Në Shqipëri, politika e fadromës nuk është një praktikë e jashtëzakonshme, por pjesë përbërëse e një regjimi periodik hapësinor që fshin me pseudo-legjitimitet forma organike të lidhjes me territorin. Prishjet e bizneseve të vogla, dëbimet e banorëve përmes politikave zhvillimore, privatizimi dhe shfrytëzimi i burimeve ujore; të gjitha këto nuk janë thjesht akte teknike, por përshfaqje të fuqizimit dhe legjitimimit të atyre që studiuesja e sociologjisë dhe ekonomisë së globalizmit Saskia Sassen i quan formacione grabitqare (predatory formations). Këto formacione operojnë si një aleancë ndërmjet kapitalit financiar, shtetit dhe sistemit ligjor. Ato veprojnë nga brenda institucioneve për të përvetësuar toka, pasuri, e të drejta komunitare. Dhuna është arbitrarisht e mbështetur nga ligji, e ajo, sipas Sassen, prodhon dëbime (expulsions), jo vetëm fizike, por edhe simbolike, duke fshirë nga hapësira lidhjet territoriale dhe kujdesin për vendin, të afërmin e mikun...
Shfaqja e shtetit me fadroma, apo shkrirja e imazhit të tij me fadromën që vjen për të shembur shtëpinë apo biznesin privat të dikujt, është bërë një nga shprehjet më të zakonshme të dekadës së fundit të qeverisjes. Përballë fadromës së shoqëruar me polici, banorët përpiqen të argumentojnë. U duhet të thonë se janë pro ligjit, sepse janë paraqitur si antiligjorë; u duhet të dëshmojnë se ndërtimet janë bërë me djersë, sepse janë akuzuar për fitime të pandershme; u duhet të tregojnë “kulturë”, sepse janë akuzuar si të pakulturuar apo të prapambetur...
Organizata “Qëndresa Qytetare” ka mbajtur një qëndrim publik ditën e djeshme mbi keqpërdorimin e hapësirave publike në qytetin e Kamzës. Denoncimi lidhet me një aktivitet publik që Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, së bashku me drejtuesen politike Lindita Nikolla dhe kryetarin e bashkisë Rakip Suli, kanë zhvilluar javën e kaluar në qytet. Ata kanë shfrytëzuar hapësirën rinore dhe bibliotekën në brendësi të Pallatit të Kulturës për të promovuar nismën e PS-së #Shqiperia2030…
Kamza në këto ditë festash,më përcjell një shumësi ndjesish porsi të gjendesha përballë një tabloje të shumëngjyrshme por po aq edhe të përhimtë. Po të mjaftohesh vetëm me të hedhurit një sy në qendrën e qytetit, do shohësh një miniskenë që rrethohet nga dritat dhe në të, ndonjë fëmijë tek-tuk i cili duket mjaftueshëm i lumtur me atë që sheh. Ato drita festive dhe ajo pemë me një yll sipër saj, i cili për dreq edhe pas shpenzimit afërmendsh absurd prap nuk ndriçon, i plotësojnë kushtet për një sy të jashtëm për ta pyetur veten se sa gëzon ky qytet…
Organizatat e mbrojtjes së të drejtave të personave me aftësi të kufizuara pas hulumtimeve në terren, ngrenë shqetësimin për mos realizim të detyrimit ligjor për infrastrukturë të mundshme për t’u përdorur nga të gjithë në qytetin e Kamzës. Fondacioni “Së bashku” përmes një raporti të hartuar së fundmi merr në shqyrtim infrastrukturën kryesore të qytetit dhe analizon mbi gjetjet në terren që flasin për një kufizim evident madhor në lëvizshmërinë e p.a.k….
