Marrëdhënia midis identifikimit imagjinar dhe simbolik – midis egos ideale (Idealich) dhe idealit të egos (Ich-Ideal) – është, duke përdorur dallimin e bërë nga Jacques-Alain Miller (në Seminarin e tij të pabotuar), ajo mes identifikimit të “themeluar” dhe identifikimit “themelues”: për ta thënë thjesht, identifikimi imagjinar është identifikimi me imazhin në të cilin dukemi të pëlqyeshëm për veten, me imazhin që përfaqëson “atë që do të donim të ishim”, ndërsa identifikimi simbolik është identifikimi me vetë vendin nga ku po na vrojtojnë, nga ku ne shikojmë veten që të dukemi të pëlqyeshëm për veten, të denjë për dashuri. Ideja jonë mbizotëruese dhe spontane e identifikimit është ajo e imitimit të modeleve, idealeve, krijuesve të imazhit: zakonisht vihet re (nga perspektiva “e pjekur” përçmuese) se si të rinjtë identifikohen me heronjtë popullorë, këngëtarët pop, yjet e filmit, sportistët... Kjo ide spontane është dy herë gabim. Së pari, veçoria, tipari mbi bazën e të cilit ne identifikohemi me dikë, zakonisht është i fshehur – nuk është medoemos një tipar magjepsës a tërheqës.
Nëse mbajmë qëndrimin se point de capiton është një “pikë nyje”, një lloj nyjëtimi kuptimesh, kjo nuk nënkupton se ajo është thjesht fjala më “e pasur”, fjala ku është kondensuar e gjithë pasuria e kuptimit të fushës që ajo “kopsit”: point de capiton është më tepër ajo fjalë e cila, si një fjalë, në nivelin e shenjuesit vetë, unifikon një fushë të dhënë, themelon identitetin e saj: është, si të thuash, fjala të cilës vetë “gjërat” i referohen për të njohur veten e tyre në unitetin e tyre. Le të marrim rastin e reklamës së famshme për Marlboron: fotografia e kaubojsit të bronztë, lëndinat e gjera të kullotave dhe kështu me radhë – të gjitha këto “konotojnë”, sigurisht, i japin një ngjyrim, imazh të caktuar Amerikës (toka e njerëzve të fortë dhe të ndershëm, e horizonteve të pafundme...); por efekti i “kopsitjes” ndodh vetëm kur zë vend një përmbysje e caktuar; gjë që nuk ndodh derisa “amerikanët realë” nisin të identifikohen (në vetëpërjetimin e tyre ideologjik) me imazhin e krijuar nga reklama e Marlboros – kur Amerika vetë të përjetohet si “vendi Marlboro”.
Lajme flash| 23.12.2019 | nyje.al
nyje.al | Lajme Flash | 09.12.2019
Diana Malaj | nyje.al | 29.11.2019 Kanë kaluar tashmë më shumë se 48 orë nga goditjet e tërmetit të 26 nëntorit, i cili shënoi dhe numrin më të madh të viktimave në dekadat e fundit. Ky tërmet me magnitudë 6.4 Rihter, me epiqendër në detin Adriatik, 10 km në veriperëndim të Durrësit, deri tani ka shkaktuar 49 viktima dhe mbi 750 të lënduar[1], kryesisht në zonën e qytetit të Durrësit dhe lokalitetit të Thumanës, pjesë e qarkut të Krujës. Banorët …
Nebi Bardhoshi |08.04.2020 |nyje.al Shënime etnografike për Ditën Ndërkombëtare të Romëve ParantezëNë kohën e Partisë së Punës, romët vinin herë pas herë në lagjen ku jam rritur. Nuk e di pse, por dukej sikur ndryshonin stinët kur vinin Romët, ose romët vërtet vinin kur stinët ndryshonin. Më shumë vinin në vjeshtë. Vinin gra, burra, fëmijë bashkë. Gratë ishin të veshura me rroba me shumë ngjyra, por veç rrobave me shumë ngjyra shisnin dhe shumë shami me ngjyra. Ato shami i …
nyje.al | poezi | 02.04.2020 2 prill 2020. Ndodhemi në Kamëz. Vendi është në shtetrrethim, të përjashtuar janë vetëm punëtorët, që lirinë e kanë për dënim. Ne të tjerëve s’na lejohet të lëvizim. Në këtë pezullti, ku katër muret e shtëpisë sa vijnë e na rrijnë edhe më ngusht, na u kujtua ditëlindja e poetes Luljeta Lleshanaku, poezitë e së cilës na e rikuptimësojnë boshin përreth dhe mes nesh, si hapësira negative. Për hir të asaj që është, dhe asaj …
Flogert Myrto | nyje.al | 01.04.2020 Udhëtim në të shkuarënNën këtë titull “Udhëtim në të shkuarën”, po botojmë një cikël shkrimesh dhe bisedash nga disa të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë që aspirojnë të bëhen gazetarë. Janë realizuar me prindërit, gjyshërit dhe të afërmit e tyre me qëllim njohjen e jetës në rreth të ngushtë familjar po edhe njohjen e jetës shoqërore përgjatë shekullit të kaluar. Si jetonin apo mbijetonin njerëzit tanë; si dashuroheshin apo detyroheshin të zgjidhnin …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















