Shfaqja e shtetit me fadroma, apo shkrirja e imazhit të tij me fadromën që vjen për të shembur shtëpinë apo biznesin privat të dikujt, është bërë një nga shprehjet më të zakonshme të dekadës së fundit të qeverisjes. Përballë fadromës së shoqëruar me polici, banorët përpiqen të argumentojnë. U duhet të thonë se janë pro ligjit, sepse janë paraqitur si antiligjorë; u duhet të dëshmojnë se ndërtimet janë bërë me djersë, sepse janë akuzuar për fitime të pandershme; u duhet të tregojnë “kulturë”, sepse janë akuzuar si të pakulturuar apo të prapambetur...
Me ba vend n’histori: përbashkime të fragmentuara Dorina Pllumbi | 01.07.2025 | nyje.al Në sytë e mendjes time, kujtimi i Kamzës është i lidhur ngushtë me udhëtimet me tren me nënën time, një nga ritualet verore të fëmijërisë. Këto udhëtime na çonin nga qyteti ku u rrita, Lezha, në Tiranë, ku jetonte një pjesë e familjes nga ana e saj, përfshirë edhe gjyshen time. Duhet të kem qenë diku shtatë apo tetë vjeç, dhe trenat, megjithëse mbetje e kohëve të …
Mariana Syla |08.04.2020 |nyje.al Insituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 236 teste për raste të dyshuar, ku 17 prej tyre rezultojnë të prekur me Covid-19 duke çuar në 400 numrin e të prekurve. Po në ditën e sotme janë shëruar 23 pacientë duke e çuar në 154 numrin total të të shëruarve.Në shërbimin infektiv janë shtruar 52 pacientë. Në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndodhen 6 pacientë të shtruar. Prej tyre 5 pacientë janë në …
Mariana Syla |07.04.2020 |nyje.al Në 24 orët e fundit kemi një ulje të ndjeshme të rasteve të prekur nga Covid-19. Silva Bino nga Insituti i Shëndetit Publik komunikon se janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar pozitive 6 raste, si dhe 15 pacientë janë shëruar duke e çuar në 131 numrin e të shëruarve nga Covid-19. Betejën me ketë virus e kanë humbur deri tani 22 qytetarë.Në spital aktualisht o marrin shërbim 74 pacientë, 11 prej …
Mariana Syla | 06.04.2020 | nyje.al Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale në komunikimin e përditshëm sot bëri me dije se në 24 orët e fundit në Shqipëri u testuan 175 individë, nga të cilët 16 rezultojnë pozitiv duke e çuar kështu në 377 numrin e të prekurve nga Covid-19. Numri i të shëruarve ka arritur në 116. Nga të dhënat zyrtare në shërbimin infektiv në Tianë ndodhen të shtuar 66 pacientë, ku 5 prej tyre janë në terapi …
Përkthim| 05.05.2020| nyje.al Massimo Recalcati, publikuar në gazetën La Repubblica, më 12 prill 2020 Ankthi i parë qe persekutor: frika e molepsjes, frika nga sëmundja dhe e rreziqeve të saj. Nëse rreziku i molepsjes është potencialisht kudo, qe i nevojshëm distancimi social për të frenuar praninë e tij të padëshirueshme. I ngjashmi im u zbulua, jo më për arsye ideologjike por për arsye shkencore, si rrezik që riaktivizon frikën arkaike ndaj të së panjohurës dhe të paditurës. Kur akti i …
Përkthim| nyje.al| 04.05.2020 Massimo Recalcati | publikuar fillimisht te La Repubblica, më 27 mars 2020 Koha që po jetojmë ëshë koha e një traume kolektive, nëse trauma është një ngjarje që na thyen dhunshëm përfytyrimin e përditshëm të botës duke futur dimensionin ankthioz të së papriturës, të së paparashikueshmes, të së paqeverisshmes.Për Freud-in një ngjarje mund të konsiderohet traumatike sepse duke mos qenë në asnjë mënyrë e parashikueshme ka pamundësuar çdo lloj mbrojtje. Askush në fakt nuk ishte i përgatitur …
nyje.al |27.04.2020 Orestia Kapidani është fotografe e diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë për Grafikë, dhe e specializuar në Fotografi dhe Imazh Dixhital në Universitetin e Artit dhe Dizajnit Halle, ku ka ndjekur edhe studimet master. Krijimtaria e saj rrok kryesisht dy troje gjeografike: Halle dhe Tiranë. Fotografitë e saj lidhen ngushtë me njerëzit e periferive. Në vitin 2019, bëhet pjesë e ekspozitës „Shtatë fotografë shqiptarë. Një rezidencë“ në Muzeun Kombëtar të fotografisë „Marubi“ në bashkëpunim me ArtHouse në …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















