Në Shqipëri, politika e fadromës nuk është një praktikë e jashtëzakonshme, por pjesë përbërëse e një regjimi periodik hapësinor që fshin me pseudo-legjitimitet forma organike të lidhjes me territorin. Prishjet e bizneseve të vogla, dëbimet e banorëve përmes politikave zhvillimore, privatizimi dhe shfrytëzimi i burimeve ujore; të gjitha këto nuk janë thjesht akte teknike, por përshfaqje të fuqizimit dhe legjitimimit të atyre që studiuesja e sociologjisë dhe ekonomisë së globalizmit Saskia Sassen i quan formacione grabitqare (predatory formations). Këto formacione operojnë si një aleancë ndërmjet kapitalit financiar, shtetit dhe sistemit ligjor. Ato veprojnë nga brenda institucioneve për të përvetësuar toka, pasuri, e të drejta komunitare. Dhuna është arbitrarisht e mbështetur nga ligji, e ajo, sipas Sassen, prodhon dëbime (expulsions), jo vetëm fizike, por edhe simbolike, duke fshirë nga hapësira lidhjet territoriale dhe kujdesin për vendin, të afërmin e mikun...
Shfaqja e shtetit me fadroma, apo shkrirja e imazhit të tij me fadromën që vjen për të shembur shtëpinë apo biznesin privat të dikujt, është bërë një nga shprehjet më të zakonshme të dekadës së fundit të qeverisjes. Përballë fadromës së shoqëruar me polici, banorët përpiqen të argumentojnë. U duhet të thonë se janë pro ligjit, sepse janë paraqitur si antiligjorë; u duhet të dëshmojnë se ndërtimet janë bërë me djersë, sepse janë akuzuar për fitime të pandershme; u duhet të tregojnë “kulturë”, sepse janë akuzuar si të pakulturuar apo të prapambetur...
nyje.al | 24.06.2020 Një ndër përshtypjet e vjelura nga vizitorë-kalimtarë të Kamzës para disa vitesh- që e sheh vendin e tjetrit me qartësinë e shkimit nga jashtë– rrugëve të Zall-Mnerit, ishte habia që asnjë rrugë në qytet nuk është rrugë qorre, dhe në fundin e asnjërës prej tyre nuk të del përballë një pallat apo një shtëpi që të ndërpret kalimin e të bën të kthehesh mbrapsht për tjetër dalje. Secili shteg në Kamëz e ka një rrugëdalje, që të …
Maturantët janë mbledhur edhe sot para Ministrisë së Arsimit për plotësimin e kërkesave që parashtruan në peticionin që dorëzuan ditën e djeshme. Protestat e gjimnazistëve lindën pas provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë i cili sipas maturantëve ishte i paqartë dhe i pasaktë. Në peticion, ata i kërkojnë ministrisë ndryshim të skemës së vlerësimit, hartim të provimeve sipas modelit të parashtruar, publikim i çelësit të provimit brenda dy orëve të përfundimit, raport 60%/40% mes notës së lëndës në shkollë dhe …
Mariana Syla | 18.04.2020 | nyje.al Zv.Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në përditësimin e situatës nga Covid-19 bën me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 231 të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar pozitive 9 raste me virusin Covid- 19, duke e çuar në 548 numrin total të të infektuarve. Në raport me numrin e përgjithshëm të testimeve që prej nisjes së betejës vetëm 10 % e të gjithë të testuarve kanë dalë pozitiv. Vetëm 220 persona …
A.V | 18.06.2020 | nyje.al Edhe tani më skuqen faqet, por sot mendoj që kam më shumë kontroll mbi to. Ky ka qenë dhe momenti kur fillova të besoj që njeriu me kalimin e viteve “rritet”. Por për këtë më ka ndihmuar më shumë një mësues i jashtëm që erdhi një ditë të acartë dimri te shkolla jonë dhe po pyeste të gjithë nxënësit, me pyetje që nuk ngjanin aspak me njëra-tjetrën, jo të njëjtat pyetje siç bënin mësuesit e …
16.06.2020 | nyje.al Ky qershor shënon 155 vjetorin e vdekjes së poetit William Butler Yeats. Ai është konsideruar si poeti më i madh i shekullit XX. Përpos krijimtarisë së tij poetike, ai ishte dramaturg e themelues i Teatrit Abbey ( Teatri Kombëtar i Irlandës), aktivist kulturor dhe i angazhuar në jetën politike të vendit, folklorist, mitolog e studiues i misticizmit oriental dhe atij perëndimor. Prej ritmit, ndryshimeve metrike, rimave të brendshme dhe intensitetit lirik poezia e tij dukshëm dallohej që …
nyje.al |01.06.2020 | Faqja zyrtare e aktivistëve për Mbrojtjen e Parkut Kombëtar Zall-Gjoçaj ka publikuar sot reportazhin e shkurtër për dëmtimet që po i shkaktohen zonës së mbrojtur të Zall-Gjoçajt nga ndërtimi i hec-eve Sekë dhe Zais nga firma koncensionare “Seka Hydropower”. Përballë natyrës së pashoqe të Parkut, vlerave të tij unike të bio-diversitetit dhe domosdoshmërisë së burimeve ujore për jetesën e banorëve dhe qënieve të tjera të gjalla i kundërvihen imazhet e fadromave gërryese të cilat po shkaktojnë dëme …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















