Kamza është bashkia me sipërfaqen më të vogël dhe me densitetin më të madh në Shqipëri, duke e shndërruar në bashkinë më urbane. Në 20 vitet e fundit Kamza ka përjetuar një rritje të popullsisë në masa të jashtëzakonshme, ku në një sipërfaqe prej 37.18 km2 jetojnë -sipas të dhënave të bashkisë - rreth 160 mijë banorë, numër që çdo ditë vjen në rritje. Mosha mesatare e popullsisë së qytetit të Kamzës është 27 vjeç, gjë që dikton edhe më shumë nevojën për hapësira publike dhe rekreative. Mirëpo, e vetmja hapësirë publike sportive në qytet mbetet stadiumi, i cili në një konsultim publik për projekt-buxhetin e vitit 2025, të mbajtur më 31 tetor 2024 në hapësirën e tij dëshmoi se do të zëvendësohej nga një godinë tre katëshe me një sipërfaqje prej 2000 m2 që do të jetë godina e re e bashkisë Kamëz...
Të mbledhur masivisht, fëmijë, gra dhe burra të të gjitha moshave, mbajtën dje një protestë masive në mbështetje të Palestinës. Ky tubim u organizua nga mbështetës dhe grupime për "Palestinën e lirë". Që nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Izrael, pro-palestinezët kanë reaguar ashpër duke e distancuar veten nga “medaljet e nderit” dhe bashkëpunimet me krerë shtetesh që janë njëkohësisht dhe autorë gjenocidi sistematik. Të vendosur mes xhamisë së Namazgjasë dhe Parlamentit, qëllimi i protestës ishte përcjellja e një mesazhi në dy vende: në parlament: për qeveritarët; dhe ndaj Komunitetit Mysliman Shqiptar (KMSH), duke i akuzuar për heshtje bashkëfajësie në gjenocid...
11.07.2018 | nyje.al Takimet letrare në qendrën rinore “Ata” rifillojnë me autorin dhe gjuhëtarin Ardian Vehbiu. Interesat e këtij autori dhe e platformës së komunikimit “Peizazhet e Fjalës” që ai drejton prej shumë vitesh, duket se përputhen shumë me interesat e këtij grupi për ndërtimin e një dialogu kulturor i kërcënuar nga mass media dhe format e tjera të komunikimit të komercializuara. Pyetje: Në këtë udhëtimin e fundit në Shqipëri do të keni disa takime si autor, merrni pjesë në …
22.11.2017 | nyje.al Në kuadër të prezantimit të librit “Vivere insieme. L’arte come Azione Educativa” nga Maria Rosa Sossai, në qytetin e Milanos dhe Bergamos, artistja Valentina Bonizzi në bashkëpunim me grupin ATA organizoi me datë 22 nëntor takimin e dytë të ciklit “Martesa e Atyre” në Kamëz. A është e mundur të ndërtohen momente të cilat mund të ndahen me të tjerë në kontekste të ndryshme, por që kanë të përbashkët dëshirën krijuese për të reaguar të gjithë bashkë? …
13.10.2017 | nyje.al Kufijtë nuk i adhuroj. Që të jem i sinqertë, as nuk i përçmoj. Thjesht i kam frikë dhe ndihem keq kur jam fillikat me ta. E kam fjalën, kryesisht, për kufijtë e dukshëm, gjeografikë, ata që ndajnë nga njëri-tjetri vendet, shtetet, kombësitë. Akoma edhe sot, në një botë ku kufijtë po bëhen gjithmonë e më shumë porozë, kur i kaloj më kaplon një ndjenjë e çuditshme: një përzierje çlirimi dhe drojtjeje. Kjo ndodh ndoshta për shkak të …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















