Grupi Ata në Kamëz: Shumë gra i kemi humbur. Por, kemi edhe shumë gra për të ruajtur

nyje.al | 03.02.2023

E mërkura tronditi qytetin e Kamzës edhe gjithë Shqipërinë me ngjarjen makabre që solli humbjen e jetëve të tre grave. Mevlute Hysa, Hasime Dafku, Etleva Kurti u vranë më 1 mars në Kamëz nga Dan Hutra, i dënuar për dhunë në familje, vrasje, pengmarrje dhe grabitje. Ai u la i lirë më 16 shkurt pas tetë muajsh i arrestuar për dhunën e ushtruar ndaj Elena Hysës, ish-bashkëjetuesja e tij që mbeti e plagosur në sulmin e të mërkurës.

Për aktivistet/ët e Grupit Ata në Kamëz, ky akt i radhës i femicidit ka sjellë zi e vaj në qytet. Ata shpalosën ditën e djeshme një banderolë me mbishkrimin “Kamza në zi për gratë”. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale gjithashtu përcollën reagimin e tyre mbi këtë terror dhe akuzuan shtetin me instituticionet e tij si monopol të dhunës dhe kontrollit. 

Po dje një protestë u organizua në kryeqytet, përballë Ministrisë së Drejtësisë, nga shoqëria civile. Dhjetëra aktiviste/ë dhe banore/ë të Tiranës gjithashtu akuzuan këtë institucion dhe shtetin për situatën në të cilën ndodhet shoqëria sot. Në të njëjtën kohë bënë thirrje dhe për forcë e revoltë të grave. 

“O gra, lulet e 14-Shkurtit,  Shën Valentinit dhe 8 – Marsit po na i kthejnë në lule morti. O gra po na vrasin.”

Liri Kuçi – Aktiviste, Kolektivi Feminist në Shqipëri.

  • Post comments:0 Komente

Lini një përgjigje