Ne, përfaqësuesit më të vjetër të asaj që sot quhet “Shkolla e Frankfurtit”, së fundmi jemi akuzuar me zell për dorëheqje. Sipas kësaj akuze, ne zhvilluam elemente të një teorie kritike të shoqërisë, por nuk ishim të gatshëm të nxirrnim prej saj pasojat praktike. Nuk ofruam programe veprimi, as nuk mbështetëm veprimet e atyre që u ndjenë të frymëzuar nga teoria kritike. Nuk do të merrem me pyetjen nëse kjo mund të kërkohet nga mendimtarët teorikë, të cilët janë instrumente relativisht të ndjeshme dhe aspak të paprekshme nga tronditjet. Qëllimi që u bie atyre në një shoqëri të bazuar në ndarjen e punës mund të jetë i diskutueshëm; ata vetë mund të jenë të deformuar prej saj. Por, njëkohësisht, janë edhe të formuar nga ajo; natyrisht, nuk mund ta shfuqizojnë, thjesht me forcën e vullnetit, atë çka janë bërë. Nuk dua të mohoj elementin e dobësisë subjektive që i përket përqendrimit të ngushtë në teori. Megjithatë, mendoj se më e rëndësishme është ana objektive...
Kur arrita një moshë më të pjekur për të kuptuar agjerimin, të cilin e kisha menduar si një detyrim ndaj fesë në të cilën besoja, mami më pat’ shpjeguar se, gjatë ditëve të agjërimit, sa herë që ne ndjejmë urinë dhe lodhjen që sjell mungesa e ushqimit dhe ujit, jemi më afër atyre që këtë uri dhe lodhje e ndjejnë jo vetëm një 30 ditësh, por përgjatë pjesës më të madhe të vitit. Pikërisht kjo empati për tjetrin, të privuar nga kushtet më të domosdoshme për një jetë të dinjitetshme, na përcillet si detyrë morale ta vazhdojmë edhe pas 30-ditësh, duke mbajtur fort në kujtesë se ç’do të thotë të mos kesh dhe sidomos, të mos ketë tjetri...
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















