DSCF9611

Një grup aktivistësh për të drejtat e emigrantëve zhvilluan të shtunën një aksion homazh pranë kampit të emigrantëve në Gjadër, në nderim të Hamid Badoui, një i ri nga Maroku, i cili disa ditë më parë kreu vetëvrasje në një kamp në Torino të Italisë. Hamid kishte kaluar rreth pesë javë në Shqipëri, në kampin e Gjadrit, ku ishte transferuar si pjesë e marrëveshjes për menaxhimin e azilkërkuesve midis qeverive shqiptare dhe italiane...

Kjo është bota e Trump-it dhe ne thjesht po jetojmë në të. Pyetja e vetme është se si ndjehemi për këtë. Franklin D. Roosevelt mbajti fjalimin e tij të famshëm, “E vetmja gjë për të pasur frikë është vetë frika”, për të adresuar shqetësimet rreth reformave të tij të New Deal-it, të cilat në atë kohë ishin hapa të paprecedentë dhe për këtë arsye me të drejtë frikësuese. Mesazhi i administratës së dytë të Trump – e cila në shumë aspekte është në fakt administrata e tij e parë – është i njëjtë: kërcënimi nuk vjen nga masat që ai po ndërmerr, por nga përhapja e frikës për to...

Diana Malaj | nyje.al | 29.11.2019 Kanë kaluar tashmë më shumë se 48 orë nga goditjet e tërmetit të 26 nëntorit, i cili shënoi dhe numrin më të madh të viktimave në dekadat e fundit. Ky tërmet me magnitudë 6.4 Rihter, me epiqendër në detin Adriatik, 10 km në veriperëndim të Durrësit, deri tani ka shkaktuar 49 viktima dhe mbi 750 të lënduar[1], kryesisht në zonën e qytetit të Durrësit dhe lokalitetit të Thumanës, pjesë e qarkut të Krujës. Banorët …

nyje.al | 06.10.2019 Zona e quajtur “Plepat e Brukës” ndodhet në Laknas, mes për mes të cilës kalon lumi i Tiranës me të gjitha papastërtitë e tij. Pavarsisht emërtimit kadastral të saj, banorët e konsiderojnë si zonën e vetme pyjore të Laknasit, kjo për shkak se pas rënies së regjimit diktatorial e deri më sot komuniteti përreth ka kultivuar dhe ka mbjellë në të pemë decorative dhe frutore. Arsyet e mirëmbajtjes janë të shumta sipas atyre: për konsum të banorëve …

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

topi

A. V | 02.03.2020 | nyje.al  Fotografi nga Arben Vata Frynte një erë shumë e fortë natën e kaluar. Pati edhe rrebesh shiu. Gjithmonë më ka pëlqyer zhurma që krijon era kur përplaset me xhamat e dritares në shtëpinë e vjetër. Sikur xhelozohej për ngrohtësinë dhe rehatinë që kisha unë, i ulur në divan, afër sobës me dru.Kjo nuk zgjati shumë dhe m’u desh që të dilja nga shtëpia për të shkuar në punë. Duke kujtuar që natën e kaluar …

Anxhela Sulkja | 25.02.2020 | nyje.al Udhëtim në të shkuarënNën këtë titull “Udhëtim në të shkuarën”, po botojmë një cikël shkrimesh dhe bisedash nga disa të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë që aspirojnë të bëhen gazetarë. Janë realizuar me prindërit, gjyshërit dhe të afërmit e tyre me qëllim njohjen e jetës në rreth të ngushtë familjar po edhe njohjen e jetës shoqërore përgjatë shekullit të kaluar. Si jetonin apo mbijetonin njerëzit tanë; si dashuroheshin apo detyroheshin të zgjidhnin …

Emanuela Godini | 11.02.2020 | nyje.al Udhëtim në të shkuarënNën këtë titull “Udhëtim në të shkuarën”, po botojmë një cikël shkrimesh dhe bisedash nga disa të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë që aspirojnë të bëhen gazetarë. Janë realizuar me prindërit, gjyshërit dhe të afërmit e tyre me qëllim njohjen e jetës në rreth të ngushtë familjar po edhe njohjen e jetës shoqërore përgjatë shekullit të kaluar. Si jetonin apo mbijetonin njerëzit tanë; si dashuroheshin apo detyroheshin të zgjidhnin …

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.