Bashkia Kamëz, renditet si një ndër gjashtë bashkitë më të mëdha në vend, por ndryshe nga pesë të tjerat, ky qytet nuk e ka një spital. Nevojat e spitalit dhe të urgjencave mjekësore i përballon një Qendër Shëndetësore, e cila është jashtëzakonisht e vogël në raport me numrin e popullsisë. Qendra Shëndetësore e Kamzës ka vazhdimisht pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore. Prej kohësh, banorët e kanë shprehur domosdoshmërinë e një spitali të madh i cili duhet të trajtojë të gjitha nevojat e këtij qyteti. “Këtu ofrohet vetëm shërbim për ndonjë ulje tensioni apo serum, nëse je me fat. Pasi edhe nuk gjen dhe duhet të shkosh ta blesh tek farmacitë përballë”, – shprehet një banor gjatë hulumtimit në terren…
Kamza është bashkia me sipërfaqen më të vogël dhe me densitetin më të madh në Shqipëri, duke e shndërruar në bashkinë më urbane. Në 20 vitet e fundit Kamza ka përjetuar një rritje të popullsisë në masa të jashtëzakonshme, ku në një sipërfaqe prej 37.18 km2 jetojnë -sipas të dhënave të bashkisë – rreth 160 mijë banorë, numër që çdo ditë vjen në rritje. Mosha mesatare e popullsisë së qytetit të Kamzës është 27 vjeç, gjë që dikton edhe më shumë nevojën për hapësira publike dhe rekreative. Mirëpo, e vetmja hapësirë publike sportive në qytet mbetet stadiumi, i cili në një konsultim publik për projekt-buxhetin e vitit 2025, të mbajtur më 31 tetor 2024 në hapësirën e tij dëshmoi se do të zëvendësohej nga një godinë tre katëshe me një sipërfaqje prej 2000 m2 që do të jetë godina e re e bashkisë Kamëz…
Rrugëtimin për njohjen e romëve dhe egjiptianëve të Kamzës e nisëm nga zona e ish-godinave blegtorale në Bathore apo siç njihet ndryshe si ‘ish-stallat’. Këto ndërtesa që gjatë socializmit janë shfrytëzuar realisht si stalla, dhe që aktualisht vijojnë të jenë të banuara nga një komunitet të ardhurish pas viteve 90-të, përfton trajtat e monumentalizimit të historisë së vuajtjeve me të cilat janë përballë në zanafillën e kësaj ‘jete të re’ të ardhurit në zonën e Bathores. Qëndrojnë ende si shenja domethënëse që ndihmojnë imagjinatën në riprodhimin e të shkuarës së këtij komuniteti, që plotësohet me rrëfimet e njerëzve që e kanë jetuar në ‘lëkurë’ odisenë e ardhjes, gjetjen e një vendi, ndërtimin e një shtëpie dhe zhvillimin e jetesës në këtë territor…
Në tarracën e një ndërtese dykatëshe në Rrugën “Demokracia”, në Bathore, diellin nuk e pengon asnjë përmasë betoni. Është i ftohtë janari. Regjistruesi xhiron. “Unë kam pas një vetëgjykim”, thotë Klodi. “Kam ba 9-vjeçaren, jo fort larg prej këtu. Ishte e mbushur me tiransa dhe jugorë. Deri vonë nuk e pranoja që isha nga Bathorja, sidomos kur takoja persona që s’janë t’zonës. Bathorja shihej edhe ma poshtë se Kamza.” Klodi, Diana, Roni, Fidi, të tjerë që vijnë e na gjejnë në bisedë, rrinë, varin kokën e dëgjojnë, i përkasin gjeneratës Zeta, me një stil jetese larg kafeneve, qendrave tregtare dhe tërheqjeve të tjera sociale. Mes tyre dhe familjeve të tyre nuk ka ndonjë dallim të madh në të ardhurat financiare, në llojin e shtëpisë që kanë ndërtuar, në mjetet e transportit (autobus, biçikleta) që përdorin, në vullnetin për arsimim dhe në arritjet që kanë fituar. Pa harruar punën më vete apo në grup me vetëgjykimin, për të cilin flet Klodi, më shumë i provuar nga prindërit, apo fëmijët më të mëdhenj të familjes, mijëvjeçarët, në kohën kur Kamza dhe Bathorja si pararojë e saj, nuk kishte asfalt, ujë, kanalizime e drita…
Jetë imagjinare | Antonela Pepkolaj | 21.01.2023 Shoqja jonë e përbashkët, Guri, u fejua dhe martua para disa muajsh dhe u zhvendos në Gjermani. Guri është një nofkë. Si u zhvendos, Guri qante çdo ditë atje dhe tërë kohës që ishte vetëm në shtëpi (sepse i shoqi punonte), Guri izolohej në errësirë dhe dëgjonte balada kancerogjene shqiptare. Një ditë i shoqi e zuri duke qarë dhe kjo i rrëfeu se, arsyeja përse ishte kaq mizearbël, ishte sepse kishte lënë të …
Antonela Pepkolaj | 07.12.2022 | nyje.al Leo Shahini, fotografi nga autorja Sfida ndërkombëtare e aplikacioneve të hapësirës së NASA-s, edhe sivjet u zhvillua nën moton “Make Space” për të promovuar aksesin ndaj hapësirës, përmes metodave novative. Konkursi fton të rinj të apasionuar nga e gjithë bota, për të programuar aplikacione që përputhen me tematikën e sfidave. Pjesëmarrës sivjet ishte edhe i riu nga Kamza, Leo Shahini, i cili së bashku me grupin përfaqësues të Shqipërisë, u zgjodhën finalistë në rang …
