Kohët e fundit, në një skenë që të kujton serialin X-Files, imazhet satelitore të NASA-s zbuluan rrënojat e një ish-baze amerikane të armëve bërthamore, Camp Century, nën akullnajën e përhershme të Grenlandës, një relike e braktisur e Luftës së Ftohtë. Rishfaqja e saj është një metaforë e përshtatshme për propozimin e Donald Trump për të zgjeruar territorin amerikan në Veriun rreth Arktikut – një ide që duket sikur erdhi nga askund, por në fakt mbështetet në një histori të gjatë....
Kamza është bashkia me sipërfaqen më të vogël dhe me densitetin më të madh në Shqipëri, duke e shndërruar në bashkinë më urbane. Në 20 vitet e fundit Kamza ka përjetuar një rritje të popullsisë në masa të jashtëzakonshme, ku në një sipërfaqe prej 37.18 km2 jetojnë -sipas të dhënave të bashkisë - rreth 160 mijë banorë, numër që çdo ditë vjen në rritje. Mosha mesatare e popullsisë së qytetit të Kamzës është 27 vjeç, gjë që dikton edhe më shumë nevojën për hapësira publike dhe rekreative. Mirëpo, e vetmja hapësirë publike sportive në qytet mbetet stadiumi, i cili në një konsultim publik për projekt-buxhetin e vitit 2025, të mbajtur më 31 tetor 2024 në hapësirën e tij dëshmoi se do të zëvendësohej nga një godinë tre katëshe me një sipërfaqje prej 2000 m2 që do të jetë godina e re e bashkisë Kamëz...
nyje | 11.07.2018 | Artan Raça është arkitekt i lirë. Mendimet e tij mbi arkitekturën kanë qenë më aktive se kurrë vitet e fundit kur politika shqiptare ka ndërmarrë aksione asgjesuese ndaj veprave trashëgimi kombëtare dhe po vazhdon ta orientojë ndërtimin në qytet drejt komercializimit të hapësirave publike. Mendimet e tij dhe qëndrimet e tij publike të shtyjnë në reflektim për arkitekturën, se përse ajo është e bukur apo përse është e shëmtuar kur kompromentohet dhe del nga misioni i …
25.07.2018 | nyje.al Kundër shantazhit të dyfishtë: bisedë me redaktuesit shkencorë Genci Shehu dhe Pavjo Gjini Në daljen e tij të fundit në Madrid, në maj të vitit 2018-s, filozofi slloven Sllavoj Zhizhek u vlerësua me çmimin e Rrethit të Arteve të Bukura. Në momentin që ky filozof merr çmimin, thotë që nuk i pëlqejnë këto gjëra, por ama ua pranoj dhe ndihem i nderuar që po ma jepni. Çmimi kishte motivimin e një figure si Zhizheku i cili ndikon …
01.06.2018 | nyje.al Librat e Ylli Demnerit bëjnë pjesë tek ajo krijimtari që thërret të shkuarën dhe dëshiron të komunikojë me të rinjtë, pra me të ardhmen. Në vëllimin e dytë “Më kujtohet” botuar në maj 2018 ai shkruan: “Ashtu si në fotografitë e futura në kovën me solucion të fotografit të vjetër, diku pranë Pazarit të Ri (“Foto Lugati” siç e quanin disa), ku pak nga pak përvijohej portreti dhe coha e zezë (e zbardhur nga vitet), jam munduar …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















