header ka vetem autoritarizem

Në vitet ’80, disa studiues filluan ta emërtojnë fazën e kapitalizmit që po merrte hov në Perëndim falë politikave neoliberale si “kapitalizëm i çorganizuar”. Ky lloj i kapitalizmit shoqërohej me: zhbërjen e marrëveshjeve ndërkombëtare për stabilizimin e flukseve financiare dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të reja për tregtinë e lirë dhe heqjen e barrierave tarifore, çmontimin e rolit të shtetit në kontrollin e kapitaleve dhe orientimin e tyre, çmontimin e të drejtave dhe organizimit të punëtorëve në vendin e punës, dhe çmontimin e një sërë mekanizmash për mbrojtje sociale. Dëshira mbizotëruese ishte ajo për liri individuale sipërmarrëse pa shtrëngesa dhe orientime shtetërore, liri kjo deri në çorganizim...

Mbetje urbane të hedhura në brigjet e Tërkuzës. Në sfond, një fabrikë prodhimi plastmasi. Kamëz. © Artan Rama.

Në 21 mars, Këshilli Bashkiak i Kamzës miratoi planin e ri të menaxhimit të mbetjeve. Gjatë mbledhjes nuk pati asnjë diskutim. I vetmi që pyeti për planin ishte anëtari Alfred Halili (PD), por nuk mori përgjigje. Gazetarët nuk u lejuan që të merrnin pjesë. Dy javë më vonë, nëpërmjet një emaili, bashkia u justifikua duke fajësuar hapësirën e vogël të sallës për moslejimin e të vetmit gazetar që kishte paraqitur kërkesën për pjesëmarrje, që isha unë. Kjo është gënjeshtër, sepse gjysma e sallës ishte bosh. Bashkia i vazhdoi marifetet, kur në faqen e saj online nxorri një njoftim të rremë mbi mbajtjen e një dëgjese për të diskutuar planin e mbetjeve me publikun. Por verifikimi i metadata-ve tregoi se dokumenti (.docx) ishte krijuar një javë pas mbledhjes. Përse ftohej publiku në një takim i cili kishte përfunduar?! Cila ishte dobia e një manipulimi të tillë? Si mund t’i ftosh njerëzit në një ngjarje të shkuar?!

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

18.03.2019 | Diana Malaj Prishtina deri në fillim të shek. XX ka qenë një qytet shumë i vogël. Ajo fillon të zgjerohet e të ketë zhvillim të shpejtë demografik vetëm pasi shpallet kryeqytet i Kosovës. Duke ndjekur një rrugë pa shenjëzime, kalimtarët na ndihmojnë për t’u orientuar për në Çarshinë e vjetër, aty ku ndodhet një ndër pikat më të rëndësishme historike dhe kulturore të këtij qyteti: Muzeu Etnologjik i Prishtinës. Dikur pjesë e Muzeut Kombëtar të Kosovës, në vitin …

Përkthim nga redaksia e Nyjes | 15.03.2019 | nyje.al  Punëtore të fasonerive tek presin të marrin rrogën. Kamëz 2017 Manifesti i Revoltës Femërore është shkëputur nga përmbledhja e shkrimeve të njërës prej mendimtareve më të njohura e më të dashura italiane Carla Lonzi, nga vepra me titullin “Le të pështyjmë mbi Hegel dhe shkrime të tjera”, e viteve 1970-1972.  Në parathënien që vetë Lonzi i bën shkrimeve të saj dhe atyre që kanë një karakter më kolektiv, siç është Manifesti, …

nyje.al | 18.02.2019 Me rastin e 60-vjetorit të vdekjes së Bertold Brehtit, Teatri “Piccolo Teatro di Milano” përkujton autorin dhe veprën e tij “Opera për tri groshë” me regjisor Giorgio Strehler. Në kuadër të një serie takimesh për tekstet dhe autorin që po zhvillohen në Milano, sjellim për lexuesit e “Nyjes” një përmbledhje të intervistës së filozofit Rocco Ronchi në lidhje me librin e tij teorik “Brecht: Introduzione alla filosofia”, publikuar në vitin 2013. Intervista e filozofit është përkthyer nga …

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.