Banorët e Gurë Lurës organizuan sot një protestë në Tiranë, kundër ndërhyrjeve të kompanisë “Balkan Green Energy” që kanë dëmtuar natyrën e fshatit dhe kanalin e ndërtuar me punë vullnetare 60 vite më parë. Kompania ka përfituar licencën e shfrytëzimit të rrjedhës së kanalit për prodhim energjie përmes HECit me kapacitet 0.75 Mw, por banorët shprehen se ajo ka ndërhyrë në kanalin vaditës me qëllim që të rrisë sasinë e prurjeve duke e dëmtuar atë. Gjitashtu në një pjësë të tij, në Xhaxhaj, kompania e ka futur ujin e kanalit në tuba për një gjatësi rreth 400 metra...
“Mirë se erdhët në këtë darkë festive në residencën zyrtare të presidentit të shtetit të Izraelit. Është e vertetë që ajo çka e bën këtë darkë festive është ajo çka transformon çdo darkë në një darkë të shkëlqyer, shoqëria. Ndaj këtë mbrëmje jemi mbledhur për të ngritur dolli, për të falenderuar e festuar një mik të shtrenjtë të shtetit dhe të popullit të Izraelit, kryeministrin e Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Edi Rama.” - u dëgjua të shqiptonte përkthyesja e zyrës së Kryeministrit në nisje të videos së publikuar në faqen e tij për darkën e marrjes së medaljes së nderit nga presidenti izraelit. Ndërsa kryeministri Rama e presidenti Herzog ngrinin dolli për njëri-tjetrin dhe medaljen e nderit, e ëma e gazetarit palestinez Islam Maqdad vuante dhimbjen e humbjes së djalit të saj që mbeti i vrarë pas sulmit ajror mbi tendën e ngrituar nga media “Palestine Today”...
Në kuadër të zbatimit të projektit “24601”, financuar dhe përkrahur nga qëndra LëvizAlbania, grupi i vajzave të FemArt me regji të Ergys Malsisë, në bashkëpunim me grupin Ata, arriti të vinte në skenën e teatrit të Pallatit te Kulturës, Kamëz, mbrëmjen e 21 janarit, shfaqjen teatrale “Ngritje pa krye”. Kjo shfaqje trajtonte problemet sociale me të cilat ndeshen çdo ditë gratë dhe vajzat e punësuara nëpër fasoneri. Midis padrejtësive ekonomike, vështirësive gjatë procesit të punës, dhe kushteve të rënda të …
Luljeta Lleshanaku u lind më 1968 në Elbasan, dhe u rrit në një familje në internim, për shkak të oponencës ndaj regjimit të imponuar nga diktatura komuniste shqiptare. Ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe ka qenë kryeredaktore e revistës së përjavshme “Zëri i rinisë”. Më pas, ka punuar për gazetën letrare “Drita”. Në vitin 1996, merr çmimin për librin më të mirë të vitit nga shtëpia botuese “Eurorilindja”. Në vitin 1999 merr pjesë në …
“Erotikrisht në kohën e shkruar”- Krenar Zejno te grupi Ata. Krenar Zejno flet për librin e tij me poezi “Erotikrisht në kohën e shkuar” dhe krijimtarinë e tij poetike. Krenar Zejno është poet, shkrimtar, kurator dhe publikues: ai është themeluesi dhe drejtuesi i Zenit që përfshin galerinë e artit dhe shtëpinë botuese me të njëjtin emër. Është autor i veprave: Promenade Epika e dehur Album me ninanana Shkronjë Legjenda M sikur Qenia këmba e të panjohurës autostop për në Re …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















