Çfarë është një fushë transhendentale? Ajo mund të dallojë nga përvoja ngase nuk i referohet një objekti ose nuk i përket një subjekti (përfytyrimit empirik). Për pasojë, ajo duket si një rrjedhë e kulluar e ndërgjegjes a-subjektive, një ndërgjegje para-refleksive dhe pavetore, një vazhdë cilësore e ndërgjegjes pa një vete. Mund të duket çudi që transhendentali të përkufizohet nga të dhëna kaq të menjëhershme: ne do të flasim për një empirizëm transhendental në përkundër gjithçkaje që përbën botën e subjektit dhe të objektit. Ka diçka të egër dhe të fuqishme në këtë empirizëm transhendental që, natyrisht, nuk është elementi i ndijimit (empirizmi i thjeshtë), sepse ndijimi është vetëm një ndërprerje brenda rrjedhës së ndërgjegjes absolute...
Banorët e Gurë Lurës organizuan sot një protestë në Tiranë, kundër ndërhyrjeve të kompanisë “Balkan Green Energy” që kanë dëmtuar natyrën e fshatit dhe kanalin e ndërtuar me punë vullnetare 60 vite më parë. Kompania ka përfituar licencën e shfrytëzimit të rrjedhës së kanalit për prodhim energjie përmes HECit me kapacitet 0.75 Mw, por banorët shprehen se ajo ka ndërhyrë në kanalin vaditës me qëllim që të rrisë sasinë e prurjeve duke e dëmtuar atë. Gjitashtu në një pjësë të tij, në Xhaxhaj, kompania e ka futur ujin e kanalit në tuba për një gjatësi rreth 400 metra...
09.09.2017 | nyje.al Nga vjen nevoja për të dhënë një premtim? Si e gjejmë forcën për ta mbajtur këtë premtim? A duhet bërë kjo në mënyrë individuale apo kolektive? Në serinë e parë të “MARTESA E ATYRE”, celebrimi filloi përpara Pallatit të Kulturës, në Kamëz. Që aty takimi vazhdoi drejt vendtakimit të ATA. /*! elementor – v3.23.0 – 05-08-2024 */ .elementor-widget-image{text-align:center}.elementor-widget-image a{display:inline-block}.elementor-widget-image a img[src$=”.svg”]{width:48px}.elementor-widget-image img{vertical-align:middle;display:inline-block} Për premtim-dhënien dhe premtim-mbajtjen e atyre me ne, ju, dhe ata. Martesa e Atyre është …
26.03.2017 | nyje.al Takim letrar me autorin Romeo Çollaku mbi romanin e tij të fundit “Mjaltë në teh”, zhvilluar në qëndrën rinore ATA. “Ashtu si gjithë njerëzit e rruzullimit mbarë, edhe banorët e asaj kodre të veçuar nga bota e kishin, secili, nga një huq të keq e të pandreqshëm. Dhimitër Jeshili, fjala vjen, me të mbetur vetëm, në shtëpi, në arë a në pyll, zinte e dërdëlliste me vete; dhe nuk është se thoshte ndonjë gjë që do të …
01.07.2018 | nyje.al Takim letrar me shkrimtarin Rudi Erebara mbi librin “Epika e yjeve të mëngjesit” “Epika e yjeve të mëngjesit” është titulli i një pikture jete që na vjen përmes një romani i cili flet për imoralitetin e diktaturës, për kuadrin tronditës të një shoqërie të ndërsyer ndaj njëri-tjetrit ku familja dënonte njeriun dhe njeriu dënonte familjen, për kumtin e një të shkuare ku diktati mbyste çdo përpjekje për liri individuale, çdo tentative për ikje, qoftë ajo edhe nëpërmjet …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















