Të thuash se subjekti është në të njëjtin nivel me ligjin nuk është e barasvlershme me pretendimin se ajo është ligji, pasi çdo shkrirje e subjektit me ligjin vetëm e redukton atë, e nënshtron atë absolutisht ndaj ligjit. Në të njëjtin nivel me dhe prapë jo ligji, subjekti mund të konceptohet vetëm si dështim i ligjit, i gjuhës. Në gjuhë dhe prapë më shumë se gjuhë, subjekti është një shkak të cilin asnjë shenjues nuk mund ta shpjegojë. Jo sepse ajo e tejkalon shenjuesin, por sepse ajo banon në të si kufi...

Ne nuk do ta fillojmë leximin tonë, siç është bërë zakon, nga e majta, por përkundrazi nga e djathta, ose ana femërore e formulave. Në kundërshtim me paragjykimin mjaft të zakonshëm se psikoanaliza e ndërton gruan si të dorës së dytë, si veç modifikim të burrit, i termit primar, këto formula sugjerojnë se ekziston njëfarë përparësie e anës së djathtë. Ky lexim i formulave është në përputhje me privilegjin që u jepet antinomive matematikore nga Kanti, i cili jo vetëm që merret me to i pari, por gjithashtu i jep sintezës matematikore një lloj sigurie më të menjëhershme se homologut të saj dinamik...

Kur kooperativisti simpatik, Demir Sulonjaku, dhe dy shokë të tij zbulojnë në fshatin “Tri Tavernat” një varrezë osmane – e pasur me stoli e plaçka ushtarësh të rënë në betejë – kryetari i kooperativës, Myrteza Faruku, sheh mundësinë e përkryer për të shëlbuar kooperativën e tij jofitimprurëse, të varur deri atëherë nga ndihma e kooperativave të tjera për plotësimin e nevojave të brendshme. Zbulimi fatlum i kësaj pasurie të varrosur pritet me entuziazëm nga organet administrative lokale, madje disa autoritete planifikojnë shpëtimin e atdheut socialist me stolitë e gjetura. Por ca shokë nga Instituti i Arkeologjisë nuk ndajnë të njëjtin mendim...

Antipodet jetë-vdekje apo dashuri-vdekje janë lajtmotive universale të secilës fushë arti, të cilësdo epoke qysh nga fillet e ekzistencës njerëzore e gjer në bashkëkohësi. Madje, motivi i vdekjes dhe kërkesa e dëshpëruar e individit për përjetësi ka lindur në letërsi qysh në Mesopotaminë antike, në gjurmët e para letrare, tek Epi i Gilgameshit, ndër veprat e para letrare që bota njeh. Autorë të shumtë e shfrytëzojnë këtë lëndë duke e bërë pjesë të laboratorit krijues ku dhimbjen nga vdekja e dashurisë e sublimojnë në një vepër arti....

At Shtejfën Gjeçovi dje kishte 150-vjetorin e lindjes. Ndaj këtu po shtrojmë dy-tri fjalë, të cilat janë reflektime për një traditë kërkimore antropologjike në fushën e kanunit, shtetit dhe politikës në studimet antropologjike, që zë fill prej punës së at Gjeçovit....

Kanë ekzistuar rryma të ndryshme në art, të cilat kërkojnë të nxjerrin në dritë lidhjet e njeriut me natyrën. Në shoqërinë tonë të vogël, të zënë me halle ekzistenciale, moderniste e modernizuese, lëshuar shpeshherë në mohe e kotësime, raporti me natyrën u pa herë si tepri e herë si mungesë. "Trivet" vjen me një ftesë për të kthyer shikimin estetik dhe etik kah një lidhnie mes njeriut e botës përreth...