikimi ndodh në nënndërgjegje. Nothing is as obvious as the invisible! Bëhet fjalë për nënndërgjegjen e një tabori të caktuar të elitave të fabrikës diktatoriale. Është në gjirin e këtij kolektivi ku ndodh mrekullia që e kthen Jusuf Vrionin në imazh. Η εικόνα του Ιωσήφ ! Jusuf Vrioni, imazhi pa zë i aristokratit ideal. Ikona e aristokratit. Mjaft imazhi ! Non fraintendere, non si tratta di una casualità ! Sepse fabrikimi i ikonës mjeshtri, fabrikuesit e ikonës mjeshtra...

Në mëngjesin e 24 korrikut të kësaj vere, u nisëm nga Kamza bashkë me Dhimitër Kolecin, aktivist për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Zall Gjoçajt, në mbështetje të banorëve të Lufajt në Mirditë. Këta banorë kishin organizuar një protestë kundër tharjes së lumit të Urakës prej ndërtimit të hidrocentralit në zonë, administruar nga firma ‘Seka Hydropower’. Dhimitri teksa ngiste makinën, na tregoi gjatë sesi veç një ditë më parë ishte kthyer nga bjeshkët e Zall Gjoçajt, prej nga ku kishte tentuar të fikte zjarret bashkë me djalin, vëllain, Ademin e banorë të tjerë të mbledhur me urgjencë. Më tregon sesi stanet dhe mijëra bletë e bagëti të imta rrezikoheshin të digjeshin po të mos ndërhynin trupat e emergjencës bashkë me banorët e zonës, dhe ata të ardhur nga Kamza. Dhe sesi, mungesa e ujit në zonë, ia kishte hequr pritat natyrale zjarreve. I indinjuar prej çka kishte dëshmuar, dhe duke shfajësuar djemtë e ri ushtarë të papërvojë e pa mjetet e duhura, Dhimitri përsëriste ‘qeveria e bashkia flenë gjumë teksa parqet kombëtare digjen e shkrumbohen.’

Vrasjet e grave tona në hyrje të marsit vazhdojnë të shkaktojnë ndër ne dhimbtë, mpirje dhe mohim. Përpjekja jonë për të gjetur fjalë që na nxjerrin përtej kësaj gjendjeje na kotësohet teksa e shohim veten të pafuqishme e të mpakura për t’i ndaluar këto vrasje dhe kushtet që i shkaktojnë ato…

Erisa Kryeziu | 17.01.2022 | nyje.al Karrigia me rrota rrëshket shumë zhdërvjellët në rrugët e qytetit të Kamzës, përpos pengesave artificiale prej betoni e herë nga njerëzit. Mirëpo, Dovleti u bë kohë që i njeh mirë këto barriera aq sa edhe di t’i shmangë.  Ishte viti 2009 kur ai mori për herë të parë karrigen me rrota si dhuratë nga kushëriri i tij. Deri në atë kohë, pavarësisht natyrës së tij çapkëne e kishte pasur të pamundur të lëvizte lirshëm …

Bashkia Kamez, foto Ronald Qema, 2022

Bashkia nën hije

Nyje.al | 22.12.2022 |  Bashkia Kamez, foto nga Ronald Qema teksa pret për t’u futur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, 21 Dhjetor, 2022 Hysen Koldashi, kryetari i Këshillit Bashkiak të Kamzës hapi dje mbledhjen e këshilltarëve me togfjalëshin “të nderuara media prezente, qytetarë…”, duke lajmëruar kështu çeljen e seancës për miratimin e projekt-buxhetit të vitit 2023. Kryetari Rakip Suli, iu drejtua të rinjve të Këshillit Rinor, duke theksuar rëndësinë e pranisë së tyre. Nuk dihet me saktësi se cilat media …

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

Nebi Bardhoshi | 01.11.2021 | nyje.al Bathore, 1 nëntor 2018, fotografi nga Nebi Bardhoshi. Për Natën e të Shumtëve pakkush ka shkruar në etnografinë shqiptare, e ndërkohë të dhëna historike ka jo pak. Këtu do të ndalem vetëm te disa reflektime mbi çfarë kam vëzhguar deri më tash në terren. Kjo pjesëz vjen si pjesë e një projekti kërkimor që e kam quajtur përkohësisht “Etnografi e prehjes“. Përpiqem me hulumtu ato zona kohore në kulturë, ku njerëzit besojnë se bota …

Bulqize, gusht 2021

Pavjo Gjini | 28.08.2021 | nyje.al  Bulqize, gusht 2021 Në vendin tonë, në prakun e çdo banese ku ka ndonjë shenj jetese, kudo shpërthejnë tritolët e një krimi terrorizues… dhe askush s’mund të thotë se këtu rron një popull që ndërton diçka të re. Për mëngjes-drekë-darkë lajmet shërbejnë fishekzjarre tritolësh nga Vermoshi në Konispol, banda që lajnë hesapet, dridhin mure shtëpish, prishin gjumin e trishtë në cepat e Shqipërisë dhe mediat që u bëjnë jehonë në të gjithë vendin. Aty …

Proteste

Genc Shehu | 21.12.2020 | nyje.al Dita e dyte e protestes per Klodian Rashen, 10 dhjetor 2020, foto: Ronald Qema “Këta të vrasin!” Kjo shprehje, e përdorur rëndom si në pasojë të 21 Janarit duke iu referuar pushtetit të atëhershëm, tani gjen vend të përdoret edhe për pushtetin e sotshëm. Mirëpo situata në dukje e ngjashme, ka dallimet e veta. Në 21 Janar pati demonstratë të thirrur nga opozita e atëhershme si përgjigje ndaj një video-skandali ku paraqitej Ilir Meta …

Shqetësimi im është ky: një ndjesi në rritje se në teorizimin e seksit jemi të angazhuar në një lloj “euthanazie të arsyes së kulluar”. E huazoj këtë frazë nga Kanti, i cili përdor për të emërtuar një nga dy përgjigjet e mundshme ndaj antinomive të arsyes, pra, ndaj konflikteve të brendshme të arsyes me vetveten. Arsyeja, tha ai, bie pashmangshëm në kontradiktë sa herë që kërkon të aplikohet në ide kozmologjike, në gjëra që kurrë nuk mund të bëhen objekte të përvojës sonë…

Të thuash se subjekti është në të njëjtin nivel me ligjin nuk është e barasvlershme me pretendimin se ajo është ligji, pasi çdo shkrirje e subjektit me ligjin vetëm e redukton atë, e nënshtron atë absolutisht ndaj ligjit. Në të njëjtin nivel me dhe prapë jo ligji, subjekti mund të konceptohet vetëm si dështim i ligjit, i gjuhës. Në gjuhë dhe prapë më shumë se gjuhë, subjekti është një shkak të cilin asnjë shenjues nuk mund ta shpjegojë. Jo sepse ajo e tejkalon shenjuesin, por sepse ajo banon në të si kufi…

Ne nuk do ta fillojmë leximin tonë, siç është bërë zakon, nga e majta, por përkundrazi nga e djathta, ose ana femërore e formulave. Në kundërshtim me paragjykimin mjaft të zakonshëm se psikoanaliza e ndërton gruan si të dorës së dytë, si veç modifikim të burrit, i termit primar, këto formula sugjerojnë se ekziston njëfarë përparësie e anës së djathtë. Ky lexim i formulave është në përputhje me privilegjin që u jepet antinomive matematikore nga Kanti, i cili jo vetëm që merret me to i pari, por gjithashtu i jep sintezës matematikore një lloj sigurie më të menjëhershme se homologut të saj dinamik…

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.