Për pacientët onkologjikë, familjarët e tyre dhe aktivistët ky tetor nuk shënjohet prej fjongos rozë. Ajo është zhytur në të zezën e vdekjeve të shkaktuara nga neglizhenca në sistemin shëndetësor. Me tullumbace të zeza në duar, si simbol i zisë së humbjeve të jetëve, ata protestuan mëngjesin e djeshëm përballë Ministrisë së Shëndetësisë. Përmes pankartave që mbanin në duar, ata shpalosën listën e gjatë të problemeve: nga mungesa e kimiove, tek Brakiterapia jashtë funksionit dhe akseleratorët që prishen çdo dy javë. “U thonë grave e vajzave diagnostikohuni e ndërkohë në Spitalin Onkologjik, në qendrën më të madhe ku bëhet lufta kundër kancerit, nuk ka mamografi. Ka më shumë se 10 ditë që mamografia në Spitalin Onkologjik nuk punon. U thonë grave e vajzave diagnostikohuni e s’kanë ilaçe për kancerin e gjirit. Njëherë japin herceptinë, mbaron herceptina japin fezgo, mbaron fezgo japin herceptinë, kundër çdo protokolli ndërkombëtar e që njeh kjo betejë me kancerin.” - tregoi gazetari dhe njëkohësisht bashkë-organizator i protestës, Osman Stafa...
Aktivistët e Zall Gjoçajt, Adem Xhokola dhe Dhimitër Koleci, bashkë me protestuesin dhe përkrahësin e kauzave mjedisore Jorgji Locaj janë vënë së fundmi në dijeni nga Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë se janë paditur nga kompania ‘Seka Hydropower’ për kryerjen e veprave penale të fyerjes dhe shpifjes të kryera botërisht. Kompania, duke iu referuar deklaratave të aktivistëve në mediat kombëtare dhe rrjetet sociale, pretendon se ata kanë kryer këto vepra penale lidhur me ligjshmërinë e kontratës koncesionare, respektimin e kuadrit ligjor mjedisor, të drejtave të komunitetit, statusit të zonës së mbrojtur, etj.. ndonëse të gjitha këto çështje janë aktualisht objekt gjykimi në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë. Krahas proceseve në Tiranë, një proces tjetër që po gjykohet është në gjykatën e shkallës së parë, Lezhë dhe kontestimet e banorëve janë të mbështetura në dokumente zyrtare, akte ekspertimi, vendime gjykatash dhe denoncime të vazhdueshme të banorëve...
Grupi Ata | 30.05.2022 | nyje.al 13-14-15 Maj ishin ditët e Panairit “Kamza lexon”, aktivitet i Bashkisë Kamëz që u organizua në hapësirën e sheshit “Nënë Tereza”, përbri Pallatit të Kulturës. Njoftimi në rrjetet sociale rreth kësaj nisme i mëshonte faktit që ky aktivitet ishte ‘për herë të parë’, dhe se kishte pasur ‘kujdesin e pakursyer’ të kryetarit të bashkisë, Rakip Sulit. Nuk ndodh rrallë që njoftime të tilla të palatuara, synojnë të të ngjallin ndjesinë e borxhit karshi ‘drejtuesit’ …
nyje.al | 16.03.2022 Banoret e Laknasit pas shpalljes se vendimit ne Gjykaten Administrative Tirane, foto Ronald Qema Pas tre vitesh protesta, përballjesh institucionale dhe trup më trup me policinë për të mbrojtur pyllin e tyre, sot banorët e Laknasit kanë fituar gjyqin në shkallë të parë kundër Bashkisë Kamëz, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe firmës private “BioProducts”. Procesi gjyqësor i shkallës së parë, i filluar që prej vitit 2019, u dha të drejtë banorëve në pretendimet e tyre për paligjshmërinë …