Shfaqja e shtetit me fadroma, apo shkrirja e imazhit të tij me fadromën që vjen për të shembur shtëpinë apo biznesin privat të dikujt, është bërë një nga shprehjet më të zakonshme të dekadës së fundit të qeverisjes. Përballë fadromës së shoqëruar me polici, banorët përpiqen të argumentojnë. U duhet të thonë se janë pro ligjit, sepse janë paraqitur si antiligjorë; u duhet të dëshmojnë se ndërtimet janë bërë me djersë, sepse janë akuzuar për fitime të pandershme; u duhet të tregojnë “kulturë”, sepse janë akuzuar si të pakulturuar apo të prapambetur…
Nuk është çështja nëse zgjedhjet u vodhën. Sot kemi të bëjmë me një sistem ku zgjedhjet kontrollohen nga partia në pushtet – Partia Socialiste. Ajo deklaron se është modernizuar, ndaj dhe fiton. Në fakt, është modernizuar për të vjedhur më mirë dhe, akoma më tepër, për të kontrolluar votën në mënyrë të paligjshme dhe jashtë kornizave institucionale. Kemi të bëjmë me një sistem tashmë të njohur dhe të përshtatur – një model i sofistikuar i manipulimit elektoral. Forma më e njohur është ajo e Putinit; forma të tjera hibride të këtij modeli hasen brenda dhe jashtë Bashkimit Europian…
Në vitet ’80, disa studiues filluan ta emërtojnë fazën e kapitalizmit që po merrte hov në Perëndim falë politikave neoliberale si “kapitalizëm i çorganizuar”. Ky lloj i kapitalizmit shoqërohej me: zhbërjen e marrëveshjeve ndërkombëtare për stabilizimin e flukseve financiare dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të reja për tregtinë e lirë dhe heqjen e barrierave tarifore, çmontimin e rolit të shtetit në kontrollin e kapitaleve dhe orientimin e tyre, çmontimin e të drejtave dhe organizimit të punëtorëve në vendin e punës, dhe çmontimin e një sërë mekanizmash për mbrojtje sociale. Dëshira mbizotëruese ishte ajo për liri individuale sipërmarrëse pa shtrëngesa dhe orientime shtetërore, liri kjo deri në çorganizim…
Kohët e fundit, në një skenë që të kujton serialin X-Files, imazhet satelitore të NASA-s zbuluan rrënojat e një ish-baze amerikane të armëve bërthamore, Camp Century, nën akullnajën e përhershme të Grenlandës, një relike e braktisur e Luftës së Ftohtë. Rishfaqja e saj është një metaforë e përshtatshme për propozimin e Donald Trump për të zgjeruar territorin amerikan në Veriun rreth Arktikut – një ide që duket sikur erdhi nga askund, por në fakt mbështetet në një histori të gjatë….
Çfarë është një fushë transhendentale? Ajo mund të dallojë nga përvoja ngase nuk i referohet një objekti ose nuk i përket një subjekti (përfytyrimit empirik). Për pasojë, ajo duket si një rrjedhë e kulluar e ndërgjegjes a-subjektive, një ndërgjegje para-refleksive dhe pavetore, një vazhdë cilësore e ndërgjegjes pa një vete. Mund të duket çudi që transhendentali të përkufizohet nga të dhëna kaq të menjëhershme: ne do të flasim për një empirizëm transhendental në përkundër gjithçkaje që përbën botën e subjektit dhe të objektit. Ka diçka të egër dhe të fuqishme në këtë empirizëm transhendental që, natyrisht, nuk është elementi i ndijimit (empirizmi i thjeshtë), sepse ndijimi është vetëm një ndërprerje brenda rrjedhës së ndërgjegjes absolute…
Ne, përfaqësuesit më të vjetër të asaj që sot quhet “Shkolla e Frankfurtit”, së fundmi jemi akuzuar me zell për dorëheqje. Sipas kësaj akuze, ne zhvilluam elemente të një teorie kritike të shoqërisë, por nuk ishim të gatshëm të nxirrnim prej saj pasojat praktike. Nuk ofruam programe veprimi, as nuk mbështetëm veprimet e atyre që u ndjenë të frymëzuar nga teoria kritike. Nuk do të merrem me pyetjen nëse kjo mund të kërkohet nga mendimtarët teorikë, të cilët janë instrumente relativisht të ndjeshme dhe aspak të paprekshme nga tronditjet. Qëllimi që u bie atyre në një shoqëri të bazuar në ndarjen e punës mund të jetë i diskutueshëm; ata vetë mund të jenë të deformuar prej saj. Por, njëkohësisht, janë edhe të formuar nga ajo; natyrisht, nuk mund ta shfuqizojnë, thjesht me forcën e vullnetit, atë çka janë bërë. Nuk dua të mohoj elementin e dobësisë subjektive që i përket përqendrimit të ngushtë në teori. Megjithatë, mendoj se më e rëndësishme është ana objektive…

Viti 2012, kur bota ish e shqetësuar për fundin e afërt të datës 21 dhjetor, se kështu thoshte një kalendar i vjetër nga fiset Maja, ndërsa ti luaje futboll me çunat e lagjes, deri sa të merrnin me dhunë në shtëpi. Bota nuk u shkatërrua, vitet kaluan dhe ti e le futbollin. Jo për fajin tënd, ama kështu erdhën kohët.