Nuk është çështja nëse zgjedhjet u vodhën. Sot kemi të bëjmë me një sistem ku zgjedhjet kontrollohen nga partia në pushtet – Partia Socialiste. Ajo deklaron se është modernizuar, ndaj dhe fiton. Në fakt, është modernizuar për të vjedhur më mirë dhe, akoma më tepër, për të kontrolluar votën në mënyrë të paligjshme dhe jashtë kornizave institucionale. Kemi të bëjmë me një sistem tashmë të njohur dhe të përshtatur – një model i sofistikuar i manipulimit elektoral. Forma më e njohur është ajo e Putinit; forma të tjera hibride të këtij modeli hasen brenda dhe jashtë Bashkimit Europian...
Në vitet ’80, disa studiues filluan ta emërtojnë fazën e kapitalizmit që po merrte hov në Perëndim falë politikave neoliberale si “kapitalizëm i çorganizuar”. Ky lloj i kapitalizmit shoqërohej me: zhbërjen e marrëveshjeve ndërkombëtare për stabilizimin e flukseve financiare dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të reja për tregtinë e lirë dhe heqjen e barrierave tarifore, çmontimin e rolit të shtetit në kontrollin e kapitaleve dhe orientimin e tyre, çmontimin e të drejtave dhe organizimit të punëtorëve në vendin e punës, dhe çmontimin e një sërë mekanizmash për mbrojtje sociale. Dëshira mbizotëruese ishte ajo për liri individuale sipërmarrëse pa shtrëngesa dhe orientime shtetërore, liri kjo deri në çorganizim...
Pavjo Gjini | 15.04.2019 | nyje.al Foto e shkrepur gjatë marshimit nga Selma në Montgomeri, 1965 (Spider Martin nga ekspozita “Selma March 1965”) Martin Luther King Jr. ishte akademik, pastor baptist dhe aktivist i shquar i lëvizjes për të drejtat civile në Amerikën e viteve ’60, deri në momentin kur vritet më 4 prill të 1968-s.Letra e mëposhtme u shkrua më 16 prill të vitit 1963, ndërkohë që Kingu qëndronte në burgun e Birmingamit i arrestuar ndër të tjerë më …
nyje.al | 21.03.2019 Sot, më 21 mars, në ditën ndërkombëtare të poezië, risjellim ndërmend poezinë “T’isha një lule” nga Musine Kokalari. T’isha një lule- lule are, e vogël dhe me erë.Të çelnja në pranverëDhe në vjeshtë të vishkesha në vetminë time.T’isha një lule vjollce në mes të ferrave.Të qëndroja e fshehur, e pa dukurDhe një ditë të zbulohesha prej duarve tëdy të rinjëve. Prej frike,Të larguar prej njerzisë do t’më këputnin,Do t’u dhurohesha te njëri-tjetriPër shenjë kujtimi. Kjo është poezia …
20.03.2019 | nyje.al Simone Weil, një filozofe e rëndësishme e shek. XX dhe aktiviste politike ka përjetuar ekzilin, luftën, shfrytëzimin e proletariatit dhe vetmohimin, deri sa vdes në moshën 34-vjeçare. Ajo vjen për herë të parë në shqip me “Rëndesa dhe Hiri” (Pika pa sipërfaqe, 2019) përkthyer nga Blerta Hyska, e cila bëri një prezantim në hapësirën e grupit ATA. Pyetje: Fillimisht duam të dimë se cilat janë elementet biografike në jetën e Weilit që ju kanë lënë mbresë përgjatë …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