11.03.2020 | nyje.al Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bojkotuar mësimin dhe janë mbledhur në hyrje të kampusit për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Ata kërkojnë ulje të çmimit të naftës dhe të gjitha produkteve të tjera, mos lejimin e rritjes së biletave të transportit dhe mbështetje për fermerët. Disa nga pedagogët kanë dalë në mbështetje të studentëve gjithashtu. Studentët marshuan përgjatë gjithë kampusit të Universitetit për të mbledhur sa më shumë shokë e shoqe e më tej …
Përkthim | Analizë | Project Syndicate | 19.04.2020 Willem H. Buiter Duke na sjellë një tronditje veçanërisht shkundëse si në ofertë ashtu edhe në kërkesë, pandemia COVID-19 ka përmbysur pothuajse brenda natës debate të vjetra ideologjike. Papritmas, ndërhyrje shtetërore me efekte të gjata në ekonomi janë bërë të domosdoshme për të shpëtuar kapitalizmin e tregut, i cili ka pak gjasa të dalë i pandryshuar nga kjo situatë. Ironikisht, pikërisht kur “socialisti demokrat” Bernie Sanders pezullon fushatën e tij presidenciale në Shtetet …
Autori: Adam Tooze, publikuar me 9 prill 2020, në revistën Foreign Policy |Përktheu: Pavjo Gjini | Redaktoi: Genc Shehu Të dhënat e fundit nga ShBA-ja provojnë se bota është në rënien e lirë më të thikët se kurdo – dhe manualet e vjetra ekonomike dhe politike nuk vlejnë më.Teksa filloi mbyllja prej koronavirusit, impulsi i parë ishte për të mëtuar analogji historike – 1914, 1929, 1941? Ndërkohë që javët kaluan, ajo që doli gjithnjë e më shumë në pah ishte …
24.03.2020 | nyje.al Ditën e djeshme Kryeministri Rama ritheksoi se fasoneritë do të vazhdojnë të punojnë. Arsyetimi për këtë vendim sipas tij është ekzistenca e një ‘disiplinë të centralizuar’ të punës në këto fabrika. Ndërkohë që Kryeministri po i besonte verbërisht pronarëve dhe menaxherëve të fasonerive, në po të njëjtën ditë është identifikuar punëtorja e parë e infektuar me COVID-19 në fabrikën ProDyn në Tiranë (raportuar nga Birn). Po ashtu, para disa ditësh u bë e ditur e infektuara e …
Marrëdhënia e individit me shtetin është një tematikë e trajtuar mjaft shpesh në letërsi. Ky raport shfaqet përmes perspektivave të ndryshme. Vepra të ndryshme fokusohen në konfliktin midis individit dhe shtetit, duke shfaqur përpjekjet për të mbrojtur lirinë individuale kundrejt kontrollit mbytës të pushtetit, ose, në disa raste të tjera, përshkruhen marrëdhëniet komplekse midis individit dhe shtetit në kontekste të ndryshme historike dhe shoqërore…
Pas premierës së filmit “Një fidan dhe një lopatë”, të artistit të ri e regjisorit Nikolas Pipero një prej pyetjeve nistore që ju bë ishte ajo e merakut për “përjetësinë” e punës së tij. Nikolasi tregoi që për qënien e tij, edhe atë artistike, e tashmja dhe vendi i tij në të ishte më i rëndësishëm. Megjithatë është e pranishme edhe dëshira e tij për të krijuar memorie përmes punës së tij, aq kolektive sa mundet. Kjo përpjekje vërehet edhe në filmin që pati shfaqjen e tij të parë në hapësirën alternative për të rinjtë “Minus Art Space”…
Në kohën kur karnavalet na shpërfaqen me maskat veneciane, me ngjyra e xixa, në Bozovcë ende mund të shohim kremtimin e karnavaleve në një mënyrë më autentike në thelb e kuptim, të njohura ndryshe si edhe si Karnavalet Ilire në Tetovë. Bozovca është fshati më i thellë i malësisë së Sharrit, pjesë e qytetit të Tetovës. Majat e Sharrit të shtrira përreth, nuk të lënë pa të bërë përshtypje, duke i dhënë hijeshi të pamasë fshatit…
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















