“Nëse dalin videot, unë kam m’i hupë krejt”
Pesë vjet më parë, Albana, në motet e para të të njëzetave, takoi një burrë rreth 30-vjeçar, teksa po kalonte pushimet në bregdet diku në rajon. Nisën të flasin e pëlqeheshin dhe siç bën vaki rëndom në rrethana të këtilla, lidhjen e mbajtën duke folur gjithë kohën, kryesisht online, meqë Albana jetonte në Kosovë e ai në zonën bregdetare. Dikur, pas dy vitesh lidhja u ftoh...